Domejni i shumëpritur i alfabetit cirilik me zgjerim “ею” (eju), tashmë startoi në Bullgari. Ai jep mundësi të krijohen adresa internet të shkruara plotësisht në gjuhën bullgare. Nga ky inovacion do të përfitojnë të gjitha institucionet, bashkitë, kompanitë dhe personat fizikë, të cilët kanë dëshirë që më lehtë të zbulohen në hapësirën internet.
Kombinimi i shkronjave “ею” (eju), u zgjodh nga përdoruesit bullgarë të internetit, pas një anketimi. Me vendosjen e zgjerimit “ею” (eju), alfabeti cirilik bëhet zyrtarisht alfabeti i tretë, i cili shfrytëzohet në regjistrimin e domejneve. Mundësitë e tjera sigurohen nga alfabeti latin dhe ai grek. Deri tashti domejni “eu” është me popullaritet më të madh në botë. Regjistrimi i domejneve të reja me shkronjat cirilike tashmë është i mundshëm. Kështu miliona njerëz të mbarë botës do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë gjuhën amtare në rrjetin internet dhe të përfitojnë nga mundësitë, të cilat ofron hapësira virtuale. Zgjerimi i ri është një hap i mirë për mbrojtjen e identitetit kulturor të popujve, të cilët e shfrytëzojnë alfabetin cirilik. Kështu komunikacionet në rrjetin botëror kalojnë në një nivel më të lartë. Nga domejni i ri do të përfitojnë vende si Maqedonia, Rusia, Bjellorusia, Serbia, Ukraina, Kazakistani dhe Mongolia. Përdoruesit e internetit mund të regjistrojnë, çfarëdo emri në domejn shkruar plotësisht me shkronja cirilike. Mjafton, që në bazën e të dhënave ky emër të jetë i lirë.
Xhovani Sepia është menaxher i marrëdhënieve ndërkombëtare pranë organizatës Eurid për regjistrimin e domejneve internet. Kjo organizatë është me qëllime joekonomike dhe ekziston pranë Regjistrit Evropian. Në një intervistë për Radio Bullgarinë zoti Sepia sjell më shumë hollësi për mundësitë e domejnit të ri:
“Ne besojmë, se domejni i alfabetit cirilik është një mundësi e mrekullueshme për biznesin dhe për profesionistët në Bullgari. Ai do të lejojë që ata njerëz dhe kompani, të shprehin identiteti i tyre si bullgarë dhe në të njëjtën kohë si evropianë. Deshëm të aplikojmë alfabetin cirilik, sepse kjo është një sinjal drejt mbarë botës, se është mirë të përkrahim idenë për ekzistencën e më shumë gjuhëve në internet. U lejojmë njerëzve të shfrytëzojnë gjuhën amtare. Ky është një hap i vogël drejt pasurimit të gjuhëve në rrjetin internet. Tani për tani ideja për domejn cirilik u mirëprit. Megjithëqë nuk besoj, se do të ketë shumë regjistrime, mendoj, se kjo është një mundësi e mrekullueshme. Lejojmë që ata, të cilët kanë domejnë të regjistruar, furnizuesit e internetit dhe të gjithë evropianët, të cilët e përdorin alfabetin cirilik, të shprehin veten në gjuhën e vet.”
Xhovani Sepija tha gjithashtu, se do të jetë më mirë, që t’iu shpresojmë cilësisë së domejneve të rinj, se sa sasisë. Nëpërmjet domejnit cirilik faqet ueb të firmave do të indeksohen më lehtë nga kërkuesit në tregun amtar, do të lehtësohet edhe qasja me internetin për përdoruesit bullgarë, sepse nuk do të ketë domosdoshmëri që në gjuhën latine të shkruhen shkronjat tipike si Й, Ш, Щ, Ъ, Ю, Я. Domejni është i hapur për banorët e BE-së, Norvegjisë, Lihtenshtajnit dhe Islandës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..