Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi kryesia e suksesshme e Bullgarisë e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

БНР Новини
Foto: BTA

Njëzet vjet pas themelimit në vitin 1996 Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore mbajti në Sofje takimin e radhës vjetor. Në fakt themelet u hodhën me iniciativë të Bullgarisë me nënshkrimin e Deklaratës për Fqinjësi të Mirë, Stabilitet, Siguri dhe Bashkëpunim midis Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Rumanisë, Serbisë (në atë kohë Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Turqisë. Që atëherë e deri më sot Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore po zhvillohet pa u ndërprerë. Në dekadën e tretë kjo nismë hyri me akoma pesë vende anëtare – Kroaci, Moldavi, Malin e Zi, Slloveni dhe Kosovë. Ndërsa disa organizata të tjerra regjionale ndërpriten veprimtarinë e tyre si Iniciativa për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në vitin 2006 dhe Pakti i Stabilitetit në vitin 2008.

Një nga shenjet për zhvillim është se gjatë takimit të tanishëm në Sofje u diskutua çështja për caktimin e një selie të përhershme të Sekretariatit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore. Vitaliteti i iniciativës shpjegohet kryesisht me zgjidhjen adekuate të problemeve rajonale. Vitin e fundit, gjatë kryesisë së Bullgarisë, një nga prioritetet kishte të bënte me përballimin e fluksit të madh të migrantëve. Me propozim të Sofjes gjatë shkurtit vendet pjesëmarrëse nënshkruan një deklaratë të përbashkët për përballimin solidar dhe me përgjegjësi të sfidave dhe me ndarjen e barabartë të peshës së fluksit të emigrantëve në regjion.

Një prioritet tjetër i rëndësishëm i kryesisë bullgare ishte lidhja e infrastrukturës energjetike. Kështu gjatë muajve të fundit në fazë vendimtare hyri projekti për lidhjen e sistemeve të përcjelljes së gazit të Bullgarisë dhe Greqisë dhe vetëm para një dite u nënshkrua marrëveshja për ndërtimin e një gazsjellës rezervë pranë interkonektorit midis Bullgarisë dhe Rumanisë.

Ndihma e ofruar e Bullgarisë si anëtare e BE ndihmoi pjesërisht për zgjidhjen e problemeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe ky fakt e rriti suksesin e kryesisë sonë. I tillë ishte rasti me angazhimin para pak kohe të Shërbimit Evropian për Rojë Kufitare dhe Bregdetare të ofrojë ndihmë në frenimin e presionit të migracionit nëpër kufirin midis Bullgarisë dhe Turqisë. Kjo është në favor edhe për vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Kryesia bullgare e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore koincidoi pjesërisht edhe me kryesinë bullgare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës – nga nëntori i 2015 deri në maj të 2016. Angazhimi i vendit tonë me dy kryesi në bazë të rotacionit pa dyshim kontribuoi për grumbullimin e përvojës për kryesinë e ardhshme bullgare të Këshillit të BE, që do të jetë në vitin 2018. Atëherë përvoja jonë në rregullimin e çështjeve regjionale mund të bëhet e dobishme edhe për eksperiencën e tërë BE.

Përgatitën në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD
Donald Trump

Presidenti dhe partitë politike uruan Donald Trump

Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..

botuar më 24-11-06 2.03.MD
Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD