Programi, të cilin do ta interpretojë Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare më 21 prill në studion numër 1, është me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të njohur dhe të dashur nga vendet fqinje. Më shumë për projektin dhe për emrat, të cilat i prezanton, mësojmë nga dirigjenti i grupit Dimitër Hristov.
Presim publikun tone që është vazhdimisht me orkestrën gjatë disa stinëve të fundit. Publiku, i cili e di se në Studion numër 1 gjithmonë do të dëgjojë një muzikë me cilësi, të përmbushur me përmbajtje. Për gëzimin tim, ky publik bëhet gjithnjë e më i ri. E di se do të vijnë dhe shokë nga Shkupi, mbase dhe nga Serbia – Beogradi, Krushevac... Shumë njerëz do ta ndjekin ngjarjen dhe në sajë të transmetimit direkt në Radio Binar – pranë Radios Kombëtare Bullgare. Vërejtjet e mia janë se koncertet e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare shkaktojnë interesin e adhuruesve të muzikës tradicionale jo vetëm nga Ballkani, por dhe nga shumë vende evropiane, dhe po kështu dhe nga Peruja dhe nga vende të tjera.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
*Incizimet janë bërë gjatë koncertit “Ritmi i Ballkanit” gjatë vitit 2015
"Fyelli është një instrument që ka tingëlluar gjithmonë rreth meje që nga fëmijëria. Mbaj mend mbledhjet familjare në Stara Zagora çdo të shtunë, në ditë me raste dhe në ditë pa raste, dhe atëherë gjithmonë këndohej" - ja çfarë na tregon Dimitër..
Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..
Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..