Jakoruda është një qytet jo aq i madh në Bullgarinë Jugore, i shtrirë në një vend, ku mblidhen energjitë e tri maleve – Rilla, Pirin dhe Rodopet. Një fakt jo vetëm kureshtar, por edhe pak i njohur, është se në studimin dhe kartografimin e ishullit Grinuiç të Antarktidës, njeri prej akullnajave u emërua Jakoruda sipas emrit të qytetit – YakorudaGlacie. Kjo akullnajë gjendet në perëndim të ngushticës MakFarllën. Gjatësia e saj është 2.5 kilometra, ndërsa gjerësia 5 kilometra. Këtë emër iu dha ekspedita bullgare “Tangra 2004 – 2005”.
Jakoruda ka një folklor unik, kultura interesante vendore dhe tradita të papërsëritshme, të cilët njerëzit respektojnë dhe u transmetojnë fëmijëve. Këtu ka tre grupe – bullgarë me fe të krishtere, pomakë – ose bullgarë me fe myslimane, ciganë. Të gjithë ata së bashku shënojnë festat, u ndihmojnë njeri tjetrit dhe respektojnë dallimet. Folklori përbën një gërshetim unik të muzikës së krahinës së të dy maleve Rodopa dhe Pirin. Dialekti është aq specifik, që në se njeriu e zotëron, sikur di ndonjë gjuhë të huaj.
Dita e Shën Gjergjit është festa, të cilën banorët vendas e kremtojnë si një festë familjare, personale dhe tepër e rëndësishme. Edhe ata, që banojnë jashtë shtetit, këtë ditë kthehen, që të festojnë bashkë me të afërmit dhe miqtë në livadhet e rajonit “Shën Gjergji”, aty ku ishte qyteti i vjetër Jakoruda.
Për zakonet dhe emocionet Ditën e Shën Gjergjit na tregon Vanja Pallova – aktiviste shoqërore dhe banore e qytetit Jakoruda:
“Dita e Shën Gjergjit është një nga festat më të respektuara dhe më të dashura për banorët e qytetit. Shpesh herë këtu dëgjohet, se Dita e Shën Gjergjit është festa kombëtare e qytetit. Kremtohet në rajonin Jakorushtica, ku ngrihej vendbanimi i parë. Aty është kisha “Shën Gjergji”, e cila u ndërtua mbi rrënojat e kishës së vjetër, themelet e së cilës janë të ruajtura tepër mirë dhe mund të shihen edhe më sot. Tërë rajoni lëshon ngrohtësi dhe energji pozitive dhe prandaj shumë prej banorëve të qytetit vijnë këtu gjatë tërë vitit. Në prag të 6 majit, kur bie Dita e Shën Gjergjit, njerëzit vishen me petka popullore, dalin nga shtëpitë dhe mblidhen. Në poçe të mëdha derdhin uji, çdo familje mban një tufë me barbarozë dhe lule të ndryshme të lidhura me fije të kuqe. Tufat janë për shëndet dhe bereqet. Të gjithë këndojnë dhe vallëzojnë. Poçet vihen nën shkurre të trëndafilit ose ndonjë lule tjetër dhe kështu kalojnë natën e 5 majit duke u gdhirë 6 maj. Ditën e Shën Gjergjit, pasi kthehen nga livadhet, njerëzit prapë mblidhen dhe secili merr tufën e tij.”
Edhe më sot zbatohet një rit interesat vendor – gratë ngjyrosin vezë ashtu siç e bëjnë këtë për Ditën e Pashkës. Por kësaj here vezët janë të bojatisura vetëm me të kuqen. Me këto vezë fëmijët luajnë dhe hedhin fall, kush do të jetë më i shëndosh dhe me kësmet më të madh gjatë vitit. Kjo zakonisht është vajza ose djali, i cili arrin të hedhë vezën më lartë. Për përgatitjen e kurbanit, karakteristik për festën e Shën Gjergjit, prapë na tregon Vanja Pallova:
“Më 5 maj secili e man kurbanin e vet në oborrin e kishës “Shenjtor Kirill dhe Metodij”. Ata janë qengjë, të cilët dhurohen vullnetarisht nga popullsia, pavarësisht nga feja. Çdo vit mblidhen nja 40 – 50 qengjë. Herët në mëngjes në rajonin Jakorushtica përgatiten kazanët për të gatuar kurbanin. Mblidhen gra dhe burra dhe fillojnë të gatuajnë. Është shumë mirë, kur ne të gjithë së bashku përgatitim gjithçka e domosdoshme për festën. Shumë familje kanë vende të caktuara, dhe nuk dihet nga kur mblidhen pikërisht aty. Secili di ku të rregullojnë trapezën e familjes për të kremtuar festën. Dëgjohet muzikë dhe të gjithë janë të gëzuar. Njerëzit vijnë të veshur me petka popullore, ndërsa kuajt janë të stolisur. Tërë ditën njerëzit i përgëzohen njeri tjetrit. Mbrëmjen të gjithë mblidhen në sheshin e qytetit që të vazhdojnë të këndojnë dhe të vallëzojnë, secili sipas mundësive.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..