4
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev.
Ekspozita do të hapë dyert e saj në galerinë e kryeqytetit DOT Sofia më 3 shtator dhe do të shënojë fillimin e një sërë ngjarjesh që lidhen me njohjen dhe dokumentimin e zonës në të cilën ndodhet ndërtesa e galerisë, përkatësisht - Sofja e Vjetër, rajoni "Vëzrazhdane" dhe kryesisht “Tregu i Grave”.

Vizitorët do të mund të shikojnë disa nga fotot më të njohura të fotografit, i cili ka punuar për shumë vite në studion kinematografike “Bojana”, arkivi i të cilit përfshin foto nga rreth 7000 filma. Shëtitja e tij me fotografi fillon në vitin 1975 nga Stacioni Qendror dhe kalon nëpër vendet emblematike të kryeqytetit - Ura e Luanit, Bulevardi “Georgi Kirkov”, Rruga “Zhdanov2, para Xhamisë, Dyqanit QendrorTregtar (CUM), Sheshit “Lenin” dhe përfundon rreth bulevardit “Stambolijski”, mësojmë nga njëri prej kuratorëve – Tihomir Stojanov.

Përveç pamjes arkitekturore të Sofjes, fotografitë tregojnë edhe jetën shoqërore të asaj kohe. Po shohim shumë njerëz në rrugë, me nxitim, duke bërë pazar, duke kaluar njëri-tjetrin... "Vizitorët do të ndjejnë dinamikën e qytetit, pulsin e tij siç ishte në vitet 1970," tha Stojanov për BNR.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Arkivin Vizual Bullgar dhe Klubin Kinematografik "Super 8" dhe mund të shikohet deri më 5 tetor.
Lexoni akoma:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Foto: visualarchive.bg, Facebook / DOT Sofia
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollay Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..
Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..
Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollay..