Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Birra shtëpiake – jo vetëm dridhmë, por dhe një hap drejt një zanati të ri

БНР Новини
Foto: organizatorët

Dekorata e madhe nga Konkursi i katërt ndërkombëtar për pije shtëpiake sivjet i qe dhënë Mihaill Ferkos nga Sllovakia, i cili e mahniti jurinë prej degustatorëve me birrën e vet të errët dhe me një përqindje të lartë të alkoolit Ajsbok. Pija u dallua me një shije të pasur të maltit, ëmbëlsi e cila në fillim e ledhaton qiellzën, le një ngjyrim pak hidhërues pas gëlltitjes dhe një aromë frutash e cila të shtyn. Vetëm me një zë më pak u nda nga fitorja po kështu “TBD” (To be discovered) “pije me një potencial të madh për zhvillim”, siç e përcaktuan një pjesë nga degustuesit. Kategoritë në cilat garuan prodhuesit në kushte shtëpiake qenë: Birra Belge e grurit (Wit), birra të forta për kampingje (Bock), birrë e tymosur (Rauch), amerikane IPA dhe birra eksperimentale.

Снимка
Derisa degustatorët mundoheshin të arrijnë pajtim, se cilat nga birrat pjesëmarrëse afro 90 lloje është “Grand kampion”, adhuruesit kishin një pasdite mjaft më të mirë dhe më çlodhëse. Afro 400 litra pije shtëpiake dhe kraft i pritën vizituesit në klubin e kryeqytetit “Terminal 1”, kurse pija derdhej dhe secili mund të pinte sa i do shpirti.

Снимка
Kryetari i Asociacionit të Prodhuesve të Birrës në Kushte Shtëpiake Temellko Pampov tregoi përpara Radio Bullgarisë më shumë për konkursin dhe për krijimin e birrës në kushte shtëpiake:

“Që të gjitha birrat të cilat u prezantuan qenë në një nivel mjaft të lartë. Finalistët qenë vlerësuar nga një juri kompetente, e cila përfshin Ljudmill Fotev, Svilen Kirillovski, Jordan Çenkov, Peter Bognar e të tjerë. Me një mundim shumë të madh zgjodhën “Grand kampionin”. Që të 5 kandidatët kishin të gjitha cilësitë që të jenë fitues. Në treg vështirë gjenden birra me një alkool kaq të lartë. Prodhuesi i birrës e cila e ka hobi prodhimin bën çdo gjë vet, përfshi dhe pajisjen. Pasi të bëhet birra dhe pasi ajo është e provuar nga shokët, ajo gjithmonë është temë për bisedime dhe shpesh ndizen dhe njerëz të tjerë.”

Снимка

Pavarësisht dhe pak e trullosur nga atmosfera e këndshme në klub dhe pasi kisha pirë 4 kriklla me birrë, kësaj radhe ejll anglez, nuk kishte sesi të mos vërej kompaninë më të zhurmët dhe të buzëqeshur prej njerëzve – Shoqëria e Koleksionuesve të Artikujve të Birrës në Bullgari.

Koordinatori i tyre Ognjan Asparuhov ndau mendimin e tij për ngjarjen, kurse pas kësaj tregoi për koleksionin e vet.

“Është mirë se çdo vit po shtohen pjesëmarrësit, rrjedhimisht po shtohet dhe numri i llojeve të ndryshme të birrës, kurse kjo është një pasurim të kulturës së birrës të bullgarit. Më tepër më pëlqeu stauti (stokut) i tymosur. Unë koleksionoj kartonët që i vihen kupave të birrës nga poshtë – mbi 12 mijë prej shteteve të ndryshme. Kolegët e mi mbledhin kapakë, etiketa, gota, butile, hapëse e turli farë gjërash të tjera. Por ajo e cila na bashkon është birra. Birra e mirë shkon shumë mirë me një kompani shumë të mirë. Shpresoj se, një pjesë të birrave të cilat i provova sot, së shpejti do të mund t’i blejë nga dyqani.” Gjë e cila tanimë është fakt për fituesit në konkurset e mëparshme, të cilët hapën prodhuese të vogla për prodhim të birrës dhe i gëzojnë fansat e vet nga Varna deri në Gorna banja.

Снимка
Fytyrat e fansave të njohur të birrës të cilët marrin pjesë në ngjarje të ngjashme qenë krahas me fizionomitë e fansave fillestar. Radha e njerëzve qe mjaft e gjatë dhe pavarësisht nga kjo nuk kishte asnjë vështrim të zemëruar. Forca e birrës qe e dukshme – ajo krijon ngrohtësi dhe emocione pozitive.

Prodhuesi fillestar i birrës Vasko tregoi me një buzëqeshje: “Erdha në konkurs me qëllime amatore dhe profesionale. Ideja është të fitojë dije fillestare bazë këtu dhe ti fus në nismën time. Në fillim kjo për mua qe vetëm një hobi. Prindërit e mi qenë kundra, sepse përdorja tenxheret e shtëpisë. Gjatë provave të para kishte dhe pak mossuksese. Tanimë merrem në mënyrë më profesionale dhe po ndërtoj një instalim për prodhim të birrës, që të mund të prodhoj një produkt me një cilësi më të lartë. Nuk ka asgjë më të mirë nga birra e ndarë me shokët dhe njohjen e tyre.”

Prodhimi shtëpiak fiton gjithnjë e më shumë simpatizantë, kurse pjesëmarrësit në konkurs treguan se emocioni, të cilën ua sjell prodhimi personal është marramendës. Me një goditje qe shkatërruar stereotipi për birrën si një pije, e cila gëzon kryesisht auditorin e meshkujve. Një prani nga ana e gjinisë femërore kishte si në juri, ashtu dhe mes prodhuesve të birrës në kushte shtëpie. Fituesit në kategoritë qenë vetëm meshkuj.

Снимка
Konkursi i katërt ndërkombëtar për prodhim të pijes në kushte shtëpiake përfundoi me dekorimin e më të mirëve, me shumë buzëqeshje, duartrokitje, urime për shëndet dhe natyrisht “Gëzuar”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD