Të spikatësh në vendin e artit të të folurit bukur – Greqia, do të thotë se vërtetë ke talent. Bullgarja Anna-Marija Atanasova vërtetoi, se është prej atyre njerëzve që kanë aftësi të ndërtojnë katedrale prej fjalësh dhe të cilët i përulen para shenjtërisë së fjalës.
Ajo ka fituar Çmimin për orator më të mirë në Konkursin ndërkombëtar për të drejtën evropiane EUROPA Moot Court Competition në qytetin grek Kavala dhe u bë bullgarja e parë me këtë dallim. Ajo fitoi vendin e tretë ekipor bashkë me kolegët e saj nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” – Ivan, Emanuil dhe Teodora.
“Kjo është një prej garave më të mëdha të se drejtës në BE, në të cilën në finalet marrin pjesë tetë skuadra – rrëfen Anna-Marija Atanasova. – Kazusi ishte lidhur me të drejtën e konkurrencës dhe me të drejtën e pronës intelektuale dhe secili ekip duhej të përgatiste mbrojtjen e paditësit dhe të pandehurit. Simuluam një proces gjyqësor para Gjykatës së BE dhe ajo duhej të përfundonte me vendim, i cili interpreton të drejtën evropiane.”
Kazusi ishte shumë kureshtar. Një kompani farmaceutike patenton substancë e cila mjekon kancerin e mushkërive, por bëhet e qartë, se po kjo substancë ishte shpikur para 60 vjetësh. Por Kompania tashmë u ka dhënë licenca firmave të tjera që ata të prodhojnë medikamentin dhe t’i paguajnë taksa të posaçme. Në fund të fundit gjykata e anuloi patentën e dhënë për shkak të mungesës së risisë – si pasojë kontratat e licencimit ndërpriten dhe fillojnë procedurat gjyqësore. Ka dhe një kazus të dytë, lidhur me praninë e kartelit dhe me direktivën evropiane, qe vendos rregullat për dëmet në rast të shkeljes së të drejtës së konkurrencës. Pikërisht mbi këtë kazus Anna-Marija hyri në roli e paditësit.
Për të përgatitur për garën, Anna-Marija bashkë me kolegët e saj të skuadrës dhe trajnuesin Ivan Stojnev lexon dhe komenton letërsi në gjuhën angleze – kjo ishte jo vetëm gjuhën e konkursit, por librat kryesorë mbi këtë temë janë botuar kryesisht në Oksford dhe Kembrixh.
“Ndoshta përgjigja ime e pyetjeve u ka bërë përshtypje të pranishmeve – tregoi Anna-Marija Atanasova. – Në garë janë me rëndësi argumentet në mbrojtjen, por me rëndësi edhe më të madhe është si pjesëmarrësi u jep përgjigje pyetjeve të shtruara nga trupi gjykues. Gjyqtarët ndërpresin dhe shtrojnë pyetje të ndryshme. Prandaj duhet të mendohet shpejtë dhe të përgjigjet në çast.”
Ajo është studentë në vitin e trete dhe ëndërron që të bëhet avokate për të drejtën evropiane, gjatë shtatorit do të fillojë stazh në Gjykatën e BE. Në Luksemburg ajo do të ndihmojë Avokatin e përgjithshëm në përgatitjen e qëndrimeve – në saj të çmimit të fituar.
“Përfytyroj se do të merrem me çështje të vërteta gjyqësore, për të cilat Avokati i përgjithshëm do të shpallë vendime – tregon ajo me entuziazëm. Shpresoj se do të kërkojë informacion në burime të ndryshme që të zbulojë praktikën relevante për rastet, të lexoj shumë artikuj. Në përgjithësi do të kem mundësi të mësojë shumë. E gjithë kjo më emocionon shumë.”
Anna-Marija Atanasova ëndërron të punojë në Bullgari dhe të zgjidhë kazuse të ngjashme me ato në Kavala. Refuzon të angazhohet me mendim për sistemin gjyqësor, në të cilin një ditë do të vërtetohet si profesioniste, sepse edhe studion dhe nuk e njeh mirë. Aktualisht mëson me zell frëngjishten, sepse ajo është gjuha zyrtare e Gjykatës Evropiane. Kur ka pak kohë të lirë merret me sport, kërcen ose zhytet në botën romantike me ndonjë roman të dashur.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull,..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..