Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet e shenjta të Sofjes tërheqin gjithnjë e më shumë pelegrinë

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Gjatë ditëve rreth festave të mëdha të krishtera manastiret dhe tempujt e Bullgarisë përmbushen me njerëz. Disa prej tyre vijnë atje për shkaqe fetare, të udhëhequr nga besimi i tyre ndaj Zotit, disa të tjerë janë udhëhequr nga besëtytnia, kureshtja, ose thjeshtë duan të mësojnë më shumë për këto vende të shenjta. Kështu pelegrinët në Bullgari bëhen gjithnjë e më shumë. Ndër ta ka edhe shumë të huaj, të udhëhequr nga bukuria e vendeve të shenjta bullgare. Nga gjithsej 170 manastiret në Bullgari rreth 70 ndodhen në territorin e Peshkopatës së Sofjes, të bashkuara nën emrin Sredecko Svetogorie. Ato e rrethojnë kryeqytetin, buzë maleve të afërta Vitosha, Stara Pllanina, Ljulin dhe Llozen, dhe janë shumë afër qytetit. Prandaj tashmë disa vite përpjekjet e Bashkisë së Sofjes dhe të Fakultetit të Teologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” janë përqendruar te krijimi i itinerareve për pelegrinët. Në saje të kësaj iniciative gjithnjë e më shumë bullgarë dhe të huaj shfaqin interes ndaj Malit të Shenjtë të Vogël të Sofjes, megjithëse sipas fjalëve të ciceronit Georgi Todorov “lë për të dëshiruar në këtë sferë, që të vendosen në hartë këto vende të shenjta.”

“Shën Sofja”
“Sigurisht që çdonjëri, i cili vjen në Sofje, së pari i viziton kuriozitetet kryesore – kishën “Shën Sofja”, tempullin “Shën Aleksandër Nevski”. Ja për shembull serbët janë adhurues të mëdhenj të shenjtorëve të tyre dhe është me rëndësi të dihet se në Sofje, në tempullin “Shën e Diela” ndodhen lipsanat e Shën Mbretit Stefan Milutin. Çdo vit në vigjilje të festës së shenjtorit më 29 tetor e veshin atë me një këmishë të re, kurse ajo e vjetër e shqyejnë në copa, të cilat shpërndahen ndër pelegrinët. Kjo mund të bëhet një moment kyç në kalendarin e Sofjes dhe këtu të mblidhen mijëra pelegrinë nga Serbia, Bullgaria dhe nga vende të tjera ortodokse, sepse ai është shenjtor i njohur kudo. Copëza prej këmishës së Shën Mbretit Stefan mund të vihen në ikona të vogla, që të sjellin pelegrinët në shtëpi një copë të shenjtë prej këtij relikti. 

“Shën e Diela”
Tempulli “Shën e Diela”, ku janë vendosur lipsanat e mbretit serb Shën Stefan Milutin, është një prej kishave më të bukura të Sofjes, e ndërtuar në shekullin e X-të. Emri i saj i parë është në greqisht - “Kiriaki - “e diela” në bullgarisht. Eshtrat e shenjtorit serb janë vendosur te ne gjatë epidemisë së murtajës në vitin 1460. Në vitin 1863 ato u vendosën në kishën “Shën e Diela”, prandaj shumë kohë njerëzit e quanin kishën “Shën Mbreti”. Sipas fjalëve të Georgi Todorovit shumë prej tempujve të Sofjes mund të krahasohen me monumentet e trashëgimisë botërore. Ndër to bëjnë përshtypje tempulli – monument “Shën Aleksandër Nevski”, kisha “Shën Sofja” dhe rotodona “Shën Gjergji”.

“Shën Aleksandër Nevski”
“Këto janë relikte të rëndësishme, plot histori nga trashëgimia jonë – nënvizon ciceroni. – Ne jo një herë kemi folur për “Shën Pavlin” në Londër, për “Shën Pjetrin” në Romë, për “Santa Maria del Fiore” në Firence, për Partenonin... Në qoftë se i krahasojmë, do të konstatojmë se “Shën Aleksandër Nevski” është arritja më e madhe në arkitekturën neo-bizantine. Në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX-të ndërtuesit e tempujve në botë e kanë përdorur këtë stil dhe në fakt “Shën Aleksandër Nevski” është kryevepra e kësaj arkitekture. Dhe meqenëse nga epoka e Bizantit nuk ruhen vepra kaq të bukura të arkitekturës së jashtme, ky është një prej margaritarëve më të mëdhenj të kësaj epoke. Për fat të keq ai mbetet disi i fshehtë, sepse njeriu mund ta shohë vetëm atë, të cilën e di, ose për të cilën ka lexuar. Prandaj duhet ta përqendrojmë vëmendjen e vizituesve të Sofjes te këto godina, kështu qe ata të mund të bëjnë krahasim midis kësaj godine dhe tempujve të artit gotik, të arkitekturës antike, tempujve grekë, që të shohin evolucionin e idesë për tempullin. Kubeja krijon idenë e përsosur për Zotin. Dituria krijon përfytyrimin e tërësishëm. Prandaj duhet ta lexojmë tërë informacionin për tempujt e ndryshëm në botë, që të kuptojmë se çfarë kemi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një statujë e dytë romake e varrosur u zbulua në Heraklea Sintika

Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..

botuar më 24-09-20 12.23.MD

Hetimet e para arkeologjike në shkallë të gjerë në kompleksin trak të Begliktashit po vazhdojnë

Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..

botuar më 24-09-11 2.20.MD

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD