U bë traditë që në prag të fillimit të çdo stine turistike verore autoritetet në Bullgari të ndërmarrin masa suplementare për siguri dhe qetësi të turistëve. Bën përshtypje, se sivjet serioziteti i masave tejkalon atë të zakonshëm. Para ambasadave të shteteve me më shumë turistë në Bullgari Ministrja e Brendshme Rumjana Bëçvarova angazhoi një numër më të madh nëpunësish policorë të mobilizuar suplementarisht. Në rajonin e bregdetit numri i njësive policore që do të dërgohen me shërbim gjatë verës do të jetë 730 veta, përforcime do të ketë edhe për policët hetues, punonjësit operativë dhe për specialistët e tjerë. Përkujdesje shtesë për sigurinë premton dhe Ministria e Turizmit duke përfshirë dhe hapjen e linjës së nxehtë telefonike për njoftimin e çdo lloj parregullsish.
Ditë para bisedimeve me diplomatët, Ministrja e Brendshme deklaroi në parlament se do të shtrëngohen në mënyrë drastike masat për siguri edhe në aeroportet në Sofje, Varna dhe Burgas. Kjo masë me siguri është lidhur me paralajmërimin e Departamentit të Shtetit të SHBA për kërcënime eventuale terroriste gjatë verës në Evropë. Nuk është e rastit, se në zbatimin e saj do të marrin pjesë jo vetëm policë, por edhe ekipe të repartit për luftë kundër terrorizmit, të xhandarmerisë dhe policisë kufitare. Masa të tilla deri tani janë zbatuar vetëm gjatë vizitave të delegacioneve të huaja, gjatë fluturimeve të linjave ajrore izraelite dhe pas atentateve në Evropë.
Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit ka të bëjë jo vetëm me objektet turistike, por edhe me vendet për aktivitete masive, restorantet, qendrat turistike, si dhe për transportin urban. Prandaj mund të pritet që masat e sigurisë do të përfshijnë edhe objekte të tilla me qellim të garantohet perimetri më i gjerë i sigurisë së rritur. Disa vëzhgues nuk përjashtojnë mundësinë, që masat për siguri, të ndërmarrë për sezonin turistik veror, të zgjaten edhe pas përfundimit të tij. Njëri prej indikacioneve është, se pak para shpalljes së masave të MPB për sitën verore, qeveria miratoi ndryshimet në Listën për personat fizikë dhe juridikë, grupet dhe organizatat, ndaj të cilëve do të aplikohen masat në bazë të Ligjit për masat kundër terrorizmit. Në bazë të këtyre ndryshimeve objekt i procedimeve penale tashmë janë jo vetëm personat që kryejnë ose financojnë veprime terroriste, por edhe të tillë që mbledhin ose trajnojnë terroristë ose kalojnë përmes kufirit të vendit ose qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e tij për pjesëmarrje në veprimet terroriste. Me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm ishte krijuar një kapitull i ri në listë, i destinuar për personat për të cilët ka mjaft të dhëna, se merren me veprimtari, lidhur me terrorizmin ose financimin e terrorizmit. Në kapitullin e ri ishin përfshirë El Haxh Hasani dhe Farah Meliad – autorët e supozuar të atentatit me bombë në aeroportin e Burgasit në vitin 2012, gjatë të cilit vdiqën pesë turistë izraelitë dhe një bullgar.
Masat e autoriteteve treguan jo vetëm angazhim të lartë për garantimin e sigurisë së qytetarëve, por edhe vendosmëri për ndjekjen dhe ndëshkimin e personave që do ta shkelin.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Maturanti i Shkollës së Mesme Matematikore në Varna Svetosllav Arabov fitoi një medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Rinisë në Astronomi dhe Fizikë, transmeton BTA. Konkursi u mbajt nga 3 deri më 10 tetor në qytetin Katmandu, Nepal. Në të..
Fillimi i shekullit të XXI-të doli të ishte një pikë kthese për Aksinija Ivanovën dhe Ivan Cankovin - fati i çoi në Argjentinën e largët dhe ekzotike, dhe ajo u bë shtëpia e tyre e dytë. Atëherë ata as nuk e imagjinonin se një ditë do të njiheshin si..
Bashkimi Evropian mund të luajë një rol kyç në rindërtimin e Lindjes së Mesme pas përfundimit të konfliktit, i cili u përshkallëzua saktësisht një vit pas sulmit të Hamasit në Izrael, në të cilin mijëra u vranë dhe qindra u morën peng nga..
Bullgaria po shkon në zgjedhjet e gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se 4 vjet dhe kjo pengon debatin konstruktiv dhe ratifikimin e një..
27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e..
Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar..