Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E kaluara komuniste hyn në librat shkollorë – një misioni i mundshëm

БНР Новини
Foto: BGNES

Bullgaria është vendi i Evropës Lindore, i cili më ngadalë dhe më vështirë çlirohet nga e kaluara komuniste – ky është qëndrimi i vëzhguesve të jashtëm dhe të brendshëm. Megjithë dëshmitë dhe kujtimet e gjalla për mungesën e lirisë dhe pluralizmit, për moralin e imponuar të rremë dhe për ndëshkimin pa kompromis të njerëzve që menduan ndryshe, edhe më sot nuk janë pak njerëzit, të cilët mendojnë, se ato vite ishin më të mira, sepse jeta ishte më e lirë, më e sigurt dhe më e qetë. Mirëpo, çfarë është çmimi që paguhej për këtë “siguri”, është një pyetje, së cilës ata preferojnë t’i mos përgjigjen.

Pikërisht përgjigjet e këtyre pyetjeve njeriu duhet të fillojë të kërkojë që në shkollë. Në se dëshiron të zbulojë në çfarë botë jetuan prindërit dhe gjyshërit, njeriu duhet të njohë të kaluarën. Kjo sepse, në se e kaluara mbetet në sekret, atëherë ajo mund të ripërtëritë.

Kjo u dëgjua në Konferencën “Dituri dhe vlera – (mos)mësimi i regjimeve totalitare në shkollën bullgare”. Më shumë hollësi për motivet e mbajtjes së tij dëgjojmë nga njeri prej organizatorëve – gazetari Hristo Hristov:

Снимка“Në radhë të parë të gjithë ne, që jemi në Fondacionin “E vërteta dhe kujtesa”, prej vitesh punojmë mbi këtë problematikë. E pikërisht t’i japim një kuptim të ri së kaluarës totalitare komuniste. Kemi dëshirë që të mos bëhemi pjesëmarrës në falsifikimin e historisë bullgare. Me heshtjen e vet, vitet e fundit institucionet bëjnë pikërisht këtë. Dëshirojmë, që të rinjtë të jenë të informuar mirë dhe më në fund të kryhet reforma në arsimin bullgar.”

Në një takim gjatë majit me ministren e arsimit Meglena Kuneva, përfaqësues të Fondacionit “E vërteta dhe kujtesa” paraqitën një listë. Ajo përmban faktet dhe proceset kryesore nga koha e komunizmit, të cilët sipas tyre duhet të hyjnë në librat e rinj shkollorë të historisë. Ndër ta janë tre falimentimet e shtetit, vendosja e lejes së banimit, kontrolli totalitar mbi mediat dhe mungesa e lirisë së fjalës, sekuestrimi i pronës private e të tjerë. U arrit pajtim, se mësimi i regjimit komunist në shkollë është me rëndësi për brezi në rritje. Nuk është e qartë, pse në konferencën në fjalë, Ministria e Arsimit nuk kishte përfaqësues. Megjithëkëtë pas forumit ministrja Kuneva komentoi, se atë që shkruhet në librat shkollorë për regjimin totalitar në Bullgari varet nga autorët.

Kundërshtarët e mësimit të komunizmit në shkollë theksojnë, se nuk ka një pozitë e përbashkët për këtë çfarë ishte Bullgaria gjatë këtyre 45 viteve. Sipas tyre për disa regjimi ishte një kohë e terrorit, poshtërimit dhe shtypjes, për të tjerë jeta ishte e qetë, e rregulluar dhe e parashikueshme. Një anketim nga viti 2014, zhvilluar në lidhje me vjetorin e 25-të të rrëzimit të regjimit, tregoi, se 55 për qind prej bullgarëve kanë më tepër qëndrim pozitiv ndaj personalitetit të Todor Zhivkovit, njeriut, i cili mishëronte pushtetin komunist në Bullgari. Këtë e kujtoi gjatë diskutimit të tij para të pranishmëve eurodeputeti Andrej Kovaçev dhe shtoi:

Снимка“Historia nuk duhet të jetë as të majtë, as të djathtë. Ajo duhet të jetë objektive, u bazuar fakteve historike. Më pyetën çfarë është e mira, të cilën mund të marrim nga komunizmi. Është fakt, se nuk ishte gjithçka e keqe... Doemos për çdo njeri, që ka jetuar në atë regjim ka pasur edhe momente të mira, por ata në asnjë mënyrë nuk lidhen me mirënjohje ndaj Partisë Komuniste Bullgare. Mirëpo, shkëputja e Bullgarisë nga bota e zhvilluar, tradhtia ndaj bashkatdhetarëve tanë në Maqedoni dhe vet Maqedonisë dhe doemos ndaj krahinës së Pirinit... Të gjitha ato fakte nuk duhet të harrohen.”

Pjesëmarrësit në diskutim përkrahën tezën, se në se të rinjtë nuk disponojnë dituritë e domosdoshme për të kaluarën e afërt, nuk është e mundshme, që brezi që po rritet të bëhet aktiv dhe i edukuar. Kjo fsheh rreziqe, që disa prej gabimeve të komunizmit të përtëriten prapë e prapë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

U inaugurua oborri i shkollës në fshatin Borje i rinovuar me mbështetjen e Bullgarisë

Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...

botuar më 24-12-19 2.39.MD

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD