Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tensioni i lartë në qeverisje pas vetos së presidentit mbi Kodin Zgjedhor

БНР Новини
Foto: BGNES

Pasi Presidenti Rosen Plevneliev shpalli, se vendos veto mbi kufizimin e të drejtave elektorale të bullgarëve jashtë shtetit, të imponuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të propozuar nga Fronti Patriotik dhe të mbështetur nga partia në pushtet GERB, në radhët e qeveritarëve u ndje tension i lartë. Kryeministri Borisov deklaroi, se vetoja e vë partinë GERB në një situatë të ndërlikuar, në të cilën ka rrezik për shumicën dhe stabilitetin e qeverisë. Në këtë situatë, pohon ai, në qoftë se duhet të zgjidhet mes stabilitetit dhe demokracisë dhe të drejtave të njeriut, do të zgjidhen të drejtat e njerëzve. Me këtë qëndrim të vet Kryeministri thirri konsultime me grupin parlamentar të GERB dhe të Frontit Patriotik për kërkimin e rrugëdaljes nga situata.

Rrugëdalja duket e vështirë, por jo e ndërlikuar. Qysh javën e kaluar në konsultimet me organizata të ndryshme të bullgarëve jashtë shtetit GERB mori vendimin t’i bëjë revizionim Kodit Zgjedhor, me të cilin të hiqen kufizimet për votën jashtë shtetit. Në raundin e dytë të konsultimeve, të zhvilluar gjatë kësaj jave nga përfaqësues të bullgarëve jashtë shtetit, mbështetje për revizionimin deklaruan partia ABV, Koalicioni i djathtë Blloku i Reformatorëve dhe PSB. E vetmja forcë politike e cila nuk ra dakord për revizionimin u bë Fronti Patriotik, i cili deklaroi, se në qoftë se bëhet revizionim i Kodit, ai do të tërheqë përkrahjen e vet për qeverinë.

Në fakt tani para Borisovit qëndron dilema – të ruajë shumicën dhe të vazhdojë të qeverisë, ose të marrë përsipër riskun të qeverisë pa përkrahjen e Patriotëve.

Që të hidhet poshtë ose të miratohet një veto e presidentit janë të nevojshme 121 vota të deputetëve. Nëse GERB do të vendosë të mbështesë votën e presidentit, votat e saj bashkë me ata të Bllokut Reformator dhe të LDL, e cila nga vet fillimi është kundër kufizimeve, mblidhen 136 vota dhe vetoja do të pranohet pa problem. Por në ecurinë e konsultimeve me bullgarët jashtë shtetit u përvijua mbështetja edhe nga ana e Qendrës Demokratike Bullgare, PSB dhe ABV, fakt i cili i vë në izolim Patriotët bashkë me Nacionalistët nga “Ataka”. Shumica për revizionimin e Kodit Zgjedhor është siguruar paraprakisht, por kjo shumicë nuk është ajo prej së cilës nevojitet Borisovi për të vazhduar qeverisjen.

Deklaratat në lidhje me kazusin e kufizimit të të drejtave elektorale të bullgarëve jashtë shtetit ishin dramatizuar me qëllim të testohen qëndrimet politike në prag të zgjedhjeve presidenciale gjatë vjeshtës. Froni Patriotik e akuzoi presidentin, se e ka shpallur veton në kërkim të mbështetjes për një mandat të dytë. Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë komentuan, se lëvizja gjithmonë ka qenë faktor për zgjedhjet presidenciale, por ende nuk kanë mëndur a do të dalin me kandidaturë me vete ose kë do të përkrahin. Deputetët që u larguan nga LDL dhe formuan partinë e re DOST iu drejtuan me thirrje kryeministrit të heq dorë nga mbështetja e Patriotëve. Kryetarja e re e PSB Kornelia Ninova nuk tha asgjë konkrete a do të dalin socialistët me kandidaturë të përbashkët me ABV për postin e presidentit. Blloku i Reformatorëve , i cili bën pjesë në koalicionin në pushtet, tregoi, se mund të jetë unik, në n ecurinë e debateve – dy fraksionet e tij – të qeverisjes dhe të opozitës, demonstruan unanimitet. Unanimitet për problemet e legjislacionit elektoral, por jo për qeverisjen.

Qëndrimet e pjesëmarrësve në debatet në fund të fundit nuk përvijuan ndonjë ndryshim serioz në jetën e brendshme politike. Hapësira politike në Bullgari vazhdon të jetë e ndarë midis shumë formacioneve me forcë të pamjaftueshme për vendime te tyre të pavarura dhe ky fakt dikton bashkimet konjunkturale. Për këtë arsye situata politike në vend është relativisht e qetë dhe vështirë mund të prognozohet zhvillimin i saj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..

botuar më 24-09-07 8.15.PD
Prof. i Asociuar Spas Tashev

Një shoqatë bullgare ka shpërndarë një letër të rëndësishme drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..

botuar më 24-09-02 7.45.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...

botuar më 24-08-31 10.40.PD