18 maj i vitit 1993 Sarajevë. Një burrë dhe një grua ishin të vrarë në urën Vërbanja mbi lumin Miljacka. Ai vdiq menjëherë ndërsa ajo mblodhi të gjitha forcat që të arrijë te të dhe ta përqafojë...
Historia për dashurinë tragjike të një të krishtere dhe të një myslimani nga qyteti i rrethuar Sarajevë pushton imagjinatën dhe mallëngjen zemrën. Kur e dëgjoi Georgi Bërdarovi zbuloi se subjektet më emociononte i krijon vet jeta. Prandaj vendosi të shkojë në Bosnjë që të dëgjojë historinë e të dashuruarve nga njerëzit të cilët e njiheshin. Krahas kësaj ai deshi të zbulojë edhe plagët në shpirtrat e njerëzve të cilët e përjetuan luftën civile. Kështu lindi romani “Unë ende numëroj ditët”, premiera e të cilit do të jetë në fund të majit.
“Kur dëgjova historitë e njerëzve formova një përfytyrim çfarë kanë përjetuar. Kjo ishte bllokada më e tmerrshme të një qyteti në mbarë historinë njerëzore e cila zgjati tri vjet – rrëfen shkrimtari. – Atëherë vendosa të frekuentoj urën Vërbanja mbi lumin Miljacka përmes së cilës heronjtë e mi deshën të ikin nga Sarajeva dhe kështu në mënyrë simbolike të shkruajnë finalin e historisë. Mirëpo kur isha në urë sikur më pushtoi dhembja e të gjithë njerëzve. Dhe nuk është e rastit, që një nga temat kryesore të cilën e trajtoj në roman ka të bëjë me rrënjët e urrejtjes në Ballkan. Dhe pyetja është se si është e mundshme, që t’i përngjajmë aq shumë njeri tjetrit si kulturë, e kaluara, historia, vuajtje, mënyrë e shprehjes së emocioneve, dhe në të njëjtën kohë t’i urrejmë njeri tjetrit.”
Problemet etnike dhe fetare të cilët Georgi Bërdarovi e trajton në roman, i preokupojnë edhe nga një këndvështrim profesional. Ai është profesor në Universitetin e Sofjes dhe leksionet e tij janë pikërisht mbi ato çështje. Prandaj është i bindur se nuk ka asgjë më e çmendur se sa konfliktet mbi bazë fetare. “Dëshira ime është të demaskoj ato absurditete dhe prandaj e shkrova romanin” thekson autori megjithëqë akoma kërkon burimet e urrejtjes.
“Ndoshta shkaqet fshihen në vendshtrirjen e rajonit – midis Perëndimit dhe Lindjes, midis Evropës dhe Azisë, midis fesë së krishtere dhe asaj myslimane, midis vlerave evropiane dhe Orientit. Si rezultat del një gërshetim të pabesueshëm të etnoseve, popujve dhe feve. Dhe kur kthehemi prapa në histori, çdo etnos e ka arsyen të përjetojë ndjenje të hakmarrjes. Shkaku i dytë ndoshta fshihet në faktin, se Ballkanin e popullojnë njerëz emocional dhe shumë lehtë faktorë të jashtëm e ndezin shkëndijën e urrejtjes dhe armiqësisë.”
Për të mbrojtur studentët nga gabimet të cilët i shoqëruan historinë tonë ballkanike, Georgi Bërdarovi i mëson të pranojnë ndryshimet në botë pa panik.
“Po, është fakt fluksi i madh emigrantësh drejt Evropës si dhe ndryshimi etnik, fetar dhe racor të popullsisë. Mirëpo, procese të ngjashme gjithnjë ka pasur në histori. Bota do të bëhet gjithnjë më globale dhe kozmopolite. Përzierja e popullsisë është një proces i paevitueshëm në botën e sotme teknologjike me ekzistencën e mjeteve të tanishme të komunikacionit dhe të transportit. Gjëja tjetër e rëndësishme është toleranca e cila tani në Evropë edhe tek ne, u kthye në një fjalë të ndytë. Mirëpo, nuk ka asgjë më e mirë, që të pranosh tjetrin i tillë siç është doemos në se ai nuk dëshiron të cenojë tuajën.”
Në këtë kuptim fenomeni që haset, që njerëz të zakonshëm të kapin në kufirin emigrantë dhe të rrahin, flet jo vetëm për qëndrimin ndaj të tjerëve por edhe për mungesën e shtetësisë, është kategorik shkrimtari.
“Në roman tregohet se si aktet më të mëdha të dhunës dhe vrasjet në Bosnjë nuk i bënte ushtria zyrtare por organizatat paraushtarake. Kjo vjen të tregojë se nuk ka shtet i cili të kujdeset për mirëqenien e njerëzve, gjë që mund të ketë pasoja negative edhe të rrezikshme. Nacionalizmi ekstrem është një proces retrograd sepse zhvillimi historik nuk mund të rikthehet te shtetet e formuara nga një komb – shtetet-kombësi. Duhet të ecet te një identiteti të ri. Çuditem se si ndonjëri mund të përfytyrojë se kombi mund të jetë i përjetshëm. Qyteti i sotëm i përjetshëm Romë nuk ka asgjë e përbashkët me Romën e Cezarit dhe të senatorëve. Kështu që nacionalizmi ekstrem është i rrezikshëm dhe gjëja e vetme, e cila mund të provokojë, janë konflikte, luftëra, gjakderdhje, ashtu siç kjo ndodhi në shpërbërjen e Jugosllavisë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..