Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Pro” dhe “kundër” ligjit antiterrorist

БНР Новини
Foto: BGNES

Afati për shqyrtimin shoqëror të projektligjit për luftimin e terrorizmit, të botuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përpara dy jave, tanimë po përfundon. Deri në përfundimin formal gjatë ditës së premte nuk priten reagime të tjera, përveç atyre të ditura. Qëllimi i ligjit kundër terrorizmit pranohet, por me rezerva.

Në qoftë se projekti bëhet ligj në formën, në të cilën u botua për shqyrtim, shërbimet e specializuara do të mund të ndalojnë praninë deri në internet, largimin nga vendi dhe bile takimet me person të caktuar. Do të bëhet e lejueshme marrja e dokumenteve personale. Ushtarakët do të marrin të drejtën e funksioneve policore si kontrollimin dhe arrestimin e qytetarëve. Në rajonet e operacioneve antiterroriste do të mund të kufizohen të drejtat civile, kurse çdo një do të jetë i detyruar të pasojë kufizime dhe t’u ndihmojë autoriteteve. Mediave do të detyrohet “ta transmetojnë menjëherë dhe pa ndryshime informacionin e domosdoshëm për informim të shoqërisë” pa të drejtë të zbulojnë hollësi për veprimet e zyrave.

Karakteri drastik i disa prej masave kundër terrorizmit shkakton një mospajtim të gjerë shoqëror. Mes mbrojtësve të të drejtave të njeriut dominon mendimi se autorët e projektit po mundohen me anën e ligjit ta privojnë bullgarin nga të drejtat bazë kushtetuese. Sipas avokatit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut Mihaill Ekimxhiev, projekti bile është një “atentat kundër të drejtave të njeriut” dhe në qoftë se bëhet ligj do të “ndryshojë mënyrën e jetës të njerëzve, zakonet dhe vlerat e tyre.” Një mospajtim të veçantë shkakton dhe mundësia e parashikuar që zyrat të ndjekin dhe të përgjojnë gjashtë herë më gjatë, sa është e lejueshme tani, por pa qenë të detyruar të llogarisin se çfarë bëjnë me të dhënat e mbledhura. Autorët e projektit mbase nuk kanë llogaritur përvojën e deritanishme negative të vendit në këtë drejtim.

Rezerva shfaqin dhe ekspertët e shërbimeve të posaçme. Ish shefi i zbulimit Kirço Kirov komenton se gjatë kaq akteve terroriste në afërsi të kufirit të Bullgarisë nevojitet që një ligj i tillë të miratohet së shpejti. Por sipas gjeneralit kufizimet e të drejtave civile janë të lejueshme vetëm gjatë kohës së operacioneve antiterroriste dhe gjatë një kontrolli të rreptë mbi veprimtarinë e shërbimeve të posaçme. Dhe një ish drejtor tjetër i zbulimit – Dimo Gjaurov, ka një mendim të ngjashëm. Sipas Gjaurovit bëhet fjalë për një legjislacion emergjent, tek i cili është e detyrueshme që të gjitha procedurat kufizuese të jenë të shënuara shumë qartë dhe me hollësi që të mos të ketë shpërdorime. Dhe ai si Kirovi mendon se, nuk është i nevojshëm një kontroll serioz mbi veprimet e shërbimeve, ku masat e tyre të lejohen nga Gjykata e Specializuar. Eksperti i antiterrorizmit Hristo Smolenov është i mendimit më të ndryshëm. Sipas tij qeveria propozon ligji për luftimin e terrorizmit, kurse deri tani asnjë vend nuk e ka përballuar terrorizmin me veprime administrative.

Në fakt vihet nën dyshim jo mospranimi i ligjit të specializuar kundër terrorizmit, por shkalla e propozuar bashkë me projektin për kufizim të lirive personale në dobi të sigurisë të shtetit. Me siguri ky do të jetë dhe debati bazë në ecurinë e debatit të ardhshëm parlamentar. Por, bile dhe specialistët, të cilët kanë dyshime sa i përket domosdoshmërisë prej një ligji të veçantë kundër terrorizmit dhe shikojnë një shtytje drejt të drejtave më të shumta të autoriteteve, që tani pohojnë se, me qenë se qeveria e shikon si të domosdoshme të ketë një të tillë, nuk do të refuzojnë ta përkrahin në parlament. Drejtuesit mendojnë se miratimi i tij është vonuar dhe ushqejnë shpresa që kjo të bëhet deri në fund të verës. Dhe nuk do të ishte aspak keq, që të mund t’i shmangen politizimit të tepërt të debatit nga fushata e zgjedhjeve presidenciale gjatë vjeshtës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD