Sivjet mbushen 90 vjet nga lindja e Magdalena Morarovës – interpretuesja e këngës së njohur popullore “Petruno, moj zog i larmë”, këngë e cila dihet dhe këndohet nga të gjithë bullgarët. Magdalena Morarova është prej këngëtareve që kanë lënë një numër të madh këngësh origjinale dhe të papërsëritshme në fondin e Radios Kombëtare Bullgare.
Përveç këngëve “Petruno, moj zog i larmë” dhe “Përreth Plevenit”, Magdalena Morarova është e njohur edhe me shumë këngë të tjerë mes të cilave janë “A janë rrush sytë e tu”, “Po rrjedh ujë i ftohtë”...
Në fillim të viteve 60 të shekullit të kaluar Morarova filloi një veprimtari aktive koncertale me këngëtarët e njohur Boris Mashallov dhe Ivan Panovski. Në vazhdim të 20 vjetëve ajo jepte koncerte me grupe folklorike nëpër fshatra dhe qytete të Bullgarisë dhe jashtë shtetit. Ka bërë dhe shumë incizime për BNR, ka incizuar pllaka gramafoni, ka xhiruar filma në Televizionin Kombëtar. Duhet të shënojmë, se këngët e saj janë përpunuar nga kompozitorë, të cilët kanë përdorur harmoninë klasike, duke e adaptuar ndaj melodikes folklorike. Ky është një drejtim i tërë në historinë tonë muzikore – rikrijimi skenik i këngëve popullore. Për fat të keq, nuk disponojmë këngë të papërpunuara në interpretim të këngëtares së madhe popullore.
Magdalena Morarova u nda nga jeta në vitin 2009, por krijimtaria e saj është e gjallë dhe tingëllon në eterin kombëtar, që të mbajmë mend zërin e saj të mrekullueshëm dhe këngët e bukura të vendlindjes së saj – Bansko.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..