Më 24 qershor në Klubin Ushtarak Qendror do të mbahet koncerti i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes” me dirigjent Pllamen Xhurov dhe solistë Diljana Momçillova – violonçel dhe prof. Kevork Mardirosjan – violinë. Në program janë përfshirë vepra të Stefan Dragostinovit, Hajdnit dhe Vivaldit. Ngjarja do të zhvillohet në kuadrin e edicionit të 47-të të festivalit “Javët muzikore të Sofjes” dhe shumica e veprave janë me titull “Vera”.
Ja se çfarë na tregoi virtuozi para koncertit:
“Jam shumë i emocionuar, sepse me Solistët e Sofjes, nuk kam pasur shfaqje tashmë 17 vjet. Gjysma e orkestrës janë ish kolegë të mi dhe nxënës të mi. Pllamen Xhurov më ndihmoi shumë pasi e mbarova arsimin tim këtu. Repeticioni ynë i parë kaloi shumë mirë dhe shpresoj se koncerti do të jetë shumë i bukur. Unë do të interpretoj “Stinët e vitit” të Vivaldit. Diljana Momçillova do të ekzekutojë “Suitën verore” të Hajdnit dhe akoma një vepër të Stefan Dragostinovit, me të cilën do të hapet koncerti.”
Si ndihet profesori në Bullgari – ja përgjigja e tij:
“Shumë bukur. Jam në shtëpi. Për mua Amerika është vendi i punës dhe megjithëse gjysma e jetës sime ka kaluar atje, kur të kthehem në Bullgari gjithmonë ndihem shumë mirë. Kam shumë kujtime nga vitet rinore. Puna ime është lidhur me mësimdhënien, por jap gjithashtu koncerte – rreth 20 në vit. Për mua shndërrimi i talenteve në profesionistë të klasës më të lartë është detyra ime e parë. Para pak kohe një nxënës imi fitoi çmimin e Filarmonisë së Izraelit, një tjetër u bë koncert mjeshtër në Operën e Detroitit. Ia kam dhen emrin kuartetit “Zora” /“Agimi”/, ku bëjnë pjesë studentë të mi. Nxënësit e mi janë përfaqësues të kombësive më të ndryshme. Aktualisht kam një nxënëse bullgare dhe shumë nxënës aziatikë, si dhe nga Spanja, Gjermania, Rusia, shumë amerikanë. Niveli, sidomos i koreanëve dhe i kinezëve, u rrit shumë.”
“Kur shkova në Londër, duhej t’i ndryshoja gjërat kryesore – na thotë violinisti i njohur. Prof. Yfrah Neaman më bëri për të menduar duke e parë veprën. Sigurisht që njeriu i ri shpreson më shumë tek instinkti i tij, derisa muzikanti i pjekur mendon më shumë për atë që i thotë kompozitori. Këto fjalë ua them edhe nxënësve të mi – jo vetëm t’i bien violinës në mënyrë ritmike dhe të saktë, por edhe të krijojnë vetë ata diçka. Ka shumë talente të reja – si Svetlin Rusev, Lia Petrova e shumë të tjerë. Desha që në koncert t’i interpretoj mirë “Stinët e vitit” dhe publiku t’i dëgjoj dhe t’i kuptoj. Në Burgas do të jap një javë kurs mjeshtri në kuadrin e Akademisë së Arteve në Sozopoll, por kursi do të zhvillohet në Kazinonë Detare në Burgas. Do të vijnë shumë fëmijë nga mbarë bota. Është shumë interesante kur takohesh gjithmonë me njerëz të rinj dhe me talente të reja.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..