Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një zyrtar i lartë nga Departamenti i Shtetit i SHBA vjen në Bullgari për 10 ditë

Foto: архив
Ditën e hënë në Sofje mbërrin Ndihmës sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Frank Rose, i cili përgjigjet për kontrollin e armatimeve dhe kontrollin dhe respektimin e marrëveshjeve. Në Bullgari  Frank Rose vjen pasi qe në Rumani, në lidhje me vënien në veprim të sistemit të NATO-s për  mbrojtje kundër rakete në bazën ushtarake në Devesellu, kurse pas kësaj dhe në Poloni-në lidhje me ndërtimin e kompleksit analogjik mbrojtës në bazën e NATO-s në Redzikovo. Vendosja e elementeve të  mbrojtjes kundër raketeve në Bullgari nuk është një çështje aktuale që nga viti 2011, kur Uashingtoni dhe Ankaraja u morën vesh për të tilla në territorin turk. Por territori i Turqisë është në një zonë shumë të afërt për Bullgarinë në rast të këmbimit të goditjeve me raketa goditëse, ndërsa kohët e fundit Ankaraja është në marrëdhënie shumë të tendosura me Moskën

Rreth 10 ditë përpara se Frank Rose të vizitojë Bullgarinë, më 5 dhe 6 maj në Sofje qe dhe Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit Antëni Blinken. Bisedat e tij me qeverinë prekën një spektër të gjerë çështjesh, por përfshinë dhe elemente nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, të cilat janë nga sfera e Frank Rosit. U konstatua, se  veprimtaritë ushtarake bullgare-amerikane gjatë viteve të fundit janë rritur me 400% dhe janë përqendruar kryesisht në rritjen e kapacitetit të përbashkët dhe pajtueshmërisë operative. Shpeshtësia e sovajkave të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA në regjion me siguri i detyrohet përgatitjes së takimit të  ardhshëm të nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë, të thirrur më 8 dhe 9 qershor. Para pak kohe para  ushtarakëve të lartë të shteteve ballkanike Presidenti Turk Rexhep Erdogan deklaroi, se Deti i Zi është kthyer në “liqenin rus” dhe se në Varshavë do të shtrojë çështjen për forcimin e pranisë së Aleancës në Detin e Zi në përgjigje të pranisë ushtarake ruse. Bullgaria është pjesë e falangës jugore të NATO-s dhe kjo çështjet është me rëndësi për të. A do të bëhet fjalë për këtë gjatë vizitës së Frank Rose së shpejti do të kuptohet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD