Ditën e mërkurë, disa ditë para Pashkëve Ortodokse, në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” do të ekzekutohet vepra “Johanes Pasion” (“Pasionet e Joanit”) të Johan Sebastian Bahut.
Interpretimi është i Korit të Përzier dhe Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dragomir Josifov. Edhe të dyja grupet muzikore të radios e përfshijnë veprën për herë të parë në repertorin e tyre.
Sipas historianëve, kompozitori i madh ka krijuar vepra oratoriale mbi katër ungjijtë – të Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Mirëpo sot ruhen vetëm dy prej tyre – “Johanes Pasion” dhe “Mateus Pasion”, Tani për tani nuk është e qartë se kush është autori i “Lukas Pasion”, kurse partitura e “Markus Pasion” nuk është zbuluar. Te ne më shumë ekzekutohet “Mateus Pasion”, madje gjatë disa viteve të fundit u krijua tradita që vepra të interpretohet në vigjilje të Pashkëve, në disa prej ditëve të Javës së Madhe. Organizatorët janë “Shoqëria e Bahut në Bullgari”.
Interpretimi i parë i “Johanes Pasion” është në vitin 1724, më 7 prill – të Premten e Madhe, në kishën “Shën Nikolla” në Lajpcig. Më shumë hollësi mund të mësoni nga Dragomir Josifov:
“Johanes Pasion” është një vepër, që mund të dëgjohet rrallë në Bullgari. Deri para pak kohe mund të thonim të njëjtën gjë edhe për “Mateus Pasion”. Mirëpo, në saje të “Shoqërisë së Bahut në Bullgari”, dirigjenti Josif Gerxhikov dhe muzikantët, të cilët takohen posaçërisht për këtë rast, gjatë disa viteve të fundit patëm mundësi të dëgjojmë këtë vepër të madhe në disa prej ditëve të Javës së Madhe. Në një prej koncerteve, të organizuara nga “Shoqëria e Bahut” u ekzekutua “Johanes Pasion”, por vetëm një herë. Interpretimi i parë i këtij pasioni në Bullgari është gjatë viteve 70 – në skenë kanë pasur shfaqje një kor gjerman dhe Orkestra e Dhomës e qytetit Jamboll. Nuk disponojmë të dhëna për ekzekutimin e veprës në koncerte të tjera pas kësaj. Ky është pasioni i parë në biografinë e Bahut. Kompozitori e ka redaktuar shumë herë. Redaktimi i fundit është gjatë vitit të fundit të jetës së tij. Për mua ekzekutimi i Pasionit është diçka më shumë sesa një angazhim profesional muzikor. Ky për mua është para se gjithash një angazhim personal. Ideja fillestare e Pasionit ka qenë të provokojë dhembshuri. Kështu qe dëgjuesit jo vetëm të kënaqen nga muzika e bukur, por t’i përjetojnë vuajtjet e Krishtit. Çdo ditë pasioni na rikujton për këtë ngjarje dhe kështu ideja transferohet përpara në të ardhmen.”
Në krijimtarinë e madhe të Bahut ka jo pak vepra, që ekzekutohen në mesha. Sipas historianëve kompozitori ka pasur një qëndrim më të ndryshëm ndaj fesë nga bashkëkohorët e tij. Në disa vepra ka përdorur metoda muzikore, karakteristike për muzikën liturgjike katolike.
“Bah i përkiste denominacionit protestant. Siç e dimë, të jesh jashtë kishës në atë kohë konsiderohej si ekstravagancë. Njerëzit kanë lindur, kanë jetuar dhe kanë vdekur në emër të Zotit. Bah kompozonte muzikë sipas traditës së protestantizmit, por ka disa liturgji të kompozuara mbi tekste latine katolike. Jam i bindur se pavarësisht nga postulatet e shumta, ka muzikë të tillë, për të cilën e gjithë kjo nuk ka rëndësi. “Johanes Pasion” është një shembull i kësaj.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..