Jo larg nga qyteti Trën, afër kufirit me Serbinë ndodhet qyteti Breznik, gjoja i njohur, por jo dhe aq, bile për bullgarët. Pavarësisht nga gjurmët arkeologjike këtu nga kohërat e trakëve dhe romakëve të lashtë, qyteti nuk është shumë i njohur ndër turistët.
Aniella Asenova është historiane. Ajo tashmë disa vjet shkon me fëmijët e shkollës vendore nëpër arët e Breznikut duke kërkuar dëshmi për historinë mijëvjeçare të qytetit. Në muzeun shkollor të organizuar nga ajo ndër eksponatet mund të shikoni një pllakë të gjetur në një vend të shenjtë të trakëve. “Historianët, të cilët vijnë në Breznik thanë se nuk ka diçka shumë interesante në rajonin tonë, mirëpo sipas meje kjo nuk është kështu”, është kategorike zonja Asenova.
Me nxënësit kemi gjetur kisha të vjetra, shenjtërore të sllavëve, kryqe të vëna në vende të shenjta. Kemi përshkruar me hollësi gjithçka që kemi gjetur. Kryqet në fjalë janë vënë në vende, ku ka pasur kisha apo monastire më të vjetra. Për shembull, në vendin e një kishe të asgjësuar në kohën e sundimit osman po ndodhet një kryq gruri. Ka shumë kryqe të tilla që janë kureshtare. Zakonisht ato ndodhen në mes të një rrethi. Në qytet erdhën italianë, me të cilat fola dhe ata qenë të sigurt se bëhet fjalë për kryqe të tamplierëve. Isha shumë e befasuar dhe pastaj kuptova se këto kryqe janë karakteristike për Bullgarinë Perëndimore, mirëpo nuk janë studiuar siç duhet. Atëherë me nxënësit hartografuam të gjitha kryqet që i gjetëm me informacion të saktë për fshatin apo vendin dhe llojin e kryqit. Në se arkeologët kanë dëshirë mund të vijnë dhe t’i studiojnë. Për fat të keq para nesh gjithmonë janë thesarkërkuesit. Për shembull njëherë, kur me nxënësit vizituam Kodrën e Burimeve shikuam atje veglat e tyre për punë – dukej se ishin shqetësuar nga ardhja jonë dhe e kishin lënë punën e tyre përgjysmë – kishin bërë gropa me thellësi 50-60 centimetra – shtoi Aniella Asenova. Ajo na tregoi se krenari për qytetin e tyre nuk janë vetëm kuriozitetet arkeologjike:
Në rajonin tonë ka shumë burime me ujë shëruese. Sipas kujtimeve të të moshuarve, sipas legjendave dhe dëshmive të ndryshme bëmë një listë me të gjitha burimet rreth qytetit tonë. Shumica prej tyre përdoren nga njerëzit për mjekimin e sëmundjeve të syve, shpjegoi zonja Asenova dhe shtoi se burimet edhe sot vizitohen shumë dhe rreth tyre mund të shihen shenjat e njerëzve që kanë gjetur shërim.
Më i njohur është burimi i ujit mineral i cili përdoret nga njerëzit që nga lashtësia në kodrën Bërdoto. Në vitin 1907 vendasit prezantuan ujin e tij të pasur me hekur në Ekspozitën e Londrës dhe u kthyen në Bullgari me medalje të artë. Ujë të tillë, por me më pak hekur mund të pini nga çezma e kishës “Shën Petka” në rrëzat e kodrës Bërdoto. Në të kaluarën pak njerëz dinin për këtë vend kureshtar dhe pak ishin turistët që e vizitonin këtë monument me rëndësi kombëtare. Sot kisha bëhet gjithnjë e më e njohur në sajë të Aniela Asenovës dhe nxënësve të saj, të cilët shoqërojnë turistët dhe i ftojnë që ta vizitojnë kishën duke dëgjuar rrëfimin kureshtar për historinë e saj.
Këtu më parë ka pasur një vend të shenjtë të trakëve. Në shekullin e XV-të është ndërtuar një kishë, mirëpo ajo ishte shkatërruar nga hajduti vendas Kara Feiz. Pastaj në vendin e saj priftërinjtë ndërtuan akoma një kishë tjetër. Në oborrin e saj ka pllaka përkujtimore myslimane – ato janë zhvendosur atje nga xhamia e qytetit – tha Aniella Asenova. Pyetjes, a shqetësohet ajo nga fakti se në oborrin e kishës ortodokse rruhen simbole myslimane, historiania iu përgjigj: Jo, sepse këto janë shembuj të artit osman të përpunuar me dorë. Përveç kësaj njerëzit që vizitojnë kishën mund të shikojnë një shembull për tolerancën midis islamit dhe krishterimit.
Aniella Asenova tregoi gjithashtu se pas tërmetit, në të cilin në vitin 1858 u shkatërruan kupolat e kishës “Shën Nedelja” të Sofjes, njerëzit nga Breznik menjëherë nisën për në kryeqytet për të ndihmuar – të pasurit – me para, të varfrit – me punë. Në shenjë falënderimi ata morën libra liturgjike nga viti 1765. Në këto libra ka shumë histori, mund të mësohet për ngjarje dhe njerëz nga Brezniku. Një pjesë e madhe e gjërave të cilët i di për qytetin tonë i kam mësuar nga këto libra liturgjike” – pohoi Aniella Asenova. Ja se çfarë tjetër tregoi ajo për emrin e qytetit:
Në pjesën e saj lindore kodra Bërdoto ishte mbuluar me mështekna. Atje ndodhej një vend të shenjtë për trakët, për të cilin ka shkruar vetëm profesoresha Dimitrina Mitova-Xhonova. Deri tani kjo shenjtërore nuk është studiuar nga arkeologë të tjerë. Këta janë rrathë prej gruri, të gdhendur në shkëmb. Ky ka qenë një vend i shenjtë i drejtuar nga lindja dhe nga mështeknat. Nuk është e rastit se qyteti ynë mban emrin e mështeknave. Në gjuhën bullgare mështekën është “breza”. Nga kjo fjalë vjen emri i qytetit Breznik.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..