Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atentatet në Turqi gjenerojnë tension edhe në Bullgari

Foto: EPA/BGNES
Atentatet e përgjakshme gjatë javës së fundit në Turqi shtrojnë çështje serioze dhe shqetësuese jo vetëm për këtë vend, por edhe për shtetet fqinje. U bë e qartë, se nga 12 të vdekurit gjatë atentatit në lagjen e Stambollit “Veznexhiler” dy veta -  një polic dhe një grua, janë turq me origjinë bullgare. Filluan hetime për këtë a ishin ndihmuar atentatorët nga shtetet fqinje dhe në lidhje me këtë shërbimet turke kërkuan ndihmë nga Bullgaria për të mësuar kush ka hyrë dhe ka dalë në vendin e tyre përmes territorit të saj. Kjo krijon tension suplementar në punën e shërbimeve bullgare, të cilat vetëm gjatë vitit 2015 kanë kontrolluar 17 130 shtetas të huaj, për 181 prej të cilëve rezultoi, se mund të jenë kërcenim për sigurinë kombëtare.  Shqetësimet suplementare, të shkaktuara nga veprimet terroriste në Turqi koencidojnë me shqetësimet e vetë autoriteteve bullgare. Në raportin vjetor të qeverisë për gjendjen e sigurisë kombëtare gjatë vitit 2015, të publikuar para pak kohe, u raportua, se në Bullgari ekziston rreziku i krijimit të qendrave logjistike për sigurimin e veprimtarisë së grupimeve terroriste. Ka dhe analiza që çojnë në rrezikun, se gjatë sulmeve terroriste në Turqi tashmë ka bashkëpunim midis të ashtuquajturve “vëllezër armiq” – Partia Punëtore Kurdë dhe i ashtuquajturi “Shteti Islamik”. Tani për tani nuk ka informacion të konfirmuar për pjesëmarrjen e bullgarëve në veprimet luftarake në anën e organizatave terroriste, por dyshime ka pasur dhe imponohet që shërbimet e posaçme  bullgare të bëjnë kontrollime edhe për këtë. Qeliza të të ashtuquajturit “Shteti Islamik” në Bullgari mund të mos ketë, por ka shenje të imitimit të sjelljes së tij nga elemente islamike me ndjenje radikale në Bullgarinë Qendrore. Hetimet e atentateve në Turqi  përfshijnë përveç të tjerash dhe verifikimin e personave që kanë marrë me qira automjete të caktuara gjatë javës së fundit, sepse u bë e qartë, se pronari i njërit prej automobilave të dëmtuar në Stamboll është shtetase bullgare, e cila u ka dhënë automjetin e vet një të huaji pa kontratën përkatëse, që të shmanget pagimi i tatimeve. Rasti nuk është i izoluar, por bëhet fjalë për një praktikë masive, së cilës duhet t’i jepet fund jo vetëm për arsye tatimore, por edhe për arsye të sigurisë. Përveç kësaj, aktiviteti terrorist në Turqinë fqinje përputhet edhe me debatet për ndryshime të reja në ligjin kundër terrorizimit. Pushteti  synon masa edhe më të rrepta kundër fenomenit dhe kjo shkakton reagime negative në shoqëri dhe në disa forca politike, për shkak të rreziqeve për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Proceset zhvillohen në mënyrë, e cila konfirmon të vërtetën e vjetër dhe të sprovuar, se në Ballkan problemet në njërin shtet shumë shpejtë bëhen probleme  edhe për të tjerët dhe kundërvënia më e mirë është bashkimi kundër tyre.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD