Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një muze në luftimin e drogës

БНР Новини
Foto: BGNES

Luftimi i drogës gjithmonë është një temë aktuale dhe kohët e fundit përsëri është objekt i një diskutimi të posaçëm me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe vendor, ekspertëve dhe personave publikë. Ishin bërë disa propozime ndër të cilat ishte ai për përdorimin e testeve për narkotikë në ekzaminimet vjetore mjekësore të nxënësve. Gjatë diskutimit ishte nënvizuar se megjithëse Ligji për arsimin shkollor parashikon një rol të caktuar të shkollës në parandalimin e përhapjes së drogës, mirëpo që tani ndërmerren masa konkrete. Ministria e Punëve të Brendshme tashmë bëri hapa të tilla dhe organizoi një fushatë informative me moto: “Së bashku kundër drogës”. Një ekspozitë me të njëjtin emër është prezantuar në Muzeun pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sofje. Përgjegjësja e tij Pepa Vidarçinska na tregoi:

“Ndoshta nxënësit e të gjitha shkollave të kryeqytetit tashmë kanë vizituar këtë ekspozitë. Ndërkohë 18 variante të saj janë prezantuar në qytetet e mëdha të Bullgarisë. Ndër eksponatet janë tabela informative për narkotikët, ditarët të narkomanëve, lënde narkotike, teste për drogë, fotografi dhe dokumente. Ekspozita tregon historinë e llojeve të ndryshme të drogës – opiumit, heroinës, morfinës, marijuanës etj. Vizituesit kuptojnë se si mund të njohin sjelljen e njeriut me varësi nga narkotikët – diçka që secili prind duhet të mund ta bëjë. Ekspozita jep informacion për institucionet, të cilat i ndihmojnë të varurit. Në të narkomani është prezantuar si njeri i sëmurë, i cili ka nevojë për ndihmë dhe mirëkuptim. Kriminelët janë të tjerë – ata organizojnë prodhimin dhe shpërndarjen e narkotikëve. Kur këtu në muze vijnë nxënës të moshës 12-13 vjeç, me ta nuk mund të flasim për ligje, ndalime dhe kufizime. U shpjegojmë atyre se çfarë ndodh me njerëzit me varësi të rënde nga droga. Është me rëndësi që të dinë se askush nuk është siguruar. Ka shumë shembuj të njerëzve të pasur dhe të arsimuar me gjendje të mirë sociale, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër janë kapur në kthetrat e drogës.”

Dimitër Karagergovi punon në një organizatë joqeveritare, e cila ndihmon duke ofruar teste në terren për njerëzit, të cilët dëshirojnë të blejnë narkotikë në rrugë. Sipas fjalëve të tij ka nevojë për ndryshime legjislative sepse tani për tani masa e vetme që parashikohet kundër narkomanëve është burgim. Natyrisht në raste të tilla efekti është i kundërt – shpjegoi Karagergovi:

“Problemi më i madh ndër adoleshentët është se ata duhet t’i blejnë narkotikët nga bashkënxënësit. Nuk është e fshehtë se ndër ta droga shpërndahet nga nxënës të tjerë. Këta fëmijë nuk dinë se çfarë në të vërtetë shesin. Gjithnjë e më shumë janë rastet e pranimit të fëmijëve në spital pasi kanë pirë diçka si marijuanë. Bëhet fjalë për lënde sintetike, të ngjashme me kanabisin, të cilat prodhohen në Kinë. Çmimet e tyre janë shumë të ulëta, mirëpo ato mund të jenë fatale për organizmin. Është paradoksale se shfaqja e drogës sintetike në rrugë është për shkak të ashtuquajturit “luftim të narkotikëve”. Është kështu sepse kur një lëndë ndalohet, ajo kalon në duart e kriminalitetit të rrugës, e cila fillon ta ofron atë. Interesi për këtë lëndë rritet dhe vazhdimisht kërkohen zëvendësues të saj. Për shembull mënyra më e përhapur për pranimin e kokainës para që ajo të kriminalizohet, ka qenë ekstrakti i gjetheve të bimës koka. Vera me gjethe të tilla ka qenë më e preferuara nga priftërinjtë katolikë, të cilat kanë marrë vendime të rëndësishme pa pasur probleme me ndonjë varësi psikike.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD