Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buzluxha – kujtesa e kohës

БНР Новини
3
Foto: Radosllav Përvanov

Në majën Haxhi Dimitër, që ngre shtat krenar në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina, jo larg majës Shipka, në të cilën gjatë verës së vitit 1877 u zhvilluan betejat më të rënda në Luftën Ruso-Turke, çlirimtare për Bullgarinë, sot një ndeshje të ashpër zhvillon historia më e re bullgare. Aty që nga larg shihet monumenti prej betonarmeje Buzluxha, i cili më tepër i ngjan një disku të madh fluturues, të zhytur në harresë dhe të dëmtuar nga stuhitë natyrore dhe vandalizmi njerëzor. Përmendorja u ndërtua në vitin 1981 si shtëpi monument i Partisë Komuniste Bullgare, gjë që caktoi në shkallë të madhe fatin e tij pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989.

Foto: Les Johnstone
Dora Ivanova është një arkitekte e re, e cila mbaroi arsimin në Gjermani. Pikërisht aty zhvillohet edhe karriera e saj si profesioniste. Ajo qëndron larg paragjykimeve të kohës dhe e pranon monumentin Buzluxha nga një këndvështrim tjetër. Ja përse krijoi një projekt për ristrukturimin e monumentit dhe për rishqyrtimin e historisë. Kjo ishte tema e diplomës së saj. Idenë e projektit Dora Ivanova e shpjegon ashtu:

“Rastësisht zbulova fotografi të monumentit Buzlluxha në rrjetin Internet. Ato më provokuan me forcën e tyre të ndikimit dhe me vet strukturën e godinës. Si arkitekte, arrita të shikoj monumentin nga një këndvështrim tjetër. Për mua ky nuk është një objekt ideologjik, por një kryevepër arkitekturore, një arritje e mendimit bullgar prej inxhinieri.”

“Godina u ndërtua në sajë të punës së 6 mijë vetave – vazhdon arkitektja. – Ajo planifikohej në vazhdim të 15 viteve dhe ndërtimi i saj gëlltiti 8 vjet. Për fat të keq jetëgjatësia e saj nuk zgjati më se 8 vjet. Ndërtuesit punuan pa u ndërpre ditë dhe net në tri turne. Në realizimin e projektit morën pjesë arkitektët, inxhinierët, piktorët më të mirë bullgarë. Puna e tyre ishte e madhërishme dhe bënë përshtypje. Maja malore u shkurtua me 8 metra. Në këtë vend u derdhën 70 mijë tonë betone dhe 40 mijë tonë çeliku. Si arkitekturë, koncept dhe ndikim, godina është me përmasë botërore.”

Foto: Les Johnstone
Sot monumenti, i cili është vepër i arkitektit Georgi Stoillov, megjithë gjendjen e tij e mjerë, frekuentohet nga shumë njerëz. Kjo edhe pse vizitat aty janë të ndaluara për shkak të gjendjes kritike. “Godina u dallua nga sajti më i madh për turizëm në botë TripAdvisor. Ato dallime u jepen vendeve me merita jashtëzakonisht të mëdha. Buzlluxha u radhit ndër vendet më të bukura dhe lera pas dore në planetë në klasifikime të ndryshme. Shumë të huaj vijnë në Bullgari që të frekuentojnë pikërisht këtë vend”, tregon arkitektja e re. Sipas saj për këtë godinë edhe specialistët shprehen pozitivisht. Mirëpo, cili është problemi me shpëtimin e saj? Frikë nga historia ose një dëshirë, që çdo herë ajo të fillojë nga ne, ose thënë ndryshe nga zeroja?

Foto: Nicola Miller
“Problemi me monumentet nga koha e socializmit është politizimi i tyre dhe njëjtësimi i tyre me periudhën e krijimit. Mirëpo, sipas meje ato janë artefaktet e kohës së tyre. Mendoj, se duhet të rimendohet ekzistenca e tyre. Njerëzit preferojnë të mos shprehin mendimet. Mirëpo, me paanësinë e tyre situata bëhet e tillë siç e shikojmë” – mendon arkitektja e re.

Foto: Les Johnstone
Projekti i arkitektes Dora Ivanova për të ardhmen e monumentit Buzlluxha është tepër provokues. Ajo propozon, që godina të shndërrohet në një monument të historisë së tërësishme të Bullgarisë, e cila të prezantohet në mënyrë interaktive.

Foto: Radosllav Përvanov“Zemra e godinës është salla solemne, e cila mund të ristrukturohet me një ndërhyrje minimale në një sallë multifunksionale për koncerte, ekspozita dhe diskutime për 400 veta. Mozaiku dekorativ është në një gjendje shumë të mirë. Ajo paraqes periudhën e socializmit dhe ai do të ruhet i tillë, siç është. Pas kësaj kalohet përmes një korridori pak i errësuar, i cili simbolizon pushtetin turk në trojet bullgare. Ndjenja për këtë periudhë do të krijohet nëpërmjet gjatësisë dhe kufizimit të kësaj hapësire. Në pjesën e jashtme të korpusit sferik, ku ka dritare përmes së cilëve hapet një pamje të mrekullueshme, paraqitet mesjeta me fitoret e mëdha bullgare. Vepra e pushtetarëve më të rëndësishëm bullgarë është në karmoni me madhërinë e tablosë natyrore. Nga atje vizituesit do të shkojnë në hapësirën e nëndheshme, që të njihen me historinë e trakëve, protobullgarëve dhe sllavëve. Pas kësaj me një ashensor nga i cili hapet një pamje te kreshtat e malit përreth vizituesit do të ngjiten në majën i pilonit 70-metrash. Aty do të regjistrohen emrat e të gjithë pushtetarëve bullgarë. Ylli i kuq pesëcepësh do të mbetet si simbol i periudhës së socializmit. Mirëpo, qelqi i tij do të mbetet i thyer si një metaforë, të cilën vizituesit vet do të trajtojnë. Në nivelin e fundit do të ketë dy hapësira – njëra është e mbyllur, tjetra e hapur. Hapësira e mbyllur do të zgjerohet me një platformë prej qelqi, mbi të cilën vizituesit do të jenë në gjendje të shëtisin. Ajo do të prezantojë periudhën e tranzicionit me frikën dhe pasigurinë. Në nivelin e fundit do të ketë një tarracë nga ku do të hapet një pamje në të gjitha anët e botës. Kështu vizituesit do të kthehen në momentin e tanishëm, të rrethuar nga natyra reale dhe me përmasat reale të Bullgarisë.”

Sipas llogarive të arkitektes së re, ristrukturimi i përmendores do të kushtojë 2.5 milion leva, përderisa për ndërtimin e godinës dhe të infrastrukturës përkatëse u harxhuan 25 milion leva. “Duke marrë parasysh inflacionin kjo ishte pothuajse 100 herë më shumë se sa resurset e domosdoshme sot. Monumenti mund të vetë mbahet nga taksat për hyrje, nga qiraja që do të paguajnë ata, që dëshirojnë të shfrytëzojnë sallën e kështu me radhë”, mendon arkitektja. Sipas saj rivendosja e objektit do të ndihmojë për popullarizimin e rajonit dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. “E konsideroj monumentin Buzlluxha si një investim i domosdoshëm në turizëm. Krahas kësaj ai do të ndihmojë për pranimin më të lehtë të historisë dhe do të mjekojë disi komplekset kombëtare”, mendon Dora Ivanova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD