Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorja e re Ivon Kjuçukova: “Bullgari vlerëson artin realist”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ajo është vetëm në moshën 16 vjeçe, por tanimë po prezanton ekspozitën e vet të 19 vetjake në Qendrën Muzikore “Boris Hristov”. Ivon Kjuçukova është nxënëse në Shkollën kombëtare për arte të bukura “Ilija Petrov” – në Sofje. Dashuria e dytë e madhe e piktores së re është muzika. Sipas traditës i hap ekspozitat e veta me interpretime të saj bashkë me pedagogen e saj në piano docentja Ani Toshkova.

“Përpara disa vjetëve kam bërë ekspozitë në !endrën Muzikore “Boris Hristov”. “Piktura në muzikë/Muzika në piktura” është ekspozita ime e dytë, e përgatitur posaçërisht për aty – tregon Ivon. – Pjesa më e madhe e krijimeve të cilat i përfshijë, janë të pikturuara në gjimnaz. Aty na japin tema të caktuara. Kësaj radhe aksent janë instrumentet muzikore, kryesisht kitara. Më pëlqen të shkojë në koncerte me muzikë klasike. Gjithmonë derisa dëgjoj e interpretoj, paraqiten ide nga më të ndryshmet. Për mua çdo një pikturë është një përjetim i ndryshëm, pavarësisht se prej çfarë është frymëzuar – muzikë, bisedë ose ngjarje...”

Nëna e Ivonit është kritik arti, kurse babai për nga arsimi është mjek, por nga natyra poet. Në këtë atmosferë artistike muzika dhe piktura prej kohe bëhen një pjesë e pandarë nga ditët e saj të përditshme. “Kishte momente, në të cilat duhej të zgjidhja midis njërës dhe tjetrës, por unë akoma si e vogël u nisa në rrugën e artit të pikturimit. Pianoja është më tepër një hobi për mua – thotë Ivon. – Fillova të pikturojë kur qesh 3 vjeçe, kurse kur qesh 4 vjeçe bëra ekspozitën time të parë. Për zgjedhjen e gjimnazit nuk kam pasur luhatje të mëdha. Në klasën e 5 dhe të gjashtë kuptova se dua të merrem me art në mënyrë profesionale. Ka një moment, si dhe gjatë ekzekutimit në një instrument të dhënë – kur e bën në mënyrë të rregullt nga shumë orë dhe ndalon për një farë kohe, pas kësaj menjëherë e ndien se je s’postuar mbrapsht. Bile dhe gjatë këmbimit të teknikave të ndryshme – për shembull kur njëfarë kohe kam punuar vetëm me bojëra akrilike, pas kësaj e kam të vështirë të kalojë përsëri mbi bojërat e vajit.”

Ivon është e dashuruar pas peizazheve. Shpesh në pikturat e saj ajo rikrijon atmosferën magjike të Nesebërit të vjetër. “E dua shumë detin. Çdo verë, kur kam mundësi do të pikturojë aty. Në qytezat e vogla të Bullgarisë ka shumë se çfarë të paraqitet. Sa më afër natyrës qe të ndodhem, kaq më shumë frymëzohem” – tregon vajza e cila pavarësisht nga mosha e vet e njomë tanimë ka dekorata prej konkurseve.

Снимка“Plejada në Nesebër” është një prej tyre. Zhvillohet tanimë për vit të pestë gjatë muajit gusht. Ai është për muzikë, valle dhe arte të tjera. Në degën art figurativ ka katër grupe të moshave. Sivjet po kështu mendoj të marrë pjesë për herë të tretë të radhës. Gjatë paraqitjes sime të parë zura vendin e dytë, kurse gjatë vitit 2015 fitova dekoratën e parë.”

“Zakonisht gjatë zgjedhjes së pikturës njerëzit drejtohen nga një temë të caktuar. Pikturat realiste perceptohen në mënyrë më të lehtë, por kur është në nivelin e duhur, arti abstrakt po kështu gjen vlerësuesit e vet” – tregon vërejtjet e veta për shijet e bullgarit-piktorja e re. Ekspozita e Ivon Kjuçukovës do të mbetet e hapur për vizitë deri më 30 qershor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD
Teodor Ushev

Teodor Ushev dekorohet me çmimin "Renato Gutuzo" në festivalin Animaphix

Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..

botuar më 24-07-22 12.07.MD