Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banda “Meskhane” hapi edicionin e parë të festivalit muzikor “Etnofresh” në Radion Kombëtare Bullgare

БНР Новини
Foto: BNR

Kur takoni Georgi Dimitrov – Çubri nga Bullgaria, Yann le glaz nga Franca dhe Stuart Dickson nga Skocia menjëherë ju vjen në mendje fjala “udhëtarë”. Fati e ka bashkuar kanunin (një vegël tradicional për Turqinë dhe botën e arabëve) e Georgit me saksofonin e Yannit dhe perkusionet e Stuartit në qytetin e ëndërruar Stamboll. Atje ata interpretojnë bashkë me Vasiliki Papageorgiu – një këngëtare greke me prejardhje nga Azia e Vogël. Ata të gjithë vizituan Sofjen për të dhënë një koncert në kuadrin e festivalit të Radios Kombëtare Bullgare “Etnofresh”.

Pyetjes “me çfarë gjuhë kuptoni njëri-tjetrin?” ata i përgjigjen duke qeshur “me gjuhën e muzikës”, mirëpo përdorin edhe anglishten. Kurse pyetjes “se si u takuan?” ata i përgjigjen se zakonisht njerëzit gjejnë shpirtrat e afërta nëpërmjet miqve.

“Në vitin 2014 e takova Yann-in në Sofje – tregon Çubri. – Organizuam një projekt me titull “Soulfia”. Së bashku bëmë disa koncerte me muzikantë të kombësive të ndryshme – kishte bullgarë, një sirian, një turk, një vajzë nga Spanja dhe një grek. Yann ishte në Bullgari për të interpretuar muzikë bullgare dhe merrte mësime saksofoni në qytetin Përvomaj. Ai rastësisht erdhi në një koncert tim dhе atëherë folëm shumë për “makama” – llojin e muzikës, i cili na bashkon. Akoma ditën tjetër u takuam në një provë të improvizuar në kopshtin e  Teatrit Kombëtar, në qendrën e Sofjes. Pastaj nisëm për në Stamboll, ku takuam Stuartin dhe Vasilikin. Kështu erdhi ideja për krijimin e bandës “Meskhane”.

Kuptohet se Yann ka ardhur në Ballkan për shkak të muzikës. Pas mbarimit të arsimit të vet në fushën e muzikës klasike, ai kërkonte ndjenjë të reja. Atëherë ai dëgjoi një saksofonist bullgar në Maqedoni dhe vendosi të vinte në Bullgari. Kush i jepte mësimet e saksofonit na tregoi vet ai:

“Në fakt atëherë isha në fshatin Gradina pranë qytetit bullgar jugor Përvomaj. Mësova me virtuozin Petër Vojnikov –ai është virtuoz, i cili i bie klarinetës dhe saksofonit në dasma dhe në festime të ndryshme. Interesi im për muzikën bullgare u provokua para 6-7 vjetësh. Vizitova Plovdivin dhe Sofjen dhe pak nga pak krijova kontakte me interpretues interesantë – një fizarmonicist nga Akademia Muzikore, saksofonistin Trifon Trifonov.”

Stuart Dickson, Georgi Dimitrov – Çubri, Vasiliki Papageorgiu dhe Yann le glaz në Studion e Parë të Radios Kombëtare BullgareSe si Çubri u takua me “kanunin” është një “histori e gjatë”: “Në vitin 2009 në vendin Trite Çuçura në malin Pirin u takova me Mihail dhe Zhulien, nga Izraeli dhe nga Franca, të cilët janë shumë të njohur në Evropë, interpretojnë muzikë etno (edhe Stuarti ka qenë me ta). Me ta shkova në Stamboll. Nëpër rrugët atje ky instrument shihet shpesh. Ai më pëlqeu menjëherë – muzika e tij është e butë dhe tingëllon mirë bashkë me vokal dhe me instrumente të tjera.”

Pyeta Stuartin sesi ai e gjeti veten në Stamboll dhe ai m’u përgjigj se qyteti kozmopolit kurrë nuk ka qenë pjesë e planeve të tij.

“Jetoja në Skoci dhe dëshira ime ishte që të shkoja të interpretoja në Indi. U ktheva nga India dhe herën e dytë kur nisa për në Indi udhëtimi im përfundoi në Stamboll. Në këtë qytet ka shumë mundësi për muzikantët dhe në vazhdim të një viti e gjysmë mora mësime tarabuke me Musa Ahmed, i cili zotëron një stil të vet të veçantë dhe i ka zhvilluar shumë teknikat e interpretimit të këtij instrumenti.”

Se si ndihet një greke nga Azia e Vogël në Turqi?

“Linda në Athinë dhe fëmijëria ime kaloi atje, mirëpo të dy prindërit e mi ishin refugjatë nga Smirna. Gjithmonë kam menduar për ato vende. Pëlqeja shumë muzikën lindore, pavarësisht se atëkohë merresha me biologji. Isha në dashuri me muzikën dhe  me këngët popullore. Një verë të tërën bredha në panairet turke dhe pastaj, në vitin 1993 shkova në Stamboll me “Kompaninë Rebetika”, sepse rrënjët e mia janë në Turqi dhe e ndjeja këtë në mënyrë të fuqishme. Jetoj atje tashmë 22 vjet, kam një bandë, në të cilën jemi kryesisht muzikantë grekë. Këndoj në gjuhën greke dhe në turqisht sepse shumë prej teksteve të këngëve tona janë të përziera.”

Video nga koncerti në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD