Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karllovo ngriti shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski nga rrënojat dhe e ruan si një shenjtërore

БНР Новини

Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në qytetit Karllovo përbën një godinë modeste në stilin karakteristik për Rilindjen e hershme Kombëtare nga fundi i shekullit të XVIII. Ajo disponon një dhomë fjetjeje, një dhomë pritje, bodrum, një punishte dhe një dhomë për bojatisje.

Снимка

Pasi mbeti boshe, shtëpia vet u rrëzua në vitet pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke. U rindërtua në vitin 1933 dhe u hap për vizitues si muze katër vjet më vonë. Vite me radhë këtu mblidheshin dhe ruheshin sende, dokumente, fotografi nga jeta e familjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski, nga vepra e tij dhe të bashkëmendimtarëve të tij nga qyteti Karllovo dhe nga vendbanime të tjera të vendit. Këtu ruhen pothuajse të gjitha studimet biografike dhe vepra letrare i kushtuara Apostullit, vepra të artit figurativ, dokumente dhe fotografi. Një pjesë dërmuese prej materialeve janë dhuratë nga banorët e qytetit. Është i rivendosur edhe oborri me kalldrëm rreth shtëpisë, çezma e jashtme, lulishtja dhe muret e larta prej guri. Muzeu “Vasill Levski” në qytetin Karllovo është pjesë e listës së “100 Objekteve Turistike Kombëtare” dhe për vit frekuentohet nga më se 35 mijë veta.

СнимкаZakonisht ciceronët fillojnë shëtitjet me tregim për historinë e shtëpisë, për rimëkëmbjen e saj nga rrënojat dhe për shndërrimin e saj në një vend të shenjtë për çdo bullgar. “Që prej vitesh keqtrajtohet historia e shtëpisë, e kaluara e saj. Në fakt ajo nuk interpretohet në mënyrë të saktë – shpjegon Dora Çausheva, përgjegjëse në muze. – Një nga versionet më të përhapura është, se shtëpia u shkatërrua qëllimisht pasi u dogj. Mirëpo, kurrë nuk ka ndodhur këtë. Shtëpia ishte lënë pas dore nga mbarë familja e Apostullit për arsye të natyrshme. Levski u nda nga jeta tepër i ri.

СнимкаTë dy vëllezërit Hristo dhe Petër e braktisin qytetin e lindjes dhe u bënë emigrantë. Nëna e tij, Gina Kunçeva, e cila mbeti vet kur u bë plake shkoi të jetojë te familja e së bijës. Pasi shtëpia mbeti boshe dhe për të nuk kishte kush të kujdeset ajo u shkatërrua vetëm për disa vite. Kjo ndodhi në vitet rreth Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke – 1878. Kur vëllai më i vogël Petër u kthye në Karllovo ai e gjeti shtëpinë e lindjes të papërshtatshme për jetë. Kështu shtëpia mbeti të shembur vite me radhë. Mezi në vitin 1933 banorët e qytetit arritën të rimëkëmbin shtëpinë e Apostullit në pamjen e saj origjinale. Për rindërtimin e saj me dhurata u përfshin bullgarë nga të gjitha këndet e vendit. Banorët e qytetit Karllovo ftuan si konsulent i ndërtimit të ri historiani Dimitër Strashimirov dhe ai ndihmoi punimet e rindërtimit. Në qytet u formua një komitet special, i cili u angazhua me rimëkëmbjen e godinës. Në këtë punë fisnike ndihmuan garnizoni rajonal dhe shumë të afërm të Vasill Levskit, bullgarë atdhedashës.

СнимкаPara godinës ngrihet monumenti i nënës së Apostullit – Gina Kunçeva, e cila sikur pret në hyrje të gjithë miqtë e shtëpisë. Skulptura është vepër e profesorit Ivan Mandov dhe daton nga viti 1973. Për vizituesit përbëjnë interes veprat artistike të prezantuara në muze. Ato rikrijojnë momente interesante nga veprimtaria revolucionare e heroit tonë kombëtar. Shumë piktorë bullgarë nga breza të ndryshme interpretuan në mënyrë të vet figurën e Apostullit të Lirisë, dhe shumë prej veprave mund të shihen në muzeun tonë.”

СнимкаShtëpia, e cila ekzistonte si muze afro 80 vjet, tani është qendra e një kompleksi të tërë muzeor, i cili ruan kujtesën për revolucionarin Vasill Levski, për familjen e tij dhe për të afërmit e tij, për veprimtarinë e tij revolucionare si në qytetin Karllovo edhe në kënde të tjera të trojeve bullgare të asaj epoke.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Bukuria asketike e kishës “Shën Gjergji Fitimprurësi”

Në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore në lagjen Kollusha ngrihet kisha “Shën Gjergji Fitimprurësi”. Ajo u shpall monument arkitekturor dhe kulturor me rëndësi kombëtare. Ky është tempulli më i vjetër nga mesjeta në rajon. Krijuar..

botuar më 20-05-06 6.30.PD

Vendi ku Shën Athanasi ka komunikuar me Zotin

Nuk është e nevojshme të udhëtojmë me mijëra kilometra, që të mund të arrijmë deri në vende në të vërtetë të shenjta për të krishterët dhe të pimë nga "burimi" çudibërës i besimit ortodoks. Tokat bullgare janë të përmbushura me qindra kisha dhe..

botuar më 20-01-18 9.00.PD

Kalaja e Asenit është mbështjellë me vellon e misticizmit dhe legjendave

Mbi një shkëmb të madh mbi lumin Asenica ngrihet një kështjellë e paarritshme për armiqtë. Aje lartë mbi shkëmbinjtë e shqiponjave, fortesat e veta i kanë ngritur trakët, romakët, bizantinët, njerëzit e ardhur nga pjesa perëndimore e Evropës,..

botuar më 19-12-23 10.15.PD