Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vegël tipike popullore bullgare “gadullka” në teatër

Foto: salzaismyah.bgNë botën e reklamave të shumta, të kultit ndaj pop dhe rok yjeve, të cilët i imitojnë dhe disa muzikantë të muzikës klasike, jeton një muzikan i pasionuar pas veglave popullore. Ai ekzekuton në instrumentin e vet të thjeshtë, vazhdimisht është “nëpër botë dhe tek ne”, por udhëtimet e tij janë para së gjithësh drejt vetes së vet. Mundohet të jetë një njeri i mirë, i drejton pyetje vetes, do që të bëjë diçka të ndryshme por e kupton se vegla muzikore popullore”gadullka” (është diçka si fat për të). E gjithë kjo e sjellë me shumë humor dhe simpati ndaj heroit, e bën publikun të qesh në pjesën “Gadullka” nga Rajko Bajçevi. Monospektakli luhet  dhe në gjuhën angleze me titullin e vet ”The Burning Gadulka”, kurse përkthimi është vepër e Anxhella Rodelit. Regjisore e versionit të ri është Milena Aneva dhe aktori i cili mishërohet në një muzikant popullor është Mirosllav Kokenov. Pas disa spektakle të suksesshme në gjuhët bullgare dhe angleze në Londër, më 30  qershor nga ora 19 ai do ta prezantoi “Gadullka” në teatrin “Sëllza i smjah”(lot dhe gaz)-Skena e hapur.

Mirosllav ka përfunduar mjeshtëri aktori në universitetin Jugperëndimor “Neofit Rillski”, në klasën e profesorit Vencisllav Kisjov. Pas kësaj është i pranuar në teatrin e qytetit Gabrovo, ku punon 2 vjet. Vazhdon arsimin e vet në Angli, ku mëson regjisorë në Falmouth University. Duke kërkuar “vendin e vet nën diell”, shkon në Londër. Që të mund të saktësojë se të paktën tani për tani nuk e gjen veten e vet në ndarjet e zakonshme të roleve për pijesat e mëdha me një periudhë të shkurtër për prova.

Vendosa të fus forca dhe energji në diçka, e cila më pëlqen. E luta Milena Anevën e cila qe asistente e profesorit tim në universitet të më dërgojë disa pijesa, që të zgjedh .“Gadullka” e Rajko Bajçevit qe teksti i cili më pëlqeu më shumë. Kur lexoja, e dija paraprakisht se çfarë do të thotë heroi. Dua të rikujtoj se, përpara viteve “Gadullka” fitoj dekoratë për një dramë të re bullgare në konkursin e organizuar  nga teatri “Sofija”, dhe pas kësaj qe e vënë aty. Gjatë vitit 2012 është dominuar për dekoratat “Ikar”. Pijesa është diçka si remix i “Kontrabasit” nga Patrik Zjuskind, dhe mendoj se akoma është në afishen e teatrit Popullor “Ivan Vazov”. Në vend të kontrabasit këtu flitet për gadullkan. Aksenti është mbi marrëdhëniet midis gadullkës dhe instrumentit të tij. Heroi provon zhgënjim nga jeta e vet dhe nga arritjet e veta. Duke kërkuar shkakun, arrin deri tek konkluzioni se gadullka e ka fajin për çdo gjë, se ajo provokon momente jo të këndshme. Fillon të akuzojë gadullkan, të nënvizojë negativat nga kjo të jesh muzikant popullor. Por gadullka është çdo gjë të cilën e ka ai. Diçka si “nuk të dua por dhe pa ty nuk mundem”. Në një farë kuptimi gadullka është simbol i qëndrimit ndaj rrënjëve tona, drejt asaj rrënje ballkanase. Vet Rajko Bajçevi shkruan se, Ballkani i ngjan si diçka e zymtë, e errët, por nga ana tjetër-që këtu buron shumë energji dhe dritë. E njëjta gjë është e parashtruar dhe në vet pjesën. Ajo është shumë komike. Muzikanti tregon me shumë dashuri, humor dhe sarkazëm.

Ja dhe një pjesë të vogël nga teksti i pjesës:

Turpi nga gadullka, për shembull është diçka , nga e cila vuan fshehurazi çdo një gadullkë. Problemi është se vazhdimisht ndeshesh me moskuptimin e njerëzve. Në qoftë se je me kitarë zakonisht ata këndojnë rreth teje dhe kërcejnë me një entuziazëm të madh-o, kitarë, hejde kap ndonjë melodi! Kurse vet pamja e gadullkës i hedh në panik, të shikojnë në mënyrë mbrojtëse dhe pyesin se çfarë është kjo. Sytë ju thonë:” të lutem, fute përsëri në këllëf “. Dhe ti shumë kohë pas kësaj do të duhet tu sqarosh se kjo është gadullka, një instrument popullor-dhe ti tingëllon kështu sikur e justifikon veten se i ke shqetësuar.

Natyrisht që në skenë muzikanti vetëm flet, por dhe ekzekuton nganjëherë. Ja përse Miro shumë shpejt mëson melodi jo shumë të ndërlikuara.

Ky qe një nga problemet e mi bazë-tregon ai. U ktheva në Bullgari që të ble një gadullka, por nuk pata kohë të marrë asnjë mësim. Në Angli mësova për një periudhë të shkurtër tek një i njohuri im grek, i cili i bie lirës greke. Ai më njohu në vija të përgjithshme veglën. Me të vërtet fillova të mësoj tek një pedagoge në shkollën Bullgare pranë ambasadës bullgare në ambasadën tonë në Londër. Gjatë 2-3 muajt e fundit mësova shumë mirë një “Kopanica”. Premiera qe gjatë muajit shkurt në institutin kulturor Bullgar në Londër, kishte një shfaqje në gjuhën bullgare dhe një në anglisht. Një kritik britanez shkroi një recesion shumë pozitiv. Përpara rreth 2 javëve zhvillova edhe 5 shfaqje në The Drayton Arms Theatre/ teatri Drejtën arms/. Politika e këtij teatri  është të prezantoj artin e huaj, por përveç dy shfaqjeve në gjuhën bullgare, vendosëm të ketë edhe 3 të tjera në gjuhën angleze. Pijesa shkakton një hare të madhe. Kam ndjenjën se bullgarët e kuptojnë në thellësi dhe humorin dhe gjykimet për karakterin tonë kombëtar. Por dhe anglezët dëfrejnë shumë.

Pas shfaqjes në “Sëllza i smjah” Mirosllavi po mendohet të zhvillojë një turne të shkurtër në qytetin Lloveç dhe në akoma disa qytete të tjera, por kjo mbase do të rastis  gjatë vjeshtës. Më 23 dhe 24 tetor ka ftesë për të marrë pjesë në Clapham Fringe Festival (një festival në Londër).

“Gadullka” mund të shikohet më 3 korrik, ditën e diel nga ora 22 në teatrin “Sfumato” në kryeqytet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Teatri Popullor “Ivan Vazov” me një sfidë ndaj publikut për 120 vjetorin e tij

Teatri Popullor "Ivan Vazov" do të kënaqë 120 adhurues të artit teatror me një biletë falas për një nga shfaqjet e sezonit të tij të ri në vjeshtë. Shkaku është 120 vjetori i themelimit të tij në vitin 1904. Fatlumët do të kenë mundësinë të blejnë një..

botuar më 24-07-28 7.25.PD

Festivali veror i filmit në Bansko prezanton pamje ekstreme për adhuruesit e aventurave

Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..

botuar më 24-07-25 5.26.MD
Teodor Ushev

Teodor Ushev dekorohet me çmimin "Renato Gutuzo" në festivalin Animaphix

Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..

botuar më 24-07-22 12.07.MD