Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi përgatitja për zgjedhjet presidenciale

БНР Новини
Foto: BGNES

Deri në zgjedhjet presidenciale gjatë muajit tetor ka shumë kohë, por tashmë dëgjohen deklarata politike në këtë drejtim. Para rreth dhjetë ditësh lideri i partisë në pushtet GERB dhe Kryeministër i vendit Bojko Borisov tha se as ai, as zëvendësi i tij në parti Cvetan Cvetanov do të kandidojnë për president të shtetit.

Para disa ditësh në një takim kombëtar të GERB-it Borisov përsëri e preku temën duke bërë pyetjen a ka arsye që partia të ngrejë kandidaturë presidenciale, pasi para pak kohe Presidenti i tanishëm Rosen Plevneliev shprehu mospëlqimin e vet ndaj fjalëve të Borisovit se ka plan për destabilizimin e Ballkanit. Nga fjalët e Borisovit u nënkuptua se GERB nuk do ta përkrahë kandidaturën e Presidentit Rosen Plevneliev për mandat të dytë dhe ndoshta këtë herë kandidati, që do të përkrahë, do të jetë jashtë partisë. Mirëpo, disa orë pas deklaratës së radhës së Borisovit zëvendësi i tij Cvetanov tha se prapëseprapë GERB do të ketë kandidat të vet për zgjedhjet presidenciale. Deklaratat e dy figurave më të shquara në partinë në pushtet GERB tregojnë se tema tashmë është aktuale, por vendimi pritet jo më herët se qershori. Deri atëherë vetëm do të përgatitet terreni.

Përgatitje të terrenit ka edhe në koalicionin e djathtë “Blloku i Reformatorëve”, që është partner i GERB-it në koalicion. Meglena Kuneva, kryetare e “Lëvizjes Bullgaria për Qytetarët”, lëvizje kjo që bën pjesë në Bllok, shpalli se reformatorët do të kërkojnë një kandidat unik për president dhe lançoi bashkëkryetarin e grupit parlamentar të “Bllokut të Reformatorëve” Najden Zelenogorski si një kandidat i mundshëm për president. Mirëpo, ngritja e një kandidature unike të reformatorëve do të jetë një detyrë e vështirë, duke pasur parasysh faktin se që prej shumë kohe një prej formacioneve të tij “Demokratët për Bullgarinë e Fortë” është anëtar i Bllokut dhe në të njëjtën kohë është opozitë. Reformatorët mendojnë se shpallja e kandidaturës së tyre unike mund të pritet në fund të verës dhe kandidati nuk duhet të jetë lider partiak.

Papritmas të dielën e kaluar lideri i partisë ABV Georgi Përvanov, ish lider i Partisë Socialiste Bullgare dhe ish President i Bullgarisë, deklaroi në kongresin e formacionit nacionalist VMRO se ka ardhur koha e bashkimit të forcave patriotike në vend dhe bëri thirrje për shpalljen e një kandidati unik për president, i cili të përkrahë idetë e “nacionalizmit dhe patriotizmit autentik, iluminist dhe modern”. Gjatë muajit janar Përvanov tha se ABV-ja do të jetë një alternativë kategorike e politikës, që zhvillohet nga Presidenti i tanishëm, dhe është duke u përgatitur për konsultime të gjera për një kandidaturë të konsensusit. Sipas Përvanovit nuk do të jetë mirë në qoftë se në zgjedhjet e ardhshme për president përsëri ka matje të fuqive midis të majtave dhe të djathtave dhe nga kjo mund të bëhet konkluzioni se ai ka parasysh një kandidaturë të konsensusit midis forcave politike të qendrës. Mirëpo, situata në qendër sot është shumë e ndërlikuar, duke pasur parasysh ndarjen e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë dhe themelimin e partisë së re DOST (Demokratët për Përgjegjësi, Liri dhe Tolerancë), ku bëjnë pjesë kryesisht disidentë të saj. Që prej shumë kohe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë luante rolin e balancierit midis të majtave dhe të djathtave dhe në fund anohej nga njëra prej të dyja anëve. Tani është e mundur që kjo të mos ndodhë, sepse ka të ngjarë që vota e partisë DOST, e cila ndoshta kontrollon një të katërtën e elektoratit të deritanishëm të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, ta zërë një pozitë të ndryshme nga ajo e Lëvizjes.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të zhvillohen në një situatë, ku janë të ndara e majta, e djathta dhe qendra. Ende ka shumë kohë deri në zgjedhjet për president, por që tani shihet se kjo do të jetë një garë e vështirë dhe interesante.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD
Bojko Borisov dhe Rosen Zheljazkov

Një kabinet i mundshëm i GERB-it do të vendosë 3 prioritete

Qëllimi i parë dhe më i rëndësishëm është miratimi i një buxheti. Synimi i dytë është Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Eurozona është një çështje politike dhe nëse ka një qeveri, ne mund ta lëvizim atë. Pas kësaj, ne mund të shkojmë me..

botuar më 24-07-01 11.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD