Edicioni i XXI i “Sallonit të arteve” propozon dhe sivjet një afishe jashtëzakonisht interesante dhe të larmishme muzikore. Një nga koncertet e ardhshme, i cili shkaktoi një interes të madh akoma gjatë shpalljes së programit, është e muzikantëve nga Quarto Quartet dhe formacioni fënk-ut “Akaga”. Më 17 maj në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, adhuruesit e muzikës klasike dhe të fjuzhën-it do të kenë nderin të dëgjojnë një kolaboracion midis këtyre dy gjinive.
Përveç një kombinimi ekstravagant dhe të papritur prej fëng, fjuxhën, xhaz dhe klasikë, fansat do të befasohen dhe nga ritmet e DJ Borche, si dhe nga përfshirja multi-instrumentale e Misho Shishkovit. “Në qoftë se ndonjë dallon një këngë të dashur të vet, me siguri që ajo do të jetë e “maskuar” mirë me një aranzhim të ri dhe të ofruar në një variant mjaft tërheqës veror. Me ardhjen e verës besojmë se, njerëzit do të kenë nevojë pikërisht prej një projekti energjik dhe të larmishëm si LIBIDO” – shton Krasi nga grupi “Akaga”.
“Për ne është një sfidë e vërtetë të dalim nga kufijtë e një koncerti klasik dhe të propozojmë një koncert pop-dens absolutisht të ri, si një produkt në Sallën numër 1 me një super ekip prej profesionalistëve, prej muzikantëve dhe shokëve”, tregon me një entuziazëm Ivan Pençev, lider i Quarto Quartet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai sërish është angazhuar aktivisht në krijimin e këngëve të reja. Pasi prezantoi “Përpara” dhe “Mbresat..
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti është i Rushi Vidinliev. Ky takim krijues nuk është i pari për ta - bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ishte 20..
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..