Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë “normalizim” të presim në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Moskës?

БНР Новини
Foto: mfa.bg

Në kuadrin e takimit të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ) në Soçi Ministri i Jashtëm Bullgar Daniell Mitov bisedoi me homologun e tij rus Sergej Llavrov. Në Bullgari takimi pritej me një interes të madh jo vetëm sepse ishte i pari i këtij niveli që prej dy vitesh. Ditën e mëparshme Ministri Mitov paraqiti në Parlament pozitat e Bullgarisë për takimin e pritur të nivelit të lartë të NATO-s në Varshavë. Bisedimet koinciduan me një seri përgënjeshtrimesh se Bullgaria ka pasur qëllim të marrë pjesë në flotiljen regjionale që t’i kundërvihet pranisë ruse në Detin e Zi. Pak pas takimit të Mitovit me Llavrovin Kryeministri Borisov bëri të ditur se ka shkuar në takim me detyrën për ta normalizuar, me sa është e mundur, pozitën e ashpër ruse ndaj Bullgarisë.

Ministri bullgar i Punëve të Jashtme bëri të ditur se bisedimi i tij me Sergej Llavrovin ka qenë “shumë transparent” dhe se ai i ka shtruar shumicën e çështjeve problematike.

Në kontekstin e detyrës së vënë Mitov përsëri e siguroi Llavrovin se Bullgaria nuk do të marrë pjesë në formacionet regjionale ushtarake në Detin Zi, por veprimet e saj në regjion do të jenë kryesisht nën egjidën e NATO-s, në përputhje me konventën e Montrjos, e cila kufizon afatin e qëndrimit në Detin e Zi të anijeve ushtarake të shteteve jashtë regjionit të Detit të Zi. Mitov siguroi gjithashtu se Bullgaria nuk i konsideron trajnimet e NATO-s në Detin e Zi si masa kundër Rusisë, por si një mundësi për zhvillimin e mbrojtjes së saj kombëtare. Është e qartë se pavarësisht nga kjo pozitë, përballimi i problemit lidhur me aktivitetin ushtarako-detar në regjion nuk duhet të jetë funksion i një politike të veçantë kombëtare, por i marrëdhënieve të përbashkëta të NATO-s me Rusinë. E ngjashme është situata lidhur me energjetikën, e cila shkaktoi tension në marrëdhëniet dypalëshe. Në bisedimet me Llavrovin Mitov deklaroi shprehimisht se “të gjitha projektet energjetike në territorin e Bullgarisë duhet të realizohen detyrimisht sipas legjislacionit evropian”. Nga kjo mund të bëhet përfundimi se pritjet e kabinetit për ristartimin e projektit për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” dhe planet për ndërtimin e një qendre të shpërndarjes së gazit afër Varnës gjithashtu nuk janë funksion i politikës kombëtare të Bullgarisë, por janë funksion i marrëveshjeve midis Rusisë dhe BE-së. Një moment problematik në marrëdhëniet bullgaro-ruse janë sanksionet dhe kundërsanksionet midis Rusisë dhe BE-së, por ato gjithashtu nuk varen nga vullneti i Bullgarisë, dhe siç supozoi Kryeministri Bojko Borisov, ka të ngjarë që sivjet ato të mbeten, por mund të presim vitin tjetër lehtësim të pjesshëm në sferën e bujqësisë.

Ndoshta për këtë shkak, megjithëse bisedimet midis ministrave të jashtëm të Bullgarisë dhe të Rusisë në Soçi ishin shumë transparente, ato u transmetuan kryesisht nga mediat bullgare, kurse ato ruse i nënvlerësuan. Për llogari të kësaj bisedimet e Ministrit Llavrov me homologun e tij turk Mevljut Çavushoglu u caktuan si shumë miqësore. Ministri Llavrov nuk e komentoi takimin e tij me Mitovin, por me rastin e atij me Çavushoglunë ai shënoi se pas incidentit lidhur me rrëzimin e avionit rus nga Forcat Ushtarako-Ajrore të Turqisë marrëdhëniet midis Moskës dhe Ankarasë po normalizohen dhe kontaktet e tyre, përfshi këtu dhe ato në sferën ushtarake, do të zhvillohen.

Derisa në Soçi Ministri turk deklaroi gatishmëri për një takim të parakohshëm te Presidentit Rexhep Erdogan me Presidentin Vlladimir Putin, në Sofje Kryeministri Bojko Borisov komentoi se nuk planifikohet takim midis tij dhe Vlladimir Putinit, sepse takime të tilla organizohen, në qoftë se ka për se të flitet dhe çfarë të propozohet. Nga fjalët e tij u nënkuptua se “normalizim” të marrëdhënieve me  Rusinë në momentin e tanishëm nuk mund të presim, sepse tani për tani ai nuk është diçka më shumë nga një urim i mirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bisedoi me përfaqësues të komunitetit vietnamez në Bullgari

Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..

botuar më 25-02-26 9.52.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD