“2 qershori është një ditë e trishtuar për Bullgarinë, sepse para 140 viteve humbëm një prej bullgarëve më të mëdhenj. Mirëpo, përveç trishtimit, ka edhe gëzim, të provokuar nga vepra e tij heroike, nga burrëria, fuqia e shpirtit dhe e dashurisë ndaj atdheut – dashuri për të cilën njerëzit kanë sakrifikuar jetën e tyre. Hristo Botev me vdekjen e tij na ndihmoi për t’u ringjallur, që të çlirohemi nga robëria turke” – këtë e deklaroi në fjalimin e vet Kalin Kamenov, kryetari i bashkisë së Vracës, qyteti, i cili çdo vit më 2 qershor nderon solemnisht kujtesën e poetit dhe revolucionarit të madh Hristo Botev dhe të të gjithë heronjve të vdekur për lirinë e Bullgarisë. Duhet shënuar se aktivitetet e para përkujtimore për nder të tyre datojnë në shekullin e XIX-të. Që nga atëherë pavarësisht nga moti, në se jemi në paqe, ose në luftë, populli ynë gjithmonë e ka nderuar poetin.
Botev është idhull në jetën e mijëra bullgarëve bashkëkohorë. Ata lexojnë dhe e dinë përmendsh vargjet e tij, frymëzohen nga idetë e poetit dhe besojnë se ato do ta ndihmojnë popullin tonë për t’i përballuar vështirësitë.
Filip Filipov, mësues në qytetin e Vracës, është një prej bullgarëve të shumtë, të cilët emocionohen nga vepra e Botevit. Sipas bashkëqytetarëve të tij ka ngjashmëri fizike mes tij dhe poetit, kurse po të xhirohen filma, kushtuar Botevit, shpeshherë e ftojnë për të luajtur rolin e idhullit të tij.
“Që si fëmijë më kanë edukuar në dashuri ndaj atdheut. Një stërgjyshi im, mësues bullgar dhe prift, ka qenë pjesëmarrës aktiv në Kryengritjen e Prillit. Që si fëmijë, meqenëse e dua shumë sportin, kishte konkurrencë, midis bashkëmoshatarëve të mi – kush do të kërcejë më lart, kush do të vrapojë më shpejt. Që atëherë përpiqesha të isha i parë, që atëherë imazhi i Vojvodës ishte një shembull për mua. Më kanë pyetur që si nxënës në Vraca cilin prej heronjve tanë do të mishëroja, meqenëse merrja pjesë në shfaqjet teatrale të Shtëpisë së Rinisë. Gjithmonë kam preferuar imazhin e Botevit, për shkak të natyrës së tij të zjarrtë. Ky bullgar gjenial është shumë aktual edhe sot e kësaj dite, megjithëse i ka shkruar veprat e tij para 140 vitesh. Këto fjalë i përkasin kryesisht vjershës “Elegjia” – vepra e tij më kritike ndaj parregullsive në jetë.”
Sivjet mbushen 140 vjet nga Kryengritja e Prillit. Me rastin e këtij përvjetori jubilar u organizua marshimi “Në gjurmët e çetës së Botevit”, i cili filloi më 27 maj në Bregun e Kozllodujit dhe përfundon më 2 qershor në Ballkanin e Vracës. Çdo vit në radhët e para, i veshur me uniformën e kryengritjes, marshon edhe Filip Filipov:
“T’ju them të vërtetën ky marshim “Nëpër gjurmët e çetës së Botevit” ka një kuptim të madh. Vitin e kaluar morën pjesë 700 fëmijë. Sivjet ata janë 1400. Nuk mund të përfytyroni se sa emocionohen njerëzit duke më parë se si eci dhe rikrijoj imazhin e Vojvodës. Ata thërrasin, qajnë, më puthin. Pjesëmarrësi më i vogël në marshim këtë vit është i moshës tre vjeçe, kurse më i moshuari është gjyshi Arun – 82 vjeçar. Ai, bashkë me të shoqen, ecën pranë meje, sikurse janë të rinj, dhe megjithëse mbajnë me vete çanta të rënda, hedhin poshtë ndihmën tonë. Kjo është shprehje e shpirtit patriotik të bullgarit. Pas kaq shumë gënjeshtrave dhe hipokrizie nga ana e pushtetarëve dhe administruesve, bullgari është mbyllur në vetvete. Që të dalë jashtë, duhet të fillosh të flasësh në gjuhën e historisë, për personalitetet e mëdha si Levski dhe Botev, por pa aspak ideologji. Atëherë shpirti i bullgarit do të hapet, atëherë ai do të kthehet në fëmijëri dhe përsëri do të përjetojë krenarinë dhe emocionin, i përulur para veprës së madhe heroike. Mesazhet e sinqerta gjithmonë e mbushin me optimizëm dhe gëzim popullin tonë të vuajtur. Shpirti është ai, i cili na gjallëron, njeriu vdes, por veprat e tij mbeten.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..