Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Shën Gjergjit në qytetin Jakoruda

БНР Новини
Foto: arkiv

Jakoruda është një qytet jo aq i madh në Bullgarinë Jugore, i shtrirë në një vend, ku mblidhen energjitë e tri maleve – Rilla, Pirin dhe Rodopet. Një fakt jo vetëm kureshtar, por edhe pak i njohur, është se në studimin dhe kartografimin e ishullit Grinuiç të Antarktidës, njeri prej akullnajave u emërua Jakoruda sipas emrit të qytetit – YakorudaGlacie. Kjo akullnajë gjendet në perëndim të ngushticës MakFarllën. Gjatësia e saj është 2.5 kilometra, ndërsa gjerësia 5 kilometra. Këtë emër iu dha ekspedita bullgare “Tangra 2004 – 2005”.

Jakuruda është një nga pikat, përmes së cilës kalonte rruga romake, e cila lidhte qytetin Filipopolis, Plovdivin e sotëm, dhe luginën e lumit Marica me një nga rrugët kryesore të Perandorisë Romake – Via Engacija. Për këtë dëshmojnë rrënojat e dy kështjellave – Kaljata dhe Gradishteto. Shumë personalitete të njohura lindën në këtë qytet – vojvodët Todor Makedonski dhe Bogdan, shkrimtari Nikifor Popfilipov. Krijuesi i njohur bullgar Petko Raçov Sllavejkov gjithashtu ka lidhje farefisnore me këtë qytet. Gjyshi i tij ishte një nga banorët e njohur, të cilin vendasit e quanin Raço Çehllarja, ose Raço Heqëlpunuesi.

Jakoruda ka një folklor unik, kultura interesante vendore dhe tradita të papërsëritshme, të cilët njerëzit respektojnë dhe u transmetojnë fëmijëve. Këtu ka tre grupe – bullgarë me fe të krishtere, pomakë – ose bullgarë me fe myslimane, ciganë. Të gjithë ata së bashku shënojnë festat, u ndihmojnë njeri tjetrit dhe respektojnë dallimet. Folklori përbën një gërshetim unik të muzikës së krahinës së të dy maleve Rodopa dhe Pirin. Dialekti është aq specifik, që në se njeriu e zotëron, sikur di ndonjë gjuhë të huaj.

СнимкаDita e Shën Gjergjit është festa, të cilën banorët vendas e kremtojnë si një festë familjare, personale dhe tepër e rëndësishme. Edhe ata, që banojnë jashtë shtetit, këtë ditë kthehen, që të festojnë bashkë me të afërmit dhe miqtë në livadhet e rajonit “Shën Gjergji”, aty ku ishte qyteti i vjetër Jakoruda.

Për zakonet dhe emocionet Ditën e Shën Gjergjit na tregon Vanja Pallova – aktiviste shoqërore dhe banore e qytetit Jakoruda:

“Dita e Shën Gjergjit është një nga festat më të respektuara dhe më të dashura për banorët e qytetit. Shpesh herë këtu dëgjohet, se Dita e Shën Gjergjit është festa kombëtare e qytetit. Kremtohet në rajonin Jakorushtica, ku ngrihej vendbanimi i parë. Aty është kisha “Shën Gjergji”, e cila u ndërtua mbi rrënojat e kishës së vjetër, themelet e së cilës janë të ruajtura tepër mirë dhe mund të shihen edhe më sot. Tërë rajoni lëshon ngrohtësi dhe energji pozitive dhe prandaj shumë prej banorëve të qytetit vijnë këtu gjatë tërë vitit. Në prag të 6 majit, kur bie Dita e Shën Gjergjit, njerëzit vishen me petka popullore, dalin nga shtëpitë dhe mblidhen. Në poçe të mëdha derdhin uji, çdo familje mban një tufë me barbarozë dhe lule të ndryshme të lidhura me fije të kuqe. Tufat janë për shëndet dhe bereqet. Të gjithë këndojnë dhe vallëzojnë. Poçet vihen nën shkurre të trëndafilit ose ndonjë lule tjetër dhe kështu kalojnë natën e 5 majit duke u gdhirë 6 maj. Ditën e Shën Gjergjit, pasi kthehen nga livadhet, njerëzit prapë mblidhen dhe secili merr tufën e tij.”

СнимкаEdhe më sot zbatohet një rit interesat vendor – gratë ngjyrosin vezë ashtu siç e bëjnë këtë për Ditën e Pashkës. Por kësaj here vezët janë të bojatisura vetëm me të kuqen. Me këto vezë fëmijët luajnë dhe hedhin fall, kush do të jetë më i shëndosh dhe me kësmet më të madh gjatë vitit. Kjo zakonisht është vajza ose djali, i cili arrin të hedhë vezën më lartë. Për përgatitjen e kurbanit, karakteristik për festën e Shën Gjergjit, prapë na tregon Vanja Pallova:

“Më 5 maj secili e man kurbanin e vet në oborrin e kishës “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ata janë qengjë, të cilët dhurohen vullnetarisht nga popullsia, pavarësisht nga feja. Çdo vit mblidhen nja 40 – 50 qengjë. Herët në mëngjes në rajonin Jakorushtica përgatiten kazanët për të gatuar kurbanin. Mblidhen gra dhe burra dhe fillojnë të gatuajnë. Është shumë mirë, kur ne të gjithë së bashku përgatitim gjithçka e domosdoshme për festën. Shumë familje kanë vende të caktuara, dhe nuk dihet nga kur mblidhen pikërisht aty. Secili di ku të rregullojnë trapezën e familjes për të kremtuar festën. Dëgjohet muzikë dhe të gjithë janë të gëzuar. Njerëzit vijnë të veshur me petka popullore, ndërsa kuajt janë të stolisur. Tërë ditën njerëzit i përgëzohen njeri tjetrit. Mbrëmjen të gjithë mblidhen në sheshin e qytetit që të vazhdojnë të këndojnë dhe të vallëzojnë, secili sipas mundësive.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nxënësit bullgarë fituan 9 medalje nga olimpiadat e fizikës në Iran dhe Gjeorgji

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje - një të argjendtë dhe katër të bronzta - në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës në qytetin Isfahan, Iran. Në garë morën pjesë 198 pjesëmarrës nga ekipe nga 46 vende. Medaljen e argjendtë e fitoi Bajan Geçev..

botuar më 24-07-29 5.41.MD

Një shoqatë joqeveritare me një fushatë për t'u marrë me plehërishtat e parregulluara në vendin tonë

Shoqata "BG Ji Aktiv" (BG Бъди активен) fton organizatat joqeveritare, klubet sportive dhe institucionet arsimore për të inkurajuar organizimin e veprimtarive të pastrimit dhe bisedave edukative në lidhje me fushatën "JO plehërishtave ilegale", me..

botuar më 24-07-28 9.25.PD

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD