Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Danubi Ultra” – rizbulo Bullgarinë!

БНР Новини
Foto: arkiv personal

682 km për 48 orë nëpër rrjedhën e Danubit me biçikletë dhe vrapim. E tillë është sfida “Danubi Ultra!” Starti është më 20 gusht nga fshati Kudelin, 30 km larg Vidinit, ndërsa finali është në fshatin Durankullak, vendbanimi më verilindor i Bullgarisë.

Më shumë për iniciativën dhe kauzën e saj mësojmë nga ideatori i saj Boris Begëmov: “Iniciativa lindi në vitin 2014 si një sfidë personale dhe pjesë e ndryshimit time personal, sepse në të kaluarën beja jetë jo shumë të favorshme për shëndetin. Sfida “Danubi Ultra” dhe kalimi i një distance tepër të madhe në parametra ekstreme ishte pjesë e botëkuptimit tim të ri.” Në lidhje me itinerarin na shpjegoi: “Rrjedha e lumit Danub ka një histori dhe natyrë shumë interesante. Ne njohim mirë bregdetin, bukurinë e Rodopeve. Ndërsa ky rajon buzë Danubit është disi i izoluar.”

Stanisllav Evgeniev, Ilijan Llazarov, Filip Lhamsuren, Borisllav Jordanov dhe Boris BegëmovNë jetë Borisi është ekspert në fushën e marketingut digjital, ndërsa bashkë me të do të kalojnë distancën Ilijan Llazarov – krijues i Platformës RunBg në Internet, Filip Lhamsuren – bullgar me origjine mongole, pjesëmarrës në ekspedita në pjesë të ndryshme të botës, Stanisllav Evgeniev – ish sportist i kanotazhit dhe instruktor i fitnesit, i cili aktualisht punon në sferën e sigurisë, dhe Borisllav Jordanov – çiklist malor. Me pjesëmarrjen në iniciativë secili prej tyre i drejton vetvetes një sfidë personale.

“Për mua në vend  të parë është sfida fizike – tregon Ilijan Llazarovi. – Realisht para rreth dy muajve u ndërgjegjësova për kauzën dhe përgjegjësinë e “Danubit Ultra”, kur duke kaluar njërin prej itinerareve për biçikletistë në malin Rodope, pashë shumë njerëz aty, kryesisht të huaj – holandezë, gjermanë. Takova dhe një profesor holandez, i cili studionte trasenë, ku pas kësaj t’i çojë studentët e vet për të njohur me pasuritë e Bullgarisë.”

СнимкаDanubi është lumi i dytë evropian për nga gjatësia pas Volgës, por ndryshe nga ajo, kalon përmes disa shteteve si një arterie në zemrën e Evropës. Ndryshe nga vendet e tjera me ekonomi të zhvilluara ku përdoret si rrugë tregtare dhe turistike, në territorin e Bullgarisë, sipas Fillip Lhamsuren, i cili e ka kaluar me varkë të zakonshme, lugina e Danubit në disa rajon ka natyrë të virgjër dhe aq të bukur dhe njeriu ndihet sikur është kthyer mijëra vjet prapa në kohë.

“Rajoni i Bullgarisë Veriore dhe lugina e lumit Danub janë të jashtëzakonshme me kuriozitetet dhe objektet historike – vazhdoi Boris Begëmovi. – Rajoni ka një histori unike që nga koha para Shtetit të Parë Bullgar, nga koha e Perandorisë Romake. Pjesa bullgare e lumit Danub ka qenë kufiri i Perandorisë Romake. Në territorin e qyteteve të sotme Svishtov (qyteti romak Nove) dhe Silistra (qyteti romak Durostrum) ka pasur legjione romake të cilët kanë ruajtur kufirin verior të perandorisë në drejtim të  Rumanisë së sotme, ku ka qenë territori i dakeve. Që nga ajo periudhe janë ruajtur gjurmë që datohen në më se dy mijë vjet.”

СнимкаBorisi tha, se deri sa disa udhëheqës shtetëror janë të detyruar të trillojnë histori dhe legjenda për lokalitete konkrete për t’i tërhequr turistët, Bullgaria është jashtëzakonisht e pasur me kuriozitete historike dhe nevojiten vetëm mjete që ato të ruhen. “Me gjithë krizën, duhet të bëhen përpjekje që këto kuriozitete historike të shndërrohen në produkte turistike dhe t’i ofrohen botës. Kjo është mënyrë për popullarizimin e Bullgarisë dhe për bashkitë e vogla që të gjenerojnë të ardhura”, theksoi Boris Begëmovi.

Pjesëmarrësit në iniciativën do të xhirojnë film dokumentar, cili do të prezantojë rrjedhën e lumit Danub dhe mundësitë qe ofron rajoni për turistët. Filmi duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2016.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kolazhi: Ivan Petrov

Për Lojërat Olimpike me dashuri dhe krenari

Para disa ditësh filluan Lojërat Olimpike Verore XXXIII. Për herë të tretë në historinë tonë moderne dhe saktësisht një shekull pas pritjes së fundit, forumi më i rëndësishëm sportiv po mbahet sërish në kryeqytetin francez Paris, i cili është dhe..

botuar më 24-07-30 6.45.PD
Boksieri Boris Georgiev-Mokata, 1952.

Bullgarët - në Lojërat Olimpike

Në vazhdim të 19 ditëve, më shumë se 10 000 atletë nga 206 vende do të garojnë në 32 disiplina të ndryshme. Bullgaria do të përfaqësohet me 46 sportistë. Kjo është një nga ekipet më të vogla të vendit tonë në Lojëra Verore deri më sot. Me..

botuar më 24-07-27 1.36.MD
Radina Veliçkova

Paraqitje e mirë e sportistëve bullgarë në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë

Radina Veliçkova fitoi medaljen e artë në 100 metra për vajza në Kampionatin Evropian të Atletikës së Lehtë nën 18 vjeç në Banska Bistrica të Sllovakisë. 16-vjeçarja Veliçkova përfundoi për 11.46 sekonda. Kështu ajo vendosi një rekord kombëtar bullgar..

botuar më 24-07-22 10.14.PD