Përkthyesit e kryeqytetit tashmë kanë këndin e vet, ku mund të takohen me kolegë, të shkëmbejnë përvojë, të zgjidhin çështje të ndërlikuara profesionale, ose thjeshtë të bisedojnë për letërsi. Kjo është Shtëpia e Letërsisë dhe e Përkthimit, e cila para kohe hapi dyert. Ajo përbën një projekt i fondacionit “Faqja tjetër”. Shpresojmë, se shtëpia, krijimi i së cilës u mirëprit nga përkthyesit, do të plotësojë një boshllëk në jetën e tyre, i cili është fakt brenda 25 viteve të fundit e më shumë.
Synimi i fondacionit është të inkurajojë përkthimin letrar me cilësi, kryesisht midis gjuhëve me statusin e gjuhëve të rralla si gjuhët evropianolindore dhe gjuhën arabe. Kjo vatër u krijua në një shtëpi të ndërtuar në vitet 30-të të shekullit XX. Në të kaluarën ajo i përkiste piktorit të njohur bullgar Nenko Ballkanski. Pronarët e rinj akoma nuk janë të rregulluar ambientin e brendshëm, por atmosfera është plotë entuziazëm. Tashmë hapat e parë u bënë, mësojmë nga drejtoresha e Fondacionit “Faqja Tjetër” Jana Genova.
“Tani pasi Shtëpia e Letërsisë dhe e Përkthimit ka sëllinë e vet, filluam realizimin e programit “Laborator përkthimi”. Ai është i orientuar te përkthyesit bullgarë të letërsisë artistike. Ata mblidhen këtu pothuajse çdo të enjte dhe diskutojnë jo vetëm probleme profesionale. Qëllimi është të konsolidohet bashkësia e përkthyesve.”
Fondacioni tashmë ka një bazë të dhënash për përkthyesit nga bullgarishtja. Megjithëkëtë informacioni rinovohet dhe pasurohet, mësojmë nga Jana Genova. Ajo vazhdon:
“Përkthyesit, të cilët përkthejnë nga gjuha bullgare në ndonjë gjuhë tjetër dhe gjuha amtare e të cilëve nuk është bullgarishtja, janë një grup i cili po zvogëlohet dita ditës. Kjo i detyrohet si mungesës së interesit ndaj katedrave të bullgarishtes në botë, në të cilat po përgatiteshin kuadro të tilla, ashtu edhe mungesës së financimit nga ana e shtetit për promovimin e letërsisë vendore jashtë shtetit. Kohët e fundit ka një gjallërim në këtë drejtim, por mjetet akoma janë pak.”
Ndër iniciativat e Shtëpisë një interes përbën i ashtuquajturi Program rezidencial. Drejt kujt është i orientuar dhe cilat janë kushtet për hyrje në të, e pyetëm zonjën Genova:
“Programi rezidencial” është një nga drejtimet më të preferuara në punën tonë. Kjo për arsye se përkthyesit nga bullgarishtja në gjuhë të huaja bëhen gjithnjë e më pak. Nëpërmjet këtij programi kemi dëshirë t’u japim mundësi përkthyesve me banim jashtë Bullgarisë dhe të cilët kanë interes të përkthejnë nga bullgarishtja, të vizitojnë vendin për një periudhë nga 1 deri në 3 muaj, që të punojnë qet në mjedisin gjuhësor bullgar mbi ndonjë përkthim konkret nga bullgarishtja, të takohen me autorët, në se janë gjallë. Ky grup përkthyesish është me rëndësi të madhe, sepse ata janë ndërmjetësit për përhapjen e letërsisë bullgare në botë.”
Gjatë janarit dhe shkurtit në kuadrin e këtij programi në Shtëpinë e Letërsisë dhe e Përkthimit mik ishte përkthyesja Magdalena Pitlik nga Polonia. Ajo është specialiste e bullgarishtes, e cila mori përsipër detyrën jo të lehtë të përkthejë librin në zë “Kodra”. Për të autori Milen Ruskov u dekorua me Çmimin Evropian të Letërsisë për vitin 2014. Teksti i këtij libri nuk është i lehtë për transferim në ndonjë gjuhë të huaj. Qëndrimi i përkthyesve të huaj është i dobishëm jo vetëm për ata, por edhe për kolegët e tyre bullgarë, sepse miqtë tregojnë çfarë ndodh në këtë fushë në vendet e tyre. Krahas kësaj ata marrin pjesë në seminare me studentët e Universitetit të Sofjes. Një interes të theksuar ndaj programit rezidencial shfaqin përkthyes nga mbarë bota.”
Në programin e Shtëpisë së Letërsisë dhe të Përkthimit nuk janë harruar edhe fëmijët. Për ta parashikohen nisma speciale, qëllimi i të cilave është të tërheqin vëmendjen e tyre mbi letërsinë dhe leximin. Për idetë e tjera hollësi sjell prapë Jana Genova:
“Kemi në plan të rregullojmë një bibliotekë të specializuat. Dëshirojmë, që në të, të grumbullojmë libra të autorëve bullgarë të përkthyer në gjuhë të huaja. Mbledhim të gjitha botimet pas vitit 1989 e këtej. Qëllimi është të grumbullojmë një koleksion të pasur, që të prezantojmë çfarë ka dalë nga shtypi jashtë shtetit nga autorë bullgarë. Drejtimi tjetër në bibliotekën tonë ka të bëjë me historinë dhe teorinë e përkthimit letrar. Biblioteka do të jetë e hapur ditë të caktuara për të gjithë ata, që shfaqin interes.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Shtëpia e Letërsisë dhe e Përkthimit
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..