Poli Genova dhe kënga e saj “Në qoftë se dashuria ishte krim” (If Love Was Crime) i sollën Bullgarisë vendin e katërt. Ky është suksesi më i madh i vendit tonë në historikun e konkursit. Le të rikujtojmë, se në vitin 2007 ElicaTodorova dhe Stojan Jankullov - Stundxhi me këngën e tyre të autorit “Ujë” ishin klasifikuar në vendin e pestë. Poli Genova gjithashtu ka qenë në këtë skenë - e vetëm dhe me grupe (përfshi edhe në “Eurovizionin për fëmijë”), ndërsa vitin e kaluar ishte drejtuese e “Eurovizionit për fëmijë”, mikpritës i të cilit ishte Bullgaria.
Edicioni i fundit i garës zgjodhi fituesit nëpërmjet të ashtuquajturës votë të dyfishtë. Në secilin shtet-pjesëmarrës votonte juri profesionale, ndërsa pranë pikave të dhënë prej saj, më vonë u shtuan pikat e votës së spektatorëve. Pas garës ruse-ukrainase-australiane për vendin e parë, ai u fitua nga Xhamala, përfaqësuesja e Ukrainës, me këngën-histori për depërtimin e tatarëve të Krimes në kohën e Stalinit. Në vendin e dytë mbeti australiania Dami Im, në vendin e tretë – rusi Sergej Lazarev.
Në fakt, Bullgaria është e para mes vendeve të BE. Në qoftë se do të bëjmë konkluzione jozyrtare për mënyrën e votimit, mund të themi se Maqedonia na mbështeti me numrin më të madh të pikave – gjithsej 20 në dy votimet. Gjithashtu spektatorët në Qipro dhe Spanjë, të cilët dhanë 12 pikat maksimale të cilat përmirësuan rezultatin përfundimtar. Për të kontribuuan dhe vendet, juria profesionale e të cilave e përkrahu Poli Genovën me nga 10 pikë – përveç Maqedonisë, këto janë Sllovenia, Franca, Irlanda, Malta. Bullgarët vlerësuan më lartë këngën ruse, por Rusia nuk dha asnjë pikë për tonën.
Ditë para finalit të madh, si edhe në kohën e koncertit, rrjetet sociale u mbushën me publikime, komente dhe informacione më të ndryshme për konkursin dhe pjesëmarrjen bullgare në të. Muzikantë, aktorë, sportistë, gazetarë të njohur, bile përfaqësues të ortodoksisë vazhdimisht përkrahnin Polin dhe ekipin e saj. Për votën e lartë të spektatorëve me siguri kanë kontribuar dhe votat e shumta të bullgarëve jashtë shtetit (sipas rregullave nuk është lejuar të votohet për vendin e vet me e-mail ose telefon, të regjistruar në territorin e tij). Shumë bashkatdhetarë tanë të cilët jetojnë jashtë shtetit ndanin në forume të përbashkëta si votohet dhe bënin thirrje për votim. Mendimi i përgjithshëm në hapësirën virtuale, i cili në të vërtetë luajti rol bashkues ishte: nuk ka rëndësi a të pëlqen stili i imponuar nga “Eurovizioni”, a miraton rregullat për zgjedhjen e këngës. Bile nuk është e nevojshme dhe jesh fans i Polit dhe muzikës së saj.
Kryesorja është, se kjo vajzë e buzëqeshur meriton mbështetjen e të gjithë bullgarëve. Duke kapërcyer mossuksesin para disa vjetëve, me tërë pasionin, profesionalizimin dhe ekipin saj Poli Genova arriti të fitojë simpatitë e milionë spektatorëve në botë dhe kështu fitoi votën e radhës pozitive për vendin tonë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..