Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Emocione shumëngjyrëshe për Pashkët

БНР Новини
Foto: Paya Mona

Mund të krijoni vetë emocion shumëngjyrësh për Pashkët... me këto fjalë para disa ditësh në Sofje Elena Jagoridkova dhe bashkëmendimtaret e saj i pritën njerëzit e parë që shfaqën dëshirë të marrin pjesë në serinë e parë “Punishte për të vegjët dhe për të rritur” për përgatitjen e zbukurimeve unike. Në frymën e festës së ardhshme gjithçka fillon me përgatitjen e shtëpisë për Ngjalljen e Krishtit dhe krijimin e zbukurimeve prej vetë nesh.

“Ideja është qe secila amvise ose pjesëtar tjetër i familjes, i cili do të angazhohet me organizimin e shtëpisë për njërën prej festave më të ndritshme dhe të bukura, të krijojë vetë të gjitha këto sende të vogla që mbajnë frymën e Pashkëve – tregon Elena. – Bëhet fjalë për shporta të vogla për vezët, kurorat, lepurit shumëngjyrësh dhe për gjëra të tjera që i bëjnë tryezën dhe shtëpinë tonë të buzëqeshur siç është vetë Pashka. Edhe sot, edhe në punishtet e tjera që do të organizojmë, ka një njeri profesionist në sferën përkatëse. Ai ndihmon të gjithë të dëshiruarit të bëjnë çudira. Secili do të mund të bëjë zbukurim, një stoli ose të mbjellë lule në vazon e pikturuar prej vetë atij. Kuptohet, njerëzit janë të ndryshëm dhe sendin që do ta bëjnë do të jetë unik. Njerëzit kanë qëndrim të ndryshëm ndaj detajeve dhe me dëshirë dhe pak ndihmë nga ana jonë gjithçka mund të bëhet.”

Gjëja më e bukur në punishte të tilla është, se mund të shohësh ide të ndryshme dhe mund të vendosesh çfarë të bësh për vetveten. Kundrejt taksës minimale të dëshiruarit patën mundësi të përdorin materiale dhe suvenira të përgatitura paraprakisht, të cilët vetë të zbukurojnë dhe të ndryshojnë sipas preferencave dhe mundësive të tyre. Ndihmë nga ana e profesionisteve nuk mungonte. Elena Jagoridkova merret me dekorime dhe zbukurime prej vitesh dhe ofronte ndihmë në përzgjedhjen e ngjyrave më të përshtatshme për kurorën ose shportën për vezë. Me gjithë se është me lehtë të gjitha këto zbukurime të blihen, dëshira t’i bëjmë vetë është më e madhe. E vërtetuan këtë afro 20 vetat, që morën pjesë në “Punishten për të vegjël dhe për të rritur”.

Снимка
“Njerëzit që vijnë tek ne bëhen gjithnjë e më shumë, të udhëhequr nga dëshira të mësohen t’i bëjnë zbukurimet vetë. Nuk ka gjë më të bukur nga ajo që të përdorësh dashurinë dhe aftësitë e veta në krijimin e atmosferës festive” – shpjegon Elena.

Снимка
Ndër entuziastët që erdhën në punishten ditën e diel nuk mungonin dhe krijuesit më të rinj.

“Për fëmijët këto takime janë një festë e vërtetë. Ata përjetojnë gjithçka me më shume emocione se sa ne, të moshuarit – shpjegon Elena Jagoridkova. – Të mos flasim për këtë, se fantazia e tyre është e pangarkuar dhe gjërat që bëjnë janë jashtëzakonisht interesante, jo standarde dhe të bukura. Në këtë mënyre fëmijët mund të ndiejnë më mirë festën, të vazhdojnë traditën në familje dhe të bëhen pjesë e përgatitjes së madhe.”

Снимка
7 vjeçari Aleksandër Bjuson erdhi bashke me nënën e vet. Ajo çdo vit merret me zbukurimin e shtëpisë për Pashkët, ndërsa Aleks për herë të parë vetë e zbukuroi kurorën për Pashkët.

“Më pëlqen shumë këtu, sepse ka shumë krijimtari, më pëlqen të bëjë gjëra të tilla të bukura. Zakonisht për Pashkët bojatisim vezë, ndërsa nëna bënë bukën tradicionale të ëmbël për festën, unë e ndihmoj” – rrëfen Aleks.

Снимка
“Parashikojmë të organizojmë punishte tilla çdo muaj gjatë verës dhe në lidhje me këtë temat e ardhshme të punës sonë janë – “Si të mbjellim lule dhe të kujdesemi drejtë për to”, “Si të bëjmë tarracën tonë më të bukur” – tregon Elena Jagoridkova. – Pas kësaj planifikojmë të organizojmë një punishte, kushtuar punimit të stolive të ndryshme.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografi: Paya Mona



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD