Në majën Haxhi Dimitër, që ngre shtat krenar në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina, jo larg majës Shipka, në të cilën gjatë verës së vitit 1877 u zhvilluan betejat më të rënda në Luftën Ruso-Turke, çlirimtare për Bullgarinë, sot një ndeshje të ashpër zhvillon historia më e re bullgare. Aty që nga larg shihet monumenti prej betonarmeje Buzluxha, i cili më tepër i ngjan një disku të madh fluturues, të zhytur në harresë dhe të dëmtuar nga stuhitë natyrore dhe vandalizmi njerëzor. Përmendorja u ndërtua në vitin 1981 si shtëpi monument i Partisë Komuniste Bullgare, gjë që caktoi në shkallë të madhe fatin e tij pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989.
Dora Ivanova është një arkitekte e re, e cila mbaroi arsimin në Gjermani. Pikërisht aty zhvillohet edhe karriera e saj si profesioniste. Ajo qëndron larg paragjykimeve të kohës dhe e pranon monumentin Buzluxha nga një këndvështrim tjetër. Ja përse krijoi një projekt për ristrukturimin e monumentit dhe për rishqyrtimin e historisë. Kjo ishte tema e diplomës së saj. Idenë e projektit Dora Ivanova e shpjegon ashtu:
“Rastësisht zbulova fotografi të monumentit Buzlluxha në rrjetin Internet. Ato më provokuan me forcën e tyre të ndikimit dhe me vet strukturën e godinës. Si arkitekte, arrita të shikoj monumentin nga një këndvështrim tjetër. Për mua ky nuk është një objekt ideologjik, por një kryevepër arkitekturore, një arritje e mendimit bullgar prej inxhinieri.”
“Godina u ndërtua në sajë të punës së 6 mijë vetave – vazhdon arkitektja. – Ajo planifikohej në vazhdim të 15 viteve dhe ndërtimi i saj gëlltiti 8 vjet. Për fat të keq jetëgjatësia e saj nuk zgjati më se 8 vjet. Ndërtuesit punuan pa u ndërpre ditë dhe net në tri turne. Në realizimin e projektit morën pjesë arkitektët, inxhinierët, piktorët më të mirë bullgarë. Puna e tyre ishte e madhërishme dhe bënë përshtypje. Maja malore u shkurtua me 8 metra. Në këtë vend u derdhën 70 mijë tonë betone dhe 40 mijë tonë çeliku. Si arkitekturë, koncept dhe ndikim, godina është me përmasë botërore.”
Sot monumenti, i cili është vepër i arkitektit Georgi Stoillov, megjithë gjendjen e tij e mjerë, frekuentohet nga shumë njerëz. Kjo edhe pse vizitat aty janë të ndaluara për shkak të gjendjes kritike. “Godina u dallua nga sajti më i madh për turizëm në botë TripAdvisor. Ato dallime u jepen vendeve me merita jashtëzakonisht të mëdha. Buzlluxha u radhit ndër vendet më të bukura dhe lera pas dore në planetë në klasifikime të ndryshme. Shumë të huaj vijnë në Bullgari që të frekuentojnë pikërisht këtë vend”, tregon arkitektja e re. Sipas saj për këtë godinë edhe specialistët shprehen pozitivisht. Mirëpo, cili është problemi me shpëtimin e saj? Frikë nga historia ose një dëshirë, që çdo herë ajo të fillojë nga ne, ose thënë ndryshe nga zeroja?
“Problemi me monumentet nga koha e socializmit është politizimi i tyre dhe njëjtësimi i tyre me periudhën e krijimit. Mirëpo, sipas meje ato janë artefaktet e kohës së tyre. Mendoj, se duhet të rimendohet ekzistenca e tyre. Njerëzit preferojnë të mos shprehin mendimet. Mirëpo, me paanësinë e tyre situata bëhet e tillë siç e shikojmë” – mendon arkitektja e re.
Projekti i arkitektes Dora Ivanova për të ardhmen e monumentit Buzlluxha është tepër provokues. Ajo propozon, që godina të shndërrohet në një monument të historisë së tërësishme të Bullgarisë, e cila të prezantohet në mënyrë interaktive.
“Zemra e godinës është salla solemne, e cila mund të ristrukturohet me një ndërhyrje minimale në një sallë multifunksionale për koncerte, ekspozita dhe diskutime për 400 veta. Mozaiku dekorativ është në një gjendje shumë të mirë. Ajo paraqes periudhën e socializmit dhe ai do të ruhet i tillë, siç është. Pas kësaj kalohet përmes një korridori pak i errësuar, i cili simbolizon pushtetin turk në trojet bullgare. Ndjenja për këtë periudhë do të krijohet nëpërmjet gjatësisë dhe kufizimit të kësaj hapësire. Në pjesën e jashtme të korpusit sferik, ku ka dritare përmes së cilëve hapet një pamje të mrekullueshme, paraqitet mesjeta me fitoret e mëdha bullgare. Vepra e pushtetarëve më të rëndësishëm bullgarë është në karmoni me madhërinë e tablosë natyrore. Nga atje vizituesit do të shkojnë në hapësirën e nëndheshme, që të njihen me historinë e trakëve, protobullgarëve dhe sllavëve. Pas kësaj me një ashensor nga i cili hapet një pamje te kreshtat e malit përreth vizituesit do të ngjiten në majën i pilonit 70-metrash. Aty do të regjistrohen emrat e të gjithë pushtetarëve bullgarë. Ylli i kuq pesëcepësh do të mbetet si simbol i periudhës së socializmit. Mirëpo, qelqi i tij do të mbetet i thyer si një metaforë, të cilën vizituesit vet do të trajtojnë. Në nivelin e fundit do të ketë dy hapësira – njëra është e mbyllur, tjetra e hapur. Hapësira e mbyllur do të zgjerohet me një platformë prej qelqi, mbi të cilën vizituesit do të jenë në gjendje të shëtisin. Ajo do të prezantojë periudhën e tranzicionit me frikën dhe pasigurinë. Në nivelin e fundit do të ketë një tarracë nga ku do të hapet një pamje në të gjitha anët e botës. Kështu vizituesit do të kthehen në momentin e tanishëm, të rrethuar nga natyra reale dhe me përmasat reale të Bullgarisë.”
Sipas llogarive të arkitektes së re, ristrukturimi i përmendores do të kushtojë 2.5 milion leva, përderisa për ndërtimin e godinës dhe të infrastrukturës përkatëse u harxhuan 25 milion leva. “Duke marrë parasysh inflacionin kjo ishte pothuajse 100 herë më shumë se sa resurset e domosdoshme sot. Monumenti mund të vetë mbahet nga taksat për hyrje, nga qiraja që do të paguajnë ata, që dëshirojnë të shfrytëzojnë sallën e kështu me radhë”, mendon arkitektja. Sipas saj rivendosja e objektit do të ndihmojë për popullarizimin e rajonit dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. “E konsideroj monumentin Buzlluxha si një investim i domosdoshëm në turizëm. Krahas kësaj ai do të ndihmojë për pranimin më të lehtë të historisë dhe do të mjekojë disi komplekset kombëtare”, mendon Dora Ivanova.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..