Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria këndon dhe vallëzon – që nga Dita e Shën Gjergjit deri në Ditën e Shën Petrit

БНР Новини
Foto: eurochikago.com

Tre tubime të mëdha kombëtare sivjet do të gërshetojnë folklor, traditë, ekspozita të kafshëve të posaçme të racës, gara, ekspozita të muzeve. Këto janë Tubimi i pestë kombëtar i rritësve të dhenve në qytetin Veliko Tërnovo, Tubimi i krijimtarisë popullore dhe të blegtorisë “Rozhen” rreth qytetit Smoljan dhe ai i Jugperëndimit – “Irin Pirin” në qytetin Razllog. Qëllimi i organizatorëve nga Fondacioni “Trashëgimi në të ardhme” është të afirmojnë prejardhjen bullgare dhe pranim midis brezave.

СнимкаTubimi kombëtar i rritësve të dhenve në Bullgari, lidhur me patronin e vet Shën Gjergji, do të fillojë më 6 maj në fushat rreth manastirit Petropavllovski në Bullgarinë qendrore. Do të përfshihen dhe fermer nga të gjitha krahinat e vendit, mbi 2500 pjesëmarrës në konkursin folklorik, dhe po kështu dhe diplomatë. Në të në mënyrë të detyrueshme marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme të degës. Sivjet ata do të jenë mbi 30 nga Ballkani dhe Evropa. Tubimi nuk është tradicional, në ndryshim të atyre në Bullgarinë Jugore, por bëhet gjithnjë e më i njohur dhe vjet grumbulloi rreth 150 000 vizitues.

СнимкаFondacioni angazhohet dhe me një ngjarje tjetër – Festivali “Irin Pirin”. Ai do të jetë në partneritet me bashkinë Razllog, vendin Predella më 17-19 qershor. Aksenti do të jetë mbi jetën, traditat dhe folklorin e Jugperëndimit.

Një muaj më vonë më 15, 16 dhe 17 korrik do të zhvillohet Tubimi Kombëtar “Rozhen”. Ai u rivendos nga fondacioni gjatë vitit 2015 në bashkëpunim me bashkinë Smoljan. Aty do të zhvillohet dhe konkursi folklorik me mbi 7000 interpretues në 5 skena. Ja dhe hollësira të tjera për ngjarjen nga organizatori Vlladisllava Andreeva:

“Vjet nuk na arritën të 4 skenat për shkak të numrit të madh të grupeve dhe të pjesëmarrësve nga e gjithë Bullgaria. Kishim problem dhe me praninë, sepse siç e dini, Rozhen është shumë lart në mal. Por, mjerisht nuk ka sesi të bëjmë rrugë të reja. Mundohemi të formojmë itinerare të reja përmes Pamporovos. Sivjet drejtojmë një përkushtim ndaj bullgarëve jashtë shtetit dhe i ftojmë të vijnë në Rozhen, sepse mendojmë, se kjo është një ngjarje e përgjithshme bullgare. Qëllimi ynë është të mund të tërheqim sa më shumë njerëz dhe t’u drejtojmë apel që të vijnë të veshur në veshje popullore.”

СнимкаOrganizatorët nga Fondacioni “Trashëgimi në të ardhmen” dhe bashkitë Smoljan dhe Çepellare premtojnë se do të bëhet një kamp i madh me çadra. Do të ketë dhe një transport të siguruar nga Çepellare, Smoljan dhe Pamporovo. Pavarësisht nga organizimi jo i lehtë që të gjithë janë në një gjendje shpirtërore pozitive, të vendosur të vazhdojnë të luftojnë.

Ne mendojmë se ky model është i suksesshëm, interesant, novator dhe funksionues. Jo rastësisht e propozojmë dhe jashtë shtetit me organizatat tona partnere. Këtu, në terren pamë sesa janë të mahnitur njerëzit nga ky gërshetim të jetës, traditave, bujqësisë dhe rritjes e bagëtisë. Prandaj le të vijnë përsëri në Rozhen dhe secili të afrohet deri tek fryma e Rodopeve dhe traditat bullgare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD