Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Korrupsioni – i dënuar, por me rrënje të forta

Foto: arkiv

Në ditën e parë të kësaj jave u zhvillua forumi i 12 shoqëror politik për kundërvënie të korrupsionit. Një ditë të tërë politikanë, aktivistë shoqërorë dhe ekspertë diskutuan format dhe ndryshimet e kësaj fatkeqësie të shoqërisë bullgare gjatë viteve të fundit. Faktet e paraqitura janë më se shqetësuese, sepse tregojnë se pavarësisht nga përpjekjet për kufizimin e tij, korrupsioni në Bullgari jo vetëm që mbetet, por është edhe në kulm.

Ministrja e punëve të brendshme Rumjana Bëçvarova pohoi me hidhërim se, dukuria zhvillohet më shpejt, sesa kundërvënia e institucioneve shtetërore dhe evitimi i tij nuk duhet të jetë vetëm një parullë. Po kështu në mënyrë tepër të hidhëruar, ministrja e drejtësisë Ekaterina Zaharieva konstatoi se, rezultatet e treguara në raportin për kundërvënie të korrupsionit, të përgatitur nga Qendra për studimin e demokracisë. fare nuk janë të këndshme.

Raporti në fjalë pohon se, gjatë pesë vjetëve të fundit korrupsioni administrativ po rritet dhe po e pushton shtetin, kurse kjo çon deri në formimin e fushave me probleme sistematike, të cilat bllokojnë pjesën më të madhe të politikave për kundërvënie. Fushat bazë problematike janë shpërdorimi me prokurimet publike, mekanizmat e ekonomisë së fshehtë, mashtrimet me TVSH-në, kontrabanda dhe funksionimi i tregjeve ilegale, bllokimi i institucioneve të cilat aplikojnë drejtësinë, pengimi i punës të institucioneve të ndryshme dhe të sistemit të kontrollit, pushtimi i mediave. Rreth 18% prej firmave njoftojnë se u është bërë presion korrupsioni prej nëpunësve shtetërorë (niveli mesatar në Bashkimin Evropian është 4%), ku pjesa më e madhe e marrëveshjeve korruptuese në sektorin e biznesit mbeten të paidentifikuar dhe të padënuar.

Rrethana të ngjashme qenë llogaritur dhe përpara 10 vjetëve. Në forumin e 10 shoqëror dhe politik kundër korrupsionit gjatë janarit të vitit 2009, raporti i Qendrës për studimin e demokracisë qe titulluar “Krim pa dënim”. Autorët atëherë alarmuan, se transaksionet e korrupsionit janë shtuar në mënyrë të ndjeshme dhe kanë arritur rreth 2 100 000 për vit, kurse si shtet i prekur nga korrupsioni politik, Bullgaria vuan nga mungesa e moralit politik dhe të përgjegjësisë politike.  Duket se paralajmërimi nga viti 2009 se duke pasur parasysh recesionin i cili po vjen ekonomik pamjet për forcimin e presionit të korrupsionit rriten, nuk kanë shërbyer shumë. Si atëherë, ashtu dhe tani si një përgjegjës bazë për kundërvënien joefektive të korrupsionit tregohet sistemi gjyqësor. Si atëherë, sot po kështu në mënyrë të pafuqishme konstatohet se, pa një sistem i cili punon mirë dhe hetues të cilët nuk mbajnë anë, gjyqtarë dhe prokurorë, korrupsioni nuk mund të evitohet. Dhe gjatë vitit 2009 dhe gjatë vitit 2016, ku si sektori më i prekur nga korrupsioni është përcaktuar energjetika.

Debatet shoqërore dhe politike natyrisht që nuk arrijnë vet për nga vetja e vet për evitimin e korrupsionit, kurse duhet dhe një aplikim i ligjit. Por një ligj për korrupsionin, Bullgaria po vazhdon të mos të ketë dhe pa të lufta kundër dukurisë, më në veçanti në katet e larta të pushtetit, është e privuar nga një instrument bazë juridik. Prandaj në forumin e fundit shoqëror dhe politik presidenti Rosen Plevneliev apeloi që projekti për ligjin kundër korrupsionit, të punuar nga zëvendëskryeministri Meglena Kuneva, të përkrahet në parlament, që të mund lufta me korrupsionin të bëhet efektive. Në luftën me korrupsionin nuk është i nevojshëm kompromis, por konsensus, deklaroi udhëheqësi i shtetit, kurse në këtë mënyrë në fakt tha se ndaj momentit një konsensus të tillë nuk ka.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Refuzimi i presidentit për të nënshkruar një dekret për emërimin e një qeverie të përkohshme është në përputhje me të drejtat e tij

Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..

botuar më 24-08-21 7.40.PD

Zgjedhjet shtyhen, presidenti nuk e pranoi projekt kabinetin “Kozhareva”

Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..

rinovuar më 24-08-19 6.22.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD