I tulatur midis dy maleve – Sredna Gora dhe Stara Pllanina, struket rajoni i qytetit Kazanllëk. I shtrirë midis tyre, ai i gëzon një klime të butë dhe pjellorie. Kështu që nuk është e rastit se ato vise janë të populluara që nga koha parahistorike e deri në ditët tona. Më se 1500 janë monumentet e palëvizshme të kulturës të gërmuara aty. Këtu përfshihen tumula, nekropole, kështjella. Më shumë hollësi për këtë rajon interesant sjell Krasimira Stefanova krye kujdestare e Muzeut Historik “Iskra” në qytetin Kazanllëk:
Është interesante koha, kur rajoni i qytetit Kazanllëk popullohej nga fisi trak odrisi. Ai ishte i bashkuar në Mbretërinë e Odrisëve dhe një meritë për këtë kishte sunduesi Sevt III. Kryeqyteti Sevtopolis, për fat të keq, është nën ujërat e liqenit artificial “Koprinka”. Mbretëria e sunduesit Sevt ekzistonte për një kohë tepër të shkurtër. Pas kësaj fiset trake, të cilët populluan territorin e Bullgarisë filluan të luftojnë midis njeri tjetrit. Vetëm odrisët ishin të organizuar në një shtet.
Qyteti u gërmua në periudhën e viteve 1948 – 1954. Mirëpo, atëherë njerëzit menduan më tepër për elektrifikimin, për ujitjen. Monumentet e kulturës mbeteshin në plan të dytë. Si rezultat u vendos, që qyteti Sevtopolis të zhytet nën ujërat e liqenit artificial Koprinka. Në vitin 1984 bënin profilaktikë të liqenit dhe ai u zbraz. Atëherë Krasimira Stefanova bashkë me kolegë të saj kishte mundësi të vizitojë qytetin e zhytur.
Përjetimi ishte i mrekullueshëm dhe i paharrueshëm. Uji është një konservues i mrekullueshëm, i cili ruan gjithçka: muret, rrugët, banesat. Gërmimet e qytetit Sevtopolis ishin shkolla për arkeologjinë bullgare.
Trashëgimia e trakëve mund të shihet edhe në tumulat interesante “Ostrusha”, “Shushmanec”, “Goljama Arsenallka”, “Helvecija”, “Sveticata”, “Grifonite”. Doemos edhe tumula “Goljama Kosmatka” ku është tempulli i mbretit Sevt III (vitet 330 – 300 para erës së re) është tepër përshtypëse. Do të kujtojmë, se koka e bronztë të pushtuesit vjet ishte një nga theksat e ekspozitës së madhe në Luvrin “Epopeja e mbretërve trakë – zbulime arkeologjike në Bullgari”. Një margaritar i padiskutueshëm në kurorën e kulturës trake është edhe Varreza Trake në qytetin Kazanllëk, e cila u zbulua në vitin 1944. Që nga viti 1979 ajo është në Listës e UNESKO-së të trashëgimisë kulturore botërore.
Arsyetimet, që kjo varrezë të përfshihet në listën e UNESKO-së, janë afresket e saj mbi mur të cilat nuk e kanë shokun në pikturimin botëror nga shekujt IV-III para Krishtit – rrëfen zonja Stefanova. – Në të vërtetë ato janë të mrekullueshme. Përveç piktorë, trakët ishin edhe mjeshtër duarartë argjendarë. Vepra të tyre të ruajtura edhe më sot, gjithashtu janë kryevepra pa analog në artin botëror të argjendarisë nga kjo periudhë.
Për të ruajtur varrezën origjinale, e cila është në një gjendje shumë të mirë, në vitin 1974 u ndërtua një kopje e saj, ku priten mijëra turistë. Kopja është në përmasë një me një, ndërsa afresket mbi muret u pikturuan nga një kolektiv me udhëheqës profesor Ljuben Prashkov. Për varrezën origjinale tregohen kujdese të shumta. Mbaj mend se kur isha fëmijë në vitin 1966 hyra në këtë varrezë, sepse nëna ime, bënte analiza të afreskeve mbi mur për mikroorganizma. Ajo ishte mikrobiologe. Në fakt kjo ishte hyrja ime e parë në Varrezën e Kazanllëkut. Atëherë nuk e kisha të qartë, se profesioni imë do t’i kushtohet ruajtjes së monumenteve për brezat, popullarizimit dhe mbrojtjes së tyre.
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..