Më 28 maj, kur herën e radhës do të përulemi para viktimave të komunizmit në praninë e presidentit, në Belene do të hidhen themelet e Memorialit të Viktimave të shekullit XX. Me krijimin e Parkut Përkujtimor qyteti do të kthehet në një vend të kujtesës, që të mos harrojmë kurrë viktimat e pafajshme, të dënuara në robëri dhe vdekje në kampet e përqendrimit.
Bullgaria është shteti i vetëm evropian, i cili nuk ka memorial i kushtuar viktimave të regjimit komunist. Që të korrigjojë kjo padrejtësi, prifti në Belene Paolo Kortezi themeloi një fondacion dhe nis grumbullimin e mjeteve. Ideja e tij është, që kampi i dikurshëm të përqendrimit të krijuar në vitin 1949 me vendim të Këshillit të Ministrave të kthehet në një Park Memorial. Mungesën e dëshirës në shoqërinë bullgare të shikojë paanës së kaluarës, ai e shpjegoi me shkaqe psikologjike, ashtu:
“Kjo është një plagë e madhe në zemrën e popullit bullgar, sepse bullgarë e vritnin bullgarë. Këtu po flasim për diçka që ndodh në familjen e bullgarëve. Kjo dallohet nga robëria turke, sepse nuk flasim për të huaj. Është fakt, se kjo është një traumë dhe shumë njerëz nuk dëshirojnë të kthehen te kjo faqe të historisë. Ata preferojnë të harrojnë, sepse është shumë e vështirë të kuptohet, se si ndonjë anëtar i një familjeje e vrau vëllain ose motrën. Mirëpo, kur ka ndonjë plagë, ajo duhet të shihet, të pastrohet dhe të shërohet. Në radhë të parë duhet të njihemi me të vërtetën, me faktet dhe pas kësaj të mjekojmë. Konflikti, i cili për 45 vjet la shumë viktima, do të përballohet vetëm nëpërmjet pajtimit, atëherë kur xhelatët pranojnë, se kanë bërë gabim, se kanë bërë krime, ndërsa viktimat do t’u shfajësojnë atyre. Qëllimi i kujtesës është të arrihet pajtimi. Dhe vetëm kur plaga shërohet, vetëm atëherë do të jemi në gjendje të ecëm përpara. Në se nuk do të bëjmë asgjë, do të vazhdojmë të sëmuremi.”
Mezi dhjetëvjeçar Paolo Korteze vendosi t’i dedikohet fesë dhe nisi mësimet në Seminar. Në Belene mbërriti para nja pesë vitesh. Ai zbuloi ndonjë shenje hyjnore në këtë, se duhet të shërbente në qytetin e vëllait të tij pasionist – të lumturuarit Evgenij Bosillkov. Tashmë disa vite prifti shoqëron grupe bullgare dhe italiane, që të përulen në ato “vende të lagura me lotët dhe gjakun e njerëzve të pafajshëm. Dhe kur ne i respektojmë, bëhemi më të mirë”, është i bindur prifti. Ai shpjegon:
“Nuk mund të kuptojmë historinë e Bullgarisë, pa të hyjmë në kontekstin, në epokën e regjimeve komuniste në Evropë. Pak dihet, se në periudhën e viteve 1942 – 1944 në Belene kishte një kamp i përqendrimit për hebrenj dhe komunistë. Kjo ishte gjatë qeverisjes së kabinetit Bogdan Fillov. Pas kësaj u bë vend i vuajtjeve të antikomunistëve. Ky kamp ka shumë gjëra të përbashkëta me kampe të ngjashme në Rumani, Hungari, Poloni, Gjermani, Itali, Spanjë. Prandaj në Belene respektojmë viktimat e Bullgarisë bashkë me viktimat evropianë të shekullit të XX.”
Krishti ka thënë: “E vërteta do t’ju bëjë të lirë”.Sipas priftit Paolo Kortezi nuk duhet të kemi frikë nga e vërteta për të kaluarën komuniste, pjesë e së cilës janë personat, emrat dhe historia e viktimave. Prifti katolik është me shpresë, se ato viktima nuk do të shfrytëzohen si armë politike. Dhe diçka tjetër, në librat shkollore të historisë duhet t’u kushtohet vend viktimave të shekullit të 20-të, ndër të cilët ka shumë priftërinj ortodoks, katolikë dhe protestantë. Sipas priftit hapat drejt pajtimit janë shumë. Prifti Kortezi shpjegon:
“Doemos njeri prej tyre është që Bullgaria të ndërtojë një Park memorial dhe një muze të atyre kundër të cilëve ushtroheshin reprezalje. Krahas kësaj është mirë, që historia e shekullit të XX të hyjë në librat shkollorë, që të edukohet brezi i ri në frymën e së vërtetës për regjimet totalitare si fashizmi,nazizmi, komunizmi. Është e domosdoshme të përhapet letërsi, filma dokumentarë, teatrot të angazhohen me ato tema, sepse kujtesa kulturore gjithashtu ka rëndësi.”
Prifti Paolo Kortezi është i bindur, se vitin e ardhshëm Parku Memorial do të inaugurohet. Dhe kjo nuk mund të jetë ndryshe, pasi nisma e ka bekimin e të lumturuarit Evgeni Bosillkov. “Ai na mëson të pajtohemi.Ai nuk ka thënë kurrë ndonjë fjalë të keqe kundër pushtetit. Ai jetonte dhe vdiste si Jisu Krishti – vetëm me dashuri”, rrëfen prifti Kortezi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..