Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Veshjet tradicionale popullore” mbledh bukurinë e Bullgarisë

БНР Новини

Veshje popullore të burrave, të grave dhe të zbukuruara në mënyrë shumë të pasur nusërie, të gërshetuar me shumë mjeshtëri me zbukurime, pafte, breza, përparëse mblodhën në ekspozitën “Veshjet tradicionale popullore” breza të ndryshme bullgarësh në qytetin detar Burgas. Eksponatet autentike janë nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë dhe janë dhurim të Institutit për etnologji dhe folkloristikë pranë Muzeut Etnografik të Akademisë Bullgare të Shkencave. Ekspozita shkaktoi një interes mjaft të madh. Në hapje, veshjet popullore tradicionale bullgare spikatën në një defile, nën tingujt e muzikës popullore. Adhuruesit e folklorit patën mundësinë të zhyten në magjinë e valleve popullore bullgare.

СнимкаPër ngjarjen na tregon Anelija Kazakova nga bashkia e qytetit Burgas: “Qendra kulturore “Kazino detare” i përkushtoi një muaj e gjysmë bukurisë së veshjes tradicionale popullore bullgare. Ekspozita përfshin larminë dhe bukurinë e veshjeve tradicionale bullgare, të cilat janë me një histori shekullore. Për shembull veshjet popullore të ekspozuar këtu janë në një moshë mbi 150 vjeçare. Mund të shikohen veshje tradicionale të grave dhe të burrave nga të gjitha krahinat folklorike. Mes eksponateve më interesante janë veshja popullore e nuses nga rrethi i Kjustendillit, veshja popullore rilindëse nga Zheravna, veshja popullore e grave nga bashkësia bullgare në Besarabi.”

СнимкаSipas Anelija Kazakovës, ideja e ngjarjes është të mund të afrohemi deri tek historia dhe traditat dhe të mund t’i ruajmë për brezat e ardhshme.

Vizituesit janë të tërhequr dhe nga aksent të ndryshëm – zbukurime, kollanë, pafta, byzylyk, çorape, pantofle, këpucë prej lëkure dhe çizme nga fshati Bërdarski geran – rrethi i Bellosllatinos. Krahas me veshjet popullore janë ekspozuar dhe nallane qyteti dhe opinge tradicionale prej një lëkurë viçi, të cilët janë në më shumë se një shekull e gjysmë. Posaçërisht pranë veshjes popullore nga rrethi i Sofjes janë përfshirë dhe bishta të lashtë dhe dorashka ndaj xhamadanit. Kurse ajo e nusërisë i tërheq vizituesit me legjendat për të. Me këtë veshje nusja qëndron më shumë se 40 ditë përpara vjehrrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të vet. Me fjalë të tjera kjo veshje nuk hiqet 40 ditë, derisa nusja nuk pranohet përfundimisht në familje. Pas kësaj periudhë ajo e vesh rrobën e gruas së martuar.

СнимкаVeshjet popullore të prezantuara mbajnë dhe një kuptim të thellë. Ato zbulojnë ndryshimin si në statusin ashtu dhe në moshën e grave. Gratë më të moshuara kanë përdorur ngjyrat më të errëta – si e zezë, kurse shamitë e kokës po kështu kanë qenë të një nuance. Nuk ka shumë ornamente nëpër to, derisa veshjet e grave më të reja janë me ngjyra më të pasura dhe të zbukuruara me qëndisje. Sipas një tradite të vjetër bullgare derisa kanë qepur zbukurimet mbi veshjet popullore, gratë gjithmonë kanë lënë nga diçka të papërfunduar nëpër këmishë, përparëse ose fund. Kanë besuar se kjo i ka mbrojtur nga syri i keq.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Shevkie Çakër



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD
Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD