Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karllovo ngriti shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski nga rrënojat dhe e ruan si një shenjtërore

БНР Новини

Shtëpia e lindjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski – ideolog dhe organizator i revolucionit kombëtar bullgar në shekullin e XIX, është ndër muzetë memorialë më të vizituar që nga e kaluara e edhe më sot. Shtëpia e Apostullit të Lirisë Bullgare në qytetit Karllovo përbën një godinë modeste në stilin karakteristik për Rilindjen e hershme Kombëtare nga fundi i shekullit të XVIII. Ajo disponon një dhomë fjetjeje, një dhomë pritje, bodrum, një punishte dhe një dhomë për bojatisje.


Pasi mbeti boshe, shtëpia vet u rrëzua në vitet pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke. U rindërtua në vitin 1933 dhe u hap për vizitues si muze katër vjet më vonë. Vite me radhë këtu mblidheshin dhe ruheshin sende, dokumente, fotografi nga jeta e familjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski, nga vepra e tij dhe të bashkëmendimtarëve të tij nga qyteti Karllovo dhe nga vendbanime të tjera të vendit. Këtu ruhen pothuajse të gjitha studimet biografike dhe vepra letrare i kushtuara Apostullit, vepra të artit figurativ, dokumente dhe fotografi. Një pjesë dërmuese prej materialeve janë dhuratë nga banorët e qytetit. Është i rivendosur edhe oborri me kalldrëm rreth shtëpisë, çezma e jashtme, lulishtja dhe muret e larta prej guri. Muzeu “Vasill Levski” në qytetin Karllovo është pjesë e listës së “100 Objekteve Turistike Kombëtare” dhe për vit frekuentohet nga më se 35 mijë veta.

Zakonisht ciceronët fillojnë shëtitjet me tregim për historinë e shtëpisë, për rimëkëmbjen e saj nga rrënojat dhe për shndërrimin e saj në një vend të shenjtë për çdo bullgar. “Që prej vitesh keqtrajtohet historia e shtëpisë, e kaluara e saj. Në fakt ajo nuk interpretohet në mënyrë të saktë – shpjegon Dora Çausheva, përgjegjëse në muze. – Një nga versionet më të përhapura është, se shtëpia u shkatërrua qëllimisht pasi u dogj. Mirëpo, kurrë nuk ka ndodhur këtë. Shtëpia ishte lënë pas dore nga mbarë familja e Apostullit për arsye të natyrshme. Levski u nda nga jeta tepër i ri.

Të dy vëllezërit Hristo dhe Petër e braktisin qytetin e lindjes dhe u bënë emigrantë. Nëna e tij, Gina Kunçeva, e cila mbeti vet kur u bë plake shkoi të jetojë te familja e së bijës. Pasi shtëpia mbeti boshe dhe për të nuk kishte kush të kujdeset ajo u shkatërrua vetëm për disa vite. Kjo ndodhi në vitet rreth Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke – 1878. Kur vëllai më i vogël Petër u kthye në Karllovo ai e gjeti shtëpinë e lindjes të papërshtatshme për jetë. Kështu shtëpia mbeti të shembur vite me radhë. Mezi në vitin 1933 banorët e qytetit arritën të rimëkëmbin shtëpinë e Apostullit në pamjen e saj origjinale. Për rindërtimin e saj me dhurata u përfshin bullgarë nga të gjitha këndet e vendit. Banorët e qytetit Karllovo ftuan si konsulent i ndërtimit të ri historiani Dimitër Strashimirov dhe ai ndihmoi punimet e rindërtimit. Në qytet u formua një komitet special, i cili u angazhua me rimëkëmbjen e godinës. Në këtë punë fisnike ndihmuan garnizoni rajonal dhe shumë të afërm të Vasill Levskit, bullgarë atdhedashës.

Para godinës ngrihet monumenti i nënës së Apostullit – Gina Kunçeva, e cila sikur pret në hyrje të gjithë miqtë e shtëpisë. Skulptura është vepër e profesorit Ivan Mandov dhe daton nga viti 1973. Për vizituesit përbëjnë interes veprat artistike të prezantuara në muze. Ato rikrijojnë momente interesante nga veprimtaria revolucionare e heroit tonë kombëtar. Shumë piktorë bullgarë nga breza të ndryshme interpretuan në mënyrë të vet figurën e Apostullit të Lirisë, dhe shumë prej veprave mund të shihen në muzeun tonë.”

Shtëpia, e cila ekzistonte si muze afro 80 vjet, tani është qendra e një kompleksi të tërë muzeor, i cili ruan kujtesën për revolucionarin Vasill Levski, për familjen e tij dhe për të afërmit e tij, për veprimtarinë e tij revolucionare si në qytetin Karllovo edhe në kënde të tjera të trojeve bullgare të asaj epoke.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Shtëpia-muze “Nikolla Vapcarov”

Muzeu i poetit Nikolla Vapcarov në Bansko

Vitet e fundit pushimorja e njohur dimërore Bankso zhvillohet dhe po ashtu si një qendër turistike gjatë stinës së verës. Muzetë në Bansko janë shumë interesantë dhe janë hapur gjatë gjithë vitit. Muzetë “flasin” për ngjarjet e rëndësishme lidhur me..

botuar më 14-12-14 12.10.MD
Maja Shipka

Majat Shipka dhe Buzlluxha të cilat pa tjetër duhet të vizitohen

Ka një vend në malin Stara planina, i cili është i shenjtë për çdo bullgari. Kjo është maja Shipka, e kurorëzuar nga Monumenti i lirisë. Ai është njëri prej relikteve më të njohura luftarake që është ngritur për nder të ushtarëve rusë dhe vullnetarëve..

botuar më 14-11-08 11.35.PD

Kompleksi i manastireve “Shën Joan Pagëzori”

Nën numrin 25 në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë renditet manastiri ortodoks “Shën Joan Pagëzori”. Rrënojat e tij dallohen në një kodër të bukur mbi brigjet e lumit Arda, i cili kalon mes përmes qytetit Kërxhali. Vendi i shenjtë..

botuar më 14-10-28 11.25.PD