Në fund të mandatit dhe pak pasi shpalli, se nuk do të hedhë kandidaturën e tij për mandat të dytë, presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev bëri një deklaratë në Parlamentin Evropian në Strasburg, deklaratë kjo e cila bëri përshtypje. Në sesionin iu kushtuar shkaqeve të emigrimit, projekt-direktivës kundër evitimit të tatimit dhe luftës së praktikave pa lojalitet të zinxhirëve tregtarë në tregjet e brendshme, kreu i shtetit foli për sfidat e mëdha politike para Evropës në të ardhmen. Fjalimi bëri përshtypje me tonin e ashpër dhe kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shullc e caktoi si “i guximshëm”, ndërsa disa të tjerë disi si “pak arrogant”. Dhe në të vërtetë, nga tribuna e lartë e Parlamentit Evropian zoti Rosen Plevneliev tha, se nga lufta e ftohtë kaluam te paqja e ftohtë në marrëdhëniet; se në botë ka shumë kriza dhe njëra prej tyre është, se sot Rusia nuk përkrahë parimet e rendit ndërkombëtar; Kremlini përpiqet të destabilizojë BE-në; jemi dëshmitarë të mjedisit më të keq të sigurimit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe në se Perëndimi lejon një konferencë të re në Jaltë, kjo do të jetë një turp historik.
Duhet të theksojmë, se në Bullgari reagimet e apelit presidencial nuk ishin shumë dhe nuk u bënë nga zyrtarë. Kualifikimet për të lëvizeshin nga “tepër i ashpër ndaj Rusisë”, në hapësirën e majtë dhe nacionaliste, deri te “parathënës për të ardhmen e Evropës”, në të djathtë. Kështu për shembull ish kryetari i socialistëve Mihaill Mikov tha, se fjalimi i presidentit përbën një shërbim të turpshëm dhe jo largpamës të interesave të huaja në dëm të Bullgarisë. Kryetari i formacionit nacionalist VMRO Krasimir Karakaçanov theksoi, se nuk është një gjë normale dhe e pranueshme, që presidenti i Bullgarisë të flasë në një gjuhë më ekstreme se sa presidenti i SHBA-së, se Rusia dhe Ukraina ndodhen nja 1000 kilometra larg vendit tonë dhe se duhet të jemi më të balancuar. Nga Blloku i Reformatorëve i së djathtës hodhën poshtë kritikat me argumentin, se Rusia nuk ishte theksi kryesor në fjalimin e presidentit dhe se njeriu duhet të jetë mendjelig, që të nxjerr nga të gjithë vetëm këtë temë. Në rrethet e pushtetarëve theksuan, se në parlamentin në Strasburg kishte edhe reagime pozitive. Krahas të tjerëve, në fjalimin e tij presidenti Rosen Plevneliev bëri apel për unitet në ruajtjen e sanksioneve kundër Rusisë. Disa komentuan, se pasi hoqi dorë nga mandat të dytë, presidenti e ndien veten më të lirë, se sa kryeministri Bojko Borisov, nga domosdoshmëria të bëjë deklarata të balancuara mbi këtë temë të ndërlikuar gjeopolitike. Mirëpo, pozitat e presidentit dhe qeverisë mbi çështjen e sanksioneve nuk dallohen shumë. Një ditë para se presidenti të mbajë fjalimin në Strasburg, ministri i jashtëm Daniell Mitov tha në një intervistë, se Moska është një agresor dhe duke sulmuar Ukrainën e shkeli normat e së drejtës ndërkombëtare. Ja përse sipas tij sanksionet kundër Rusisë duhet të mbeten.
Para një muaji Dhoma e Poshtme e Parlamentit Francez rekomandoi, që sanksionet ekonomike kundër Rusisë të hiqen. Pak më vonë po këtë apel e bënë edhe ministri i jashtëm gjerman Frank Valter-Shtajnmajer dhe kryeministri hungarez Viktor Orban. Pozitat e presidentit dhe qeverisë së Bullgarisë mbi këtë çështje të ndjeshme mund të mos dallohen, por është e dukshme, se ato nuk përputhen me pozitat e shprehura në vende të tjera evropiane. Është e dukshme, se ato janë të përafërta me disa pikëpamje përtej Atlantikut.
Ashpërsia jo e zakonshme e apelit presidencial dhe tribuna e lartë nga e cila ai e bëri, provokuan mendime dhe hipoteza, se në fakt ai përbën një deklaratë për karrierë ndërkombëtare pas përfundimit të mandatit të kreut të shtetit. Mirëpo, a është kjo ashtu është çështja e një komenti tjetër.
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..