Përmbajtje, qëndrueshmëri dhe asfare surpriza të këndshme ose të pakëndshme – këtë e tregon analiza e parametrave kryesorë të prognozave të qeverisë. Tatimet as do të rriten, as do të pakësohen, pagat nuk do të shkurtohen ose nuk do të rriten ndjeshëm. Projekte të mëdha të rëndësishme të investimeve nuk parashikohen. Asgjë dramatike. Me gjithë atë disa theksat të rinj ia vlen të përmenden.
Si një prej prioriteteve kryesore të pushtetarëve të tanishëm po përvijohen mbrojtja dhe siguria. Deri tani ky detyrim kryesor i shtetit sikur mbetej nën hije financiare dhe askush nuk bënte asgjë që në praktikë të merren masa konkrete për modernizimin e teknikës luftarake tepër të vjetërsuar të Ushtrisë bullgare. Është e drejtë, se ushtarakët vazhdimisht ankoheshin, NATO-ja këmbëngulte që të riarmatosemi, por politikanët ishin të shurdhër në sfondin e situatës jo shumë shqetësuese ndërkombëtare. Tani më nuk është kështu dhe qeveria e Bojko Borisovit vendosi të bëjë hapin e parë drejt përmirësimit dhe modernizimit të aftësive mbrojtëse të vendit. Para do të jepen për gjuajtës të rinj, makina të blinduara për trupat e këmbësorisë, anije për forcat ushtarako-detare. Premtohet dhe parashikohet që të gjitha llojet e ushtrisë të marrin diçka te re.
Një novitet tjetër i rëndësishëm janë përkujdeset më të mëdha për ndihmën e shpejtë mjekësore. Pasi hapat e parë të reformës shëndetësore lëkundën deri në themele besimin në shëndetësinë bullgare, tani u bë e qartë, se nevojë më të madhe për ndihmë financiare ka ndihma urgjente. Gjithashtu dhe fondi shtetëror i pensioneve në sfondin e plakjes kërcënuese të popullsisë. Por kësaj here paratë nuk do të vijnë nga buxheti, por nga kontributet e rritura për sigurimin e pensionit. Rritja e pensioneve tani për tani nuk parashikohet ose do të jetë aq e vogël, se nuk ia vlen të përmendet. Po kjo vlen edhe për pagën minimale të punës, e cila në praktikë do të pezullohet për tre vjet përpara.
Njeri prej prioriteteve fondamentale të qeveritareve është qëndrueshmëria financiare dhe politika restriktive buxhetorte. Pikërisht këto parime janë përfshirë në kuadrin e ri buxhetor trevjeçar, ku është shënuar si objektiv përfundimtar – ulja e deficitit buxhetor deri në vitin 2019 në shifrën minimale e 0.5%.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..
Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..