682 km për 48 orë nëpër rrjedhën e Danubit me biçikletë dhe vrapim. E tillë është sfida “Danubi Ultra!” Starti është më 20 gusht nga fshati Kudelin, 30 km larg Vidinit, ndërsa finali është në fshatin Durankullak, vendbanimi më verilindor i Bullgarisë.
Më shumë për iniciativën dhe kauzën e saj mësojmë nga ideatori i saj Boris Begëmov: “Iniciativa lindi në vitin 2014 si një sfidë personale dhe pjesë e ndryshimit time personal, sepse në të kaluarën beja jetë jo shumë të favorshme për shëndetin. Sfida “Danubi Ultra” dhe kalimi i një distance tepër të madhe në parametra ekstreme ishte pjesë e botëkuptimit tim të ri.” Në lidhje me itinerarin na shpjegoi: “Rrjedha e lumit Danub ka një histori dhe natyrë shumë interesante. Ne njohim mirë bregdetin, bukurinë e Rodopeve. Ndërsa ky rajon buzë Danubit është disi i izoluar.”
Në jetë Borisi është ekspert në fushën e marketingut digjital, ndërsa bashkë me të do të kalojnë distancën Ilijan Llazarov – krijues i Platformës RunBg në Internet, Filip Lhamsuren – bullgar me origjine mongole, pjesëmarrës në ekspedita në pjesë të ndryshme të botës, Stanisllav Evgeniev – ish sportist i kanotazhit dhe instruktor i fitnesit, i cili aktualisht punon në sferën e sigurisë, dhe Borisllav Jordanov – çiklist malor. Me pjesëmarrjen në iniciativë secili prej tyre i drejton vetvetes një sfidë personale.
“Për mua në vend të parë është sfida fizike – tregon Ilijan Llazarovi. – Realisht para rreth dy muajve u ndërgjegjësova për kauzën dhe përgjegjësinë e “Danubit Ultra”, kur duke kaluar njërin prej itinerareve për biçikletistë në malin Rodope, pashë shumë njerëz aty, kryesisht të huaj – holandezë, gjermanë. Takova dhe një profesor holandez, i cili studionte trasenë, ku pas kësaj t’i çojë studentët e vet për të njohur me pasuritë e Bullgarisë.”
Danubi është lumi i dytë evropian për nga gjatësia pas Volgës, por ndryshe nga ajo, kalon përmes disa shteteve si një arterie në zemrën e Evropës. Ndryshe nga vendet e tjera me ekonomi të zhvilluara ku përdoret si rrugë tregtare dhe turistike, në territorin e Bullgarisë, sipas Fillip Lhamsuren, i cili e ka kaluar me varkë të zakonshme, lugina e Danubit në disa rajon ka natyrë të virgjër dhe aq të bukur dhe njeriu ndihet sikur është kthyer mijëra vjet prapa në kohë.
“Rajoni i Bullgarisë Veriore dhe lugina e lumit Danub janë të jashtëzakonshme me kuriozitetet dhe objektet historike – vazhdoi Boris Begëmovi. – Rajoni ka një histori unike që nga koha para Shtetit të Parë Bullgar, nga koha e Perandorisë Romake. Pjesa bullgare e lumit Danub ka qenë kufiri i Perandorisë Romake. Në territorin e qyteteve të sotme Svishtov (qyteti romak Nove) dhe Silistra (qyteti romak Durostrum) ka pasur legjione romake të cilët kanë ruajtur kufirin verior të perandorisë në drejtim të Rumanisë së sotme, ku ka qenë territori i dakeve. Që nga ajo periudhe janë ruajtur gjurmë që datohen në më se dy mijë vjet.”
Borisi tha, se deri sa disa udhëheqës shtetëror janë të detyruar të trillojnë histori dhe legjenda për lokalitete konkrete për t’i tërhequr turistët, Bullgaria është jashtëzakonisht e pasur me kuriozitete historike dhe nevojiten vetëm mjete që ato të ruhen. “Me gjithë krizën, duhet të bëhen përpjekje që këto kuriozitete historike të shndërrohen në produkte turistike dhe t’i ofrohen botës. Kjo është mënyrë për popullarizimin e Bullgarisë dhe për bashkitë e vogla që të gjenerojnë të ardhura”, theksoi Boris Begëmovi.
Pjesëmarrësit në iniciativën do të xhirojnë film dokumentar, cili do të prezantojë rrjedhën e lumit Danub dhe mundësitë qe ofron rajoni për turistët. Filmi duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2016.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..