Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vencisllav Zankov: “Çfarë ndodh me sistemin tonë të vlerave?”

БНР Новини

Deri më 5 qershor në Sofje mund të shihet ekspozita e skulptorit dhe piktor Vencisllav Zankov “Qytetarët e fundit të Kales”. Ajo u rregullua në korpusin e tretë të pambaruar të Universitetit të Ri Bullgar. Ekspozita na rikthen te një faqe tragjike të historisë kur në mesin e shekullit të XIV ushtria e mbretit anglez Eduard të Tretë rrethoi qytetin francez Kale. Që të shpëtojnë bashkëqytetarët, të parët e qytetit i dorëzuan mbretit çelësin e kështjellës. Kësaj skene skulptori i njohur Ogjust Roden i kushton kompozimin “Qytetarët e Kales”. Duke shtuar faktin se vitet e fundit pranë Kales u formua disi si një qytet i refugjatëve dhe i emigrantëve, qëllimi i të cilëve është të shkojnë në Britaninë e Madhe, atëherë titulli i ekspozitës e bënë atë edhe më aktuale.

“Ndodhemi në një krizë: financiare, morale, emigrante...” tha për Radio Bullgarinë Vencisllav Zankov dhe shtoi:

“Jetojmë në një krizë permanente. Çfarë po bëhet me sistemin tonë të vlerave? Deri tani vonë flitej për shtetas të botës. Mirëpo, në një moment doli, se nuk jemi as shtetas të botës, as bota është unike. Çfarë ndodh me botën dhe me shtetasit e saj? Dhe diçka tjetër, në modelin tonë të qytetëruar nuk ekziston ndonjë skemë për mbrojtje. Domethënë nuk kemi përgjigje të pyetjeve, si të sillemi, cila është përgjigja jonë morale dhe prej qytetari i asaj që ndodh. Kështu që del, se jemi tradhtuar nga brenda.”

Dhe diçka tjetër:

“Vet ideja për demokraci nuk numëron dhe respekton personalitetet, ajo interesohet për masën. Kur njerëzit bëjnë pjesë në zgjedhje numërohen votat – thekson Vencisllav Zankov. – Nuk e kam të qartë ku fshihen treguesit cilësor sepse gjithçka llogaritet në sasi. Thënë me fjalë të tjera ne votojmë, por nuk dëgjohet zëri ynë. Fjalët humben dhe asgjësohen, sepse bëhen bajate në ato diskutime të kota politike.”

СнимкаKrijuesi Vencisllav Zankov interpreton dhe zhvillon idenë e kompozicionit të njohur skulpturor të Rodenit “Qytetarët e Kales”. Sipas tij horizonti moral, i cili shihet, dhe është shpëtues për të gjithë, është që secili të shpëtohet veçmas. Mirëpo, atëherë menjëherë pushojmë të jemi qytetarë. Porse prijësit e qytetit Kale menduan për bashkëqytetarët dhe bashkinë...

Снимка“Kalaja Evropa disi është e tradhtuar nga brenda, ose beteja është për shpirtin. Dhe në këtë kuptim çështja mbetet e hapur, pse ky shpirt për të cilin mendojmë se është i qytetëruar, është i mundur nga konsumizmi dhe komercialiteti” – bën pyetje skulptori.

Në punimet e krijuesit Vencisllav Zankov janë të fshehura dhembja, dëshpërimi, ekstremiteti. Figurat në ekspozitë inspirojnë te vizituesi një alienim, vetmi, vuajtje. Për punimin e skulpturave krijuesi shfrytëzoi produkte të kimisë organike – poliuretan dhe poliester.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD
Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD