Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë liturgjike gjatë Javës së Madhe

БНР Новини
Foto: BGNES

Shërbesat fetare në kishat ortodokse gjatë Javës së Madhe vjen të përkujtojnë ditët e fundit të Krishtit. Këngët kishtare, të cilat tingëllojnë janë nga veprat më të bukura të kompozitorëve kishtarë.

Çdo festë kishtare shoqërohet me këngë të caktuara të krijuara në stile të ndryshme ortodokse. Në provën tonë të prezantojmë muzikën, e cila tingëllon në kishat bullgare ditët para Ngjalljes së Krishtit, na ndihmon Julijan Perikliev. Ai ka mbaruar Gjimnazin Kombëtar të Gjuhëve dhe Kulturave të Lashta “Konstantin Kirill Filozov” dhe pas kësaj Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Krahas kësaj është bashkëthemelues dhe solist i formacionit vokal të muzikës së dhomës “Julangello”, në repertorin e të cilit hyjnë kryesisht vepra kishtare. Është edhe bashkëthemelues i Ansamblit “Anonim”, ndërsa vitet e fundit këndon në Korin e Përzier të Radios Kombëtare Bullgare. Për muzikën kishtare, e cila shoqëron liturgjitë Julijan Perikliev tregon:

“Shërbimet kishtare gjatë kohës së Kreshmës së Madhe kanë specifikën e vet. Kjo duket më tepër gjatë Javës së Madhe, kur përjetojmë dhe kujtojmë ditët e fundit të jetës së Shpëtimtarit tonë në tokë – që nga hyrja e tij në Jerusalem, Ditën e Dafinave, përmes ditëve të fundit dhe gozhdimit deri te Ngjallja. Lidhur me këtë duhet të përmendim shërbesën “Ndjekja e Dhëndrit”, e cila kryhet Të Hënën e Madhe, Të Martën e Madhe dhe Të Mërkurën e Madhe. Të Enjten e Madhe karakterizohet me “Ndjekjen e vuajtjeve të shenjta dhe shpëtimtare të Jisu Krishtit”. Ky shërbim fetar njihet më tepër si “Leximi i dymbëdhjetë Ungjijve”. Vet emri vjen të sugjerojë, se në thelbin e shërbimit është leximi i dymbëdhjetë copëzave nga katër evangjelistët – Matej, Joan, Lluka dhe Marko. Tekstet rikrijojnë ngjarjet gjatë javës së fundit të Krishtit në tokë. Ky lexim karakterizohet edhe me këngë kishtare, të cilat interpretohen vetëm këtë ditë. Njëra prej tyre është “Vjedhësi i mençur”. Kjo këngë kishtare ka popullaritet të madh. Ajo i kushtohet atij vjedhësi i mençur, i gozhduar bashkë me Krishtit, i cili deshi të pendohet për mëkatet. Duke parë keqardhjen e tij të vërtetë, Biri i Zotit i tha atij: “Sot ti do të jesh bashkë me mua në Parajsë”.

Gjatë liturgjisë mëngjesore Të Premten e Madhe tingëllon “Josifi zemërbardhë” – një këngë kishtare, e cila gjithashtu ka popullaritet të madh. Në të flitet për veprën e Josifit nga Arimateja, i cili i drejtoi lutje Pillat Pontijskit, të marrë kufomën e Krishtit nga kryqi, në të cilin ishte i gozhduar, të lyejë me vajra aromatike sipas ritit hebraik, të mbështjellë me qefinë dhe të vërë në varrezën e tij familjare. Pikërisht aty ndodhet sekreti i sekreteve, mrekullia e madhe e Ngjalljes së Krishtit.

“Mbrëmjen Të Premten e Madhe në kishë kryhet shërbimi i “Varrimit të Krishtit”. Ai përbën një shprehje të ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve, të cilët i shoqërojnë kufomën e Jisu Krishtit deri te varri dhe e varrosin në të – shpjegon Julijan Periklievi. – Në kishën ortodokse kryhet një procesion solemn i varrimit jashtë kishës. Në krye të procesionit është qefini i cili simbolizon atë qefin, me të cilin e mbështjellën kufomën e Jisu Krishtit. Është tepër i respektuar riti, kur besimtarët kalojnë pikërisht nën këtë qefin duke hyrë prapë në kishë. Kështu në mënyrë simbolike ata hyjnë në varrin e Krishtit, që të përulen para tij dhe të kërkojnë ndjesë për mëkatet.”

Të Shtunën e Madhe kryhet Liturgjia i kushtuar Shën Vasilit Madhështor. Ai konsiderohet një nga shtyllat kurrizore të Kishës për veprimtarinë e tij krijuese. Ky njeri i shenjtë paraqiti tërë rendin e liturgjisë në një variant të shkurtuar, duke shtuar edhe lutje të krijuara prej tij. Liturgjia i Shën Vasilit kryhet 12 herë për vit vetëm festat e mëdha të krishtere. “Për të heshtur çdo njeri” është këndimi kishtar, që interpretohet Të Shtunën e Madhe në Liturgjinë e Shën Vasilit në vend të “Këngës së engjëjve”. Si teksti, ashtu edhe muzika sikur bëjnë që të përfytyrojmë ndjenjat dhe përjetimet e nxënësve të Krishtit atë ditë para ditës së madhe të Ngjalljes së Krishtit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD