Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vraca – një udhëtim me makinën e kohës

БНР Новини
Foto: arhivatora.com

Qyteti Vraca është një nga pesë qytetet bullgare, të cilat morën ftesë për pjesëmarrje në Ekspozitën Ndërkombëtare Turistike në Paris gjatë vitit 2017. Njohja është për shkak të prezantimit të saj jashtëzakonisht interesant në ekspozitën turistike “Turizëm kulturor” në qytetin Veliko Tërnovo. Ja dhe një pjesë nga dëfrimet turistike për prezantimin e rajonit gjatë kohës së bursës turistike: “Amaneti i i mbretit” një rit me verë në enë prej argjendi-kopje të thesareve trake, “Bukë nga zoti” – një rekonstruksion artistik, demonstrim dhe degustim të gjellëve tradicionale nga Çellopek dhe nga rajoni i Vracës , bluarjen e kokrrave të speltës dhe një gatim të bukës me sende të lashta që prej 8000 vjetëve.

СнимкаNjerëzit të cilët e njohin këtë krahinë të vendit tonë, e lidhin qytetin Vraca me itinerarin për majën Okollçica gjatë kohës së ditëve të Botevit, me ujëvarën “Skaklja” (i dyti për nga lartësia në Bullgari) dhe shpella “Ledenika”. Ballkani i Vracës është dhe vendi ideal për turizëm – për turizëm malor e shpellor dhe paragliding. Por gjatë viteve të fundit kjo bashki aktivisht zhvillon dhe një potencial tjetër të vet – turizmin kulturor. Aksenti i stinës turistike gjatë këtij viti është i vënë mbi dy përvjetorë – 30 vjet nga inaugurimi i pjesës bazë të thesarit të Rogozenit dhe 140 vjet nga vdekja e poetit dhe revolucionar bullgar Hristo Botev. Çfarë propozon akoma regjioni – përgjigjen e jep drejtori i Muzeut Historik Regjional në qytet Georgi Dimitrov.

“E dimë se bashkia Vraca është me pasuri të bukura natyrore. Ballkani i Vracës jep mundësi të shkëlqyera për turizëm malor. Sa i përket turizmit kulturor – ai nuk duhet të zhvillohet vet, por në përputhje me pasuritë natyrore të rajonit.

СнимкаNë qytetin Vraca tradicionalisht organizohen festivale, të lidhura me traditat popullore, por po kështu dhe tradita vendase kulturore. Por ajo mbi të cilën mund të ve aksentin janë dy festivale. Njëri është Festivali ndërkombëtar “Vreme” (Koha) i cili organizohet në çdo dy vjet me pjesëmarrjen e të rinjve prej afro 8 shteteve. Për vit të tretë të radhës do të bëjmë dhe një festival, të cilin e filluam në mënyrë eksperimentale, por doli se ka një potencial të madh. Ky është Festivali për kultura të lashta “Dielli i Todorkës” i cili është i lidhur me gërmimet historike në qytezën e lashtë parahistorike dhe me qendrën e riteve “Ohoden”. Mes noviteteve janë kampi me çadra, i cili po ndërtohet në afërsi të objektit arkeologjik dhe skena me ngjarje të ndryshme të zhvilluara historike. Ato janë pjesë nga nismat tona eksperimentale me qëllim të mund të tërheqim vëmendjen e njerëzve dhe të mund t’i edukojmë në atdhedashuri. Në këtë festival ka një interes mjaft të madh ndaj të ashtuquajturës Shkollë Arkeologjike, në të cilën njerëz të rinj dhe nxënës mund të mishërohen në rolin e Indiana Xhouns, duke spastruar në terren pajisje të riteve dhe duke zbuluar artefakte të ndryshme.”

СнимкаMjerisht shteti nuk tregon asnjëfarë përkrahje dhe vetëm bashkia i ndihmon studimet dhe zbulimet arkeologjike, si edhe zhvillimin e turizmit kulturor në regjion.

Rajoni piktoresk i qytetit Vraca përbën një farë makine të kohës, me të cilën mund të gjendeni në vende nga më të ndryshmet dhe të veçanta të kohës në epokat e ndryshme. Duhet t’i dhuroni vetes këtë shëtitje të paharrueshme gjatë periudhës së Rilindjes, Mesjetës, Epokës antike trake dhe të Neolitit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arhivatora.com, montana-info.net и bulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Google aktualizon funksionin e tij të navigimit me foto të reja nga vendi ynë

Makinat e Google Street View do të kalojnë sërish përmes Bullgarisë këtë vit. Në muajt e ardhshëm, ato do të vizitojnë mbi 25 qytete, duke përfshirë Smoljan, Zllatograd, Isperih, Kërxhali dhe Pernik. Synimi, përveç aktualizimit të imazheve të qyteteve..

botuar më 24-04-06 8.05.PD

Shpella “Biserna” hapet për turistët në muajin prill

Shpella “Biserna” hapet për vizitorët nga 6 prilli, njoftoi Bashkimi Turistik Bullgar. Shpella më e gjatë dhe më e bukur në Pllajën e Shumenit - "Biserna" tërheq mijëra njerëz çdo vit. Rruga brenda është e gjatë rreth 800 metra në një drejtim...

botuar më 24-03-31 10.15.PD

"А place of many stories" - bregdeti ynë jugor i Detit të Zi me një klip të ri reklamues

" А place of many stories " ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e..

botuar më 24-03-31 8.05.PD