Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arrestimet civile – domosdoshmëri apo diçka tjetër

Foto: arkiv

Gjykata në Burgas ripohoi masën për arrest shtëpie, të imponuar para rreth dhjetë ditësh kundër bullgarit Petër Nizamov-Perata, i cili u bë i njohur për një video në Facebook. Në video shihet se si ai, si lider i një reparti patriotik për kapje refugjatësh, bashkë me akoma rreth dhjetë bashkëmendimtarë të tij, kryen një “arrestim civil” të tre afganëve, të cilët kanë kaluar paligjshëm kufirin. Perata thotë se e ka kryer këtë arrestim për shkaqe patriotike, kurse sipas gjykatës – qëllimi i tij nuk ka qenë mbrojtja e kufirit shtetëror. Në komentin e parë me rastin e kësaj ngjarjeje para pak kohe Kryeministri Bojko Borisov lavdëroi spontanisht veprimet e repartit, por në të njëjtën kohë u bëri thirrje pjesëmarrësve për të mos i tejkaluar të drejtat e tyre. Komiteti bullgar i Helsinkit kërkoi që Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme të mos i inkurajojë organizatat nacionaliste, të cilat organizojnë reparte në kufi. Masa “arrestime civile” me të vërtetë ekziston në të drejtën bullgare, por sipas juristëve nuk mund të aplikohet kundër refugjatëve, madje kundër atyre, të cilët e kanë kaluar kufirin paligjshëm.

“Një “arrest i tillë” i një imigranti tjetër skandalizoi shoqërinë bullgare edhe në mes të shkurtit. Edhe atëherë, edhe tani, zbatuesit ishin persona me të kaluar kriminale. Reaksionet e shoqërisë janë të ndryshme dhe lëvizin midis dy polave. Sipas njërit pol kjo është gardë kombëtare, e cila duhet të legalizohet, sipas polit tjetër këta janë sociopatë, të cilët duhet të kontrollohen nga shteti.

“Arrestimi civil” i refugjatëve është një veprim i paligjshëm dhe kjo u sqarua që gjatë rastit në fjalë në shkurt. Tani, dy muaj më vonë, Ministrja e Brendshme Rumjana Bëçvarova i caktoi “arrestimet civile” si “provokacion ndaj shtetit”, që ka qëllim të tregojë se shteti nuk mund të përballojë vetë problemin e presionit të migracionit. Kjo, sipas Bëçvarovës, nuk është kështu, sepse gjatë vitit 2015 ishin regjistruar 30 000 refugjatë, kurse akoma 100 000 të tjerë nuk arritën të kalojnë kufirin, gjë që tregon se “Policia Kufitare” është efektive. Një pjesë e Frontit Patriotik, që është përfaqësuar në Parlament, mendon se Policia Kufitare nuk arrin të garantojë paprekshmërinë e kufirit bullgar. Për këtë shkak ai i përkrah repartet vullnetare dhe u siguron atyre mbrojtje juridike kundër veprimeve të prokurorisë. Mirëpo një pjesë tjetër e Frontit Patriotik, i konsideron këto reparte si “brigada kriminale”. Partia Socialiste Bullgare gjithashtu nuk i miraton arrestimet civile dhe i konsideron si shenjë e gjendjes së keqe të shtetit dhe e mbrojtjes së keqe të rendit publik. Partia e djathtë Demokratët për Bullgarinë e Fortë kërkon që shteti të organizojë një trajnim vullnetar ushtarak të qytetarëve, të cilët duan ta mbrojnë kufirin dhe të veprojnë në emër dhe me urdhër të shtetit, duke marrë përgjegjësinë para ligjit, që të mos ketë në këtë proces vetë-iniciativa.

Pavarësisht se sa flitet për këtë çështje, nuk mund të mos thuhet se në fund të fundit bëhet fjalë për dy raste të zhurmshme skandaloze dhe jo për një problem të madh në mbrojtjen e kufirit. Mbrojtja e kufirit është një detyre e shtetit dhe ai i bën ballë këtë çështjeje dhe nuk ka arsye për t’u menduar se do të pushojë ta kryejë punën e vet tani, kur presioni i migracionit po ulet. Në fakt tani për tani nuk ka domosdoshmëri për reparte vullnetare dhe polemika sa i përket kësaj çështjeje, por ka nevojë për një politikë më  të qartë kombëtare për migracionin, e cila të përkrahet nga sa më shumë qytetarë bullgarë.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD