Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëri i mrekullueshëm i Magdalena Morarovës dhe këngët e krahinës së saj të lindjes Bansko

Sivjet mbushen 90 vjet nga lindja e Magdalena Morarovës – interpretuesja e këngës së njohur popullore “Petruno, moj zog i larmë”, këngë e cila dihet dhe këndohet nga të gjithë bullgarët. Magdalena Morarova është prej këngëtareve që kanë lënë një numër të madh këngësh origjinale dhe të papërsëritshme në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.

Ka lindur në qytezën Bansko, në rrëzat e malit Pirin, sot një qendër e njohur e skive. Ka trashëguar talentin dhe dijet për këngën e krahinës së Pirinit nga i ati Dimitër Gerin. Ai i ka bjerë me mjeshtëri fyellit, tamburasë, repertori i tij i këngëve ishte jashtëzakonisht i pasur. Ka krijuar dhe këngë në stilin e folklorit të krahinës së Pirinit. Magdalena ka kënduar që nga fëmijë, por ka arritur në skenën e madhe relativisht vonë – në moshë 30 vjeç. Folkloristi Ivan Kaçulev ka dëgjuar interpretimet e saj në festivalin në qytetin Ruse. I mahnitur nga talenti i saj, menjëherë e ka rekomanduar kolegëve të tij të Radios Kombëtare Bullgare. Për herë të parë zëri i saj tingëlloi në eterin e Radios në vitin 1957. Ndër këngët, me të cilat është paraqitur në konkurs ishte “Përreth Plevenit” – kushtuar rrethimit të qytetit Pleven dhe e cila u bë shumë popullore për shkak të talentit të jashtëzakonshëm vokal dhe interpretimit emocional të këngëtares.

Përveç këngëve “Petruno, moj zog i larmë” dhe “Përreth Plevenit”, Magdalena Morarova është e njohur edhe me shumë këngë të tjerë mes të cilave janë “A janë rrush sytë e tu”, “Po rrjedh ujë i ftohtë”...

Në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar Morarova filloi një veprimtari aktive koncertale me këngëtarët e njohur Boris Mashallov dhe Ivan Panovski. Në vazhdim të 20 vjetëve ajo jepte koncerte me grupe folklorike nëpër fshatra dhe qytete të Bullgarisë dhe jashtë shtetit. Ka bërë dhe shumë incizime për BNR, ka incizuar pllaka gramafoni, ka xhiruar filma në Televizionin Kombëtar. Duhet të shënojmë, se këngët e saj janë përpunuar nga kompozitorë, të cilët kanë përdorur harmoninë klasike, duke e adaptuar ndaj melodikes folklorike. Ky është një drejtim i tërë në historinë tonë muzikore – rikrijimi skenik i këngëve popullore. Për fat të keq, nuk disponojmë këngë të papërpunuara në interpretim të këngëtares së madhe popullore.

Magdalena Morarova u nda nga jeta në vitin 2009, por krijimtaria e saj është e gjallë dhe tingëllon në eterin kombëtar, që të mbajmë mend zërin e saj të mrekullueshëm dhe këngët e bukura të vendlindjes së saj – Bansko.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD