Pranvera është stinë frymëzuese për shumicën e krijuesve. Nën ndikimin e bukurisë dhe ringjalljes së jetës dhe natyrës, ata krijojnë projekte të reja, mbajnë koncerte, planifikojnë turne. Xhaz këngëtarja Hillda Kazasjan është njeri prej këtyre artistëve bullgarë. Gjatë majit ajo do të bëjë turneun e saj të dytë kombëtar.
Ja se çfarë na tregoi këngëtarja për përmbajtjen e programit: “Në program kemi përfshirë pjesa të reja, me të cilave është kompozimi im i parë i autorit me titullin “Në qoftë se je këtu”. Për herë të parë kam shkruar muzikë dhe tekst, aranzhimi është i Hristo Jocovit, perkusione, dhe i Zhivko Petrovit, piano. Mendoj se doli një këngë shumë e bukur. Jam e lumtur, se muzikantët me të cilët punoj e miratuan gjithashtu. Përveç Zhivkos dhe Hristos, në grup janë Dimitër Karamfillovi – kontrabas, dhe Mihaill Josifovi – trumpet. Në koncertet do të ekzekutojmë dhe këngë të tjera të autorit, si dhe standarde të reja të xhazit, por në aranzhime të reja. Do të interpretojmë pjesët më efekte të turneut tonë të parë, por edhe shumë pjesë të reja.”
Pas turneut gjatë stinës së verës Hillda bashkë me kolegët e saj do të ketë shumë pjesëmarrje. “Kam në plan të bëj një turne verore në xhaz klubet e mëdha në bregdetin bullgar. Pas kësaj do të merrem me përgatitjen e një aktiviteti të madh, lidhur me përgjegjësinë time më të madhe në jetë deri tani – të koncertit në kujtim të babait tim Villi Kazasjan. Ai do të jetë në ditëlindjen e tij – me 8 dhjetor. I jam mirënjohur Mirosllav Borshoshit – Drejtorit të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për ftesën për organizimin e koncertit në sallën numër 1 të Pallatit të Kulturës. Mendoj, se do të kthehet në një spektakël të vërtetë të cilin e meriton babai im.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..
Konkursi Kombëtar i Muzikës "Si Luanët" 2024 zhvillohet nga data 18 deri më 20 tetor në Sallën e Koncerteve të BNR Varna. Konkursi muzikor gëzon interes të madh. Fëmijët dhe adoleshentët që aplikuan për të vijnë nga mbi 20 qytete të Bullgarisë - thonë..
Papi Hans është alter egoja artistike e Konstantin Trendafillov - për disa një poet këngëtar, sipas të tjerëve - një këngëtar shkrimtar, por pa dyshim një artist kompleks. Si autor dhe interpretues, Papi Hans bëri një rrugë të gjatë nga hiti tërheqës..